Connect with us

Lajme nga vendi

Toshkovski për djegien e veturave dhe një dyqani në Kumanovë: Është e qartë se bëhet fjalë për një grup të organizuar mirë

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dyshon se pas incidenteve të dy ditëve në Kumanovë, kur u dogjën disa vetura dhe një dyqan fotokopjesh, qëndron një grup i organizuar mirë. Në këtë moment ai tha se nuk mund të japë informacion shtesë për rastin sepse është ende në fazën e hetimeve paraprake, por për dallim nga incidentet në Shkup nga java e kaluar, kur u gris flamuri i Maqedonisë, tha se pas këtij rasti qëndron qartë një grup i organizuar mirë, transmeton Portalb.mk.

“Për rastin në Shkup mund të dyshojmë nëse fëmijët e kanë shkaktuar incidentin aksidentalisht apo dikush i ka motivuar në përputhje me rrethanat, por në rastin e dytë me djegien e veturave ka qenë një grup i organizuar mirë”, tha Toshkovski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të së gazetarëve, ministri tha se në këtë moment nuk do të donte të spekulonte pse në këtë incident u dogjën veturat dhe objektet e zyrtarëve të BDI-së.

“Ka pasur supozime që kanë qenë të ndara në opinion nga parti të ndryshme. Ndoshta bëhet fjalë për fatura të padorëzuara nga e kaluara, ndoshta për nxitje të tensioneve, ndoshta për arsye krejtësisht të treta. Për momentin mendoj se nuk do të ishte me vend të flisja sepse jemi në fazën e hetimeve paraprake”, shtoi ministri.

Lidhur me incidentet e javës së kaluar, kur në raste të veçanta u gris flamuri shtetëror, u përpoq të digjej flamuri kombëtar shqiptar, ministri tha se deri më tani janë arrestuar gjithsej 18 persona, ndërsa katër prej tyre janë në paraburgim.

Advertisement

Kujtojmë se në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit, në Maqedoninë e Veriut ndodhën një sërë ngjarjesh të cilat çojnë në përplasje dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike.

Me rastin e ditës 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, u arrestuan tetë persona, tre prej të cilëve përfunduan në paraburgim 8 ditor, për shkak të grisjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut dhe përfshirjes në rrahje.

Me 1 dhjetor, në Kumanovë u dogjën disa vetura, një objekt afarist dhe një fasadë shtëpie, të u përkasin qytetarëve shqiptar.

Gjithashtu, reagime ka nxitur nisma e ministres së Arsimit Vesna Janeva për hetim nga Inspektorat i Arsimit në shkollën fillore “7 Marsi” në fshatin Çellopek të Tetovës, ku gjatë performancës nxënësit mbanin armë plastike dhe ishin të veshur me uniforma të UÇK-së. Veprimi i Janevës është konsideruar si ksenofobik nga partitë opozitare shqiptare në vend.

Advertisement

Lajme nga vendi

Orari i punës i Shërbimeve administrative të MPB-së gjatë festave të Pashkëve

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme në prag të festave të ardhshme të Pashkëve, kumtoi se sot të gjitha Seksionet për punë administrative pranë Repartit për punë administrative të MPB-së, përveç Repartit për punë administrative Shkup, do të punojnë në periudhën prej orës 08:00 deri 16:00.

Reparti për punë administrative Shkup, megjithatë, respektivisht njësitë e tij organizative sot do të punojnë me këtë orar:

Pika Prolet – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30;

Pika TVM  – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30, ndërsa me periudhën e njëjtë do të punojnë edhe pikat në Beko dhe Gjorçe Petrov;

Pikat Draçevë dhe Butel do të punojnë në një turn në periudhë prej orës 10:00 deri ora 18:00.

Advertisement

MPB-ja i njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktim të terminit, ndërsa dhënia e dokumenteve do të bëhet rregullisht.

Nesër (e shtunë 19.04) do të punojnë vetëm sportelet për dhënie të dokumenteve personale në TVM dhe Beko nga ora 08:00 deri ora 16:00.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Published

on

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .

Continue Reading

Lajme nga vendi

Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Published

on

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.

“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.

Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.

Continue Reading

Më të lexuarat