Connect with us

Lajme nga rajoni

Hovenier vlerësohet me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”/ Presidentja Osmani: Mbështetës i palëkundur i Kosovës

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ndau ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”.

Hovenier, i cili ka vendosur të pensionohet, do të largohet nga misioni në Kosovë këtë muaj.

Osmani e vlerësoi atë si më shumë se një ambasador.

“Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-në”, tha Osmani në një postim në Facebook, ku publikoi edhe një video nga ceremonia e ndarjes së Urdhrit.

Ky urdhër u jepet personave, vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.

Advertisement

Hovenier ishte në misionin e ambasadorit në Kosovë që nga fillimi i vitit 2022.

“Ky çmim ka domethënie të madhe për mua, pasi përfaqëson punën kolektive dhe përkushtimin e kujtdo që ka qenë pjesë e kësaj përpjekjeje për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe për të avancuar vizionin tonë të përbashkët për një vend sovran, demokratik dhe multietnik. Ishte privilegj i madh të shërbej si ambasador i SHBA-së këtu në Kosovë”, shkroi Hovenier në një postim në X.

Derisa ka shprehur vazhdimisht mbështetje për vendin, në disa raste edhe ka kritikuar, sidomos Qeverinë, për shkak të disa veprimeve që SHBA-ja i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në gusht, Hovenier ka thënë se partneriteti me Kosovën “nuk është ai që do të shpresonim”.

Veprimet e kritikuara kanë pasur të bëjnë me disa vendime për veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, të cilat Qeveria e kryeministrit Albin Kurti i ka cilësuar vetëm si përpjekje për shtrirjen e autoritetit në të gjithë vendin./REL

Advertisement

Lajme nga rajoni

Tragjike/ Ishte zhdukur prej disa ditësh, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në një valixhe!

Published

on

Mëngjesin e sotëm në të gdhirë trupi i studentes u gjet në një zonë të pyllëzuar në fund të një përroske pranë bashkisë së Polit, brenda një valixheje.

Hetimet e Policisë së Shtetit, të Romës dhe komisariatit të policisë San Lorenzo janë fokusuar në historinë e dashurisë që ajo sapo kishte përfunduar me një djalë filipinas.
I riu, sipas asaj që mësohet, ka treguar se për herë të fundit janë takuar në një parking, në via Homs. Por hetuesit kanë dyshime dhe shtetasi filipinas mund të arrestohet në orët në vijim.

Ilaria Sula ishte zhdukur prej një jave. Ajo kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pasi kishte shkëmbyer mesazhe në celular me dikë, ndoshta me djalin filipinas. Nga celulari i Ilarias dikush do t’u përgjigjej mesazheve, derisa ra heshtje totale. Nëna dhe babai i vajzës, kishin bërë kallëzim për person të zhdukur në komisariatin e San Lorenzos.

Ilaria ishte studente statistike në Universitetin La Sapienza. Ajo nuk kishte marrë rroba apo produkte grimi me vete pasi ndoshta nuk kishte në plan të qëndronte larg shtëpisë për një kohë të gjatë. Ai ishte me trup të vogël, 1.50 metra e gjatë dhe 50 kilogramë. Miqtë dhe kolegët e universitetit, kishin përhapur thirrje për zhdukjen e saj në rrjetet sociale.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Moti i keq përmbyt ishujt e Greqisë, rrugët kthehen në lumenj

Published

on

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar përmbytje masive në disa ishuj të Greqisë, veçanërisht në Mykonos, Paros dhe Kretë.

Mediat greke bëjnë me dije se stuhia e shiut sgkaktoi probleme edhe në aeroportin e Chanias në Kretë, pasi tre fluturime të mëngjesit nga Athina u anuluan, fluturimi nga Paphos në Chania u ul në Heraklion, ndërsa dy fluturime nga Helsinki dhe Oslo kanë ndryshuar orar.

Në ishullin e Kretës shumica e problemeve janë identifikuar në Chania.
Siç raporton zarpaneës.gr, rrugët në Tsikalaria, Souda, Vamvakopoulos dhe në qendër të qytetit të Chania janë përmbytur ndërkohë që ekipet zjarrfikëse anë marrë shumë telefonata.

Ka pasur edhe persona të shpëtuar nga makinat , pasi uji ishte ngritur në një lartësi të madhe dhe për rrjedhojë qytetarët hasën vështirësi për të dalë nga automjetet e tyre.

Në Paros i ktheu rrugët në përrenj të rrëmbyeshëm. Përmbytjet, mbeturinat, balta dhe makinat krijuan një skenë shkatërrimi biblik. Për orë të tëra, qarkullimi në rrugët kryesore ishte i pamundur, pasi përrenjtë u frynë dhe shkëmbinjtë u shkëputën nga shpatet, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë edhe aksesin e ekipeve të shpëtimit.

Advertisement

E njëjta situatë është regjistruar edhe në Mykonos. Breshri dhe shiu goditën me furi ishullin e erërave. Rrugët u kthyen në lumenj dhe përmes përrenjtë e vrullshëm të ujit rrëmbyen makinat, të cilat ishin bllokuar në rrugicat e ngushta të ishullit.

Në disa vende niveli i ujit ka kaluar një metër, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe duke bërë të pamundur kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Dhjetëra banorë u detyruan të mbeten të bllokuar në shtëpitë e tyre, në pamundësi për t’u larguar, ndërsa autoritetet morën thirrje të vazhdueshme për ndihmë.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Reagimin e ashpër të Serbisë ndaj lajmit se Kenia njohu pavarësinë e Kosovës

Published

on

Reagimin e ashpër të Serbisë ndaj lajmit se Kenia njohu pavarësinë e Kosovës, Prishtina zyrtare nuk e la pa përgjigje. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës e akuzoi Beogradin se në të vërtetë, ai nuk ka “asnjë interes” që të normalizojë raportet me Kosovën, dhe këtë, e dëshmoi fare qartë me reagimin e tij.

“Deklarata e tyre e fundit si përgjigje ndaj vendimit sovran të Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës, vërteton se Serbia vazhdon të refuzojë të përmbushë zotimet e saj në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të  ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian”, thuhet në deklaratën e lëshuar prej kësaj ministrie.

Kenia e njohu një ditë më parë pavarësinë e Kosovës dhe Serbia reagoi menjëherë duke thënë se një vendim i tillë përbën “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën garantohet në mënyrë të qartë sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Serbisë”.

MPJD e cilësoi këtë deklaratë si kërcënim “të drejtpërdrejtë dhe alarmues” kundër Kosovës. “Duke pohuar se do ta mbrojë ‘me vendosmëri më të madhe’ sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, Serbia po sinjalizon sërish gatishmërinë e saj për agresion”, theksohej në deklaratë, ku kërkohej gjithashtu nga bashkësia ndërkombëtare që t’i marrë seriozisht “këto kërcënime”.

Continue Reading

Më të lexuarat