Connect with us

Lajme nga vendi

Ministria e Mjedisit mbështet aksionin “Pastrimi gjeneral i fundjavës”

Published

on

Me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti me Gordana Sofia dhe Hanes Jaetzkl nga ‘Man&Mountain’, Ministria e Mjedisit vazhdon të mbështesë Aksionin më të madh vullnetar për grumbullimin dhe ndarjen e mbetjeve në vendin tonë “PASTRIMI GJENERAL I FUNDJAVËS”.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është e përkushtuar në zbatimin e politikave për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave. Duke vepruar kështu, zbaton dhe mbështet aktivitetet për pastrimin e deponive ekzistuese dhe parandalimin e krijimit të të rejave në të gjithë territorin e vendit, përfshirë zonat e mbrojtura.

“Këtë aktivitet e kemi mbështetur që nga fillimi gjatë 4 viteve të fundit. Për ne si Ministri dhe si Qeveri është e një rëndësie të madhe ndërgjegjësimi jo vetëm i qytetarëve, por i të gjithë aktorëve – institucioneve, komunitetit të biznesit dhe të tjerëve, si dhe zhvillimi i shprehive pozitive për trajtimin e mbeturinave që krijojmë, nga mosha e hershme”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

“Pastrimi gjeneral i fundjavës” është një shembull i jashtëzakonshëm i bashkëpunimit të mirë të institucioneve në nivel kombëtar dhe vendor me kompanitë vendase dhe të huaja, menaxherët kolektivë të mbeturinave, institucionet arsimore, organizatat e shoqërisë civile, mediat, vullnetarët etj.

Lajme nga vendi

LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Published

on

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .

Continue Reading

Lajme nga vendi

Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Published

on

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.

“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.

Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndalohen dy persona, tentuan të transportojnë në mënyrë joligjore emigrantë nga Kina dhe Afganistani

Published

on

MPB Maqedoni njofton se dje 17.04.2025 në ora 19:30 në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, zyrtarët policorë në Bogorodicë kanë vërejtur pesë persona të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror.

“Nga liria janë privuar personat L.J. (35) dhe një 17-vjeçar nga Kina dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pasi janë marrë masat dhe aktivitetet dhe për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”, në afërsi të vijës kufitare janë privuar nga liria edhe D.T.(32) dhe 49-vjeçari V.T, të dy nga Gjevgjelia”.

“Aty pranë janë gjetur dhe sekuestruar për përpunim të mëtejshëm celularë dhe personat janë ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Continue Reading

Më të lexuarat