Lajme nga vendi
“Të ruajmë unitetin dhe bashkëjetesën” krerët e Bashkësive fetare me deklaratë të pëbashkët

Pas incidentëve dhe tensioneve ndëretnike në vend dhe djegjeve të flamujve si atij shtëror dhe atij shqiptarë në vende të ndryshme sot me deklarat të përbashkët janë prononcuar krerët e bashkësive fetare në vend.
Ata përmes deklaratës së përbashkët kanë kërkuar nga qytetarët që të mos bien pre e provokimeve dhe kërkohet që të ruhet respekti ndaj të gjithë bashkësive etnike dhe fetare në Maqedoninë e Veriut.
Përmes kësaj deklarate të nënshkruar krerët e bashkësive fetare duan të përcojnë mesazhin se në këtë moment vendit i duhet më shumë se asnjëherë më parë mirëqenija dhe bashkjetesa.
“U bëjmë thirrje qytetarëve të Maqedonisë së veriut që të mos bien pre e përpjekjeve të caktuara për të prishur bashkjetesën por të gjithë së bashku të mbështesim njëri tjetrin, ta thellojmë solidaritetin dhe ta ruajmë respektin ndaj njëri tjetrit, ndaj simboleve të atëdhëut tonë dhe simbolet e të gjitha komuniteteve në këtë vend” – tha Dragan Ivanov.
Ndryshe, në deklaratën e nënshkruar nga krerët e bashkësive fetare vecohej edhe fakti se Të jetosh në një shoqëri multi-kulturore është bekim dhe thuhet se takimi me kultura të ndryshme sjell mundësinë e fisnikërimit të shpirtit dhe rrit kreativitetin e shoqërisë.
Kurse qëllimi i këtij nënshkrimi është që të ruhet uniteti i shtetit në këto momente kritike pas incidenteve të fundit që u regjistruan me djegien e flamujve, atij shtetërorë dhe kombëtar shqiptar.
Lajme nga vendi
Banka Popullore RMV: Me hyrjen në SEPA, të hyrat nga jashtë do t’u vihen menjëherë në dispozicion qytetarëve dhe kompanive

Të hyrat nga jashtë që i kanë pranuesit në vend do t’u vihen në dispozicion në llogarinë e tyre të pagesës menjëherë, e më së voni ditën e ardhshme të punës, pa dorëzuar dokumente lidhur me arsyen e hyrjes për pjesën më të madhe të hyrjeve nga jashtë, thotë Banka Popullore.
Përjashtim nga kjo, shton Banka Popullore, do të jenë hyrjet e caktuara lidhur me transaksionet kapitale për të cilat parashihen kufizime ligjore deri në hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian.
Sipas Igor Veliçkovski, drejtor i Departamentit të Operacioneve të Tregjeve Financiare dhe Sistemeve të Pagesave, aktivitetet e ndërmarra nga Banka Popullore për lehtësimin e kryerjes së pagesave hyrëse, duke përfshirë hyrjet në bazë të të ardhurave të realizuara jashtë vendit, vijnë pas hyrjes në SEPA (Single Euro Payments Area), e cila do të mundësojë flukse më të shpejta dhe më të lira në të dy drejtimet, si për dalje ashtu edhe për hyrje.
Përgjigja e Veliçkovskit në një intervistë për Radion e Maqedonisë i referohet pyetjeve të shumta të të rinjve që punojnë në kompani jashtë vendit dhe i marrin pagat në llogaritë e tyre devizore në vend.
Veliçkovski theksoi se me hyrjen në SEPA, transferimi i mjeteve në euro do të bëhet edhe më i thjeshtë dhe më i shpejtë, duke u mundësuar qytetarëve dhe kompanive që përmes përdorimit të aplikacioneve të tyre mobile apo bankingut elektronik të bëjnë pagesat në euro në mënyrë të lehtë duke futur një grup minimal të të dhënave në urdhërpagesë.
“Për transferimin e fondeve do të kërkohen vetëm të dhënat e nevojshme për kryerjen e pagesës, si emri dhe numri i llogarisë së paguesit dhe marrësit, shuma dhe baza e pagesës, të cilat do të lehtësojnë ndjeshëm fillimin e pagesave nga qytetarët dhe kompanitë në çdo kohë dhe vend. Pagesat e transfertave të kreditit në euro nga çdo vend anëtar do të kryhen brenda disa orëve gjatë ditës, ndërsa pagesat e menjëhershme në euro do të kryhen për më pak se 10 sekonda”, theksoi Veliçkovski.
Ai iu referua edhe të dhënave më të fundit nga statistikat e pagesave të Bankës Popullore për vitin 2024, që tregojnë se dy nga tre urdhërpagesa elektronike në denarë në vend janë ekzekutuar nga qytetarët që përdorin aplikacione mobile. Në të njëjtën kohë, qytetarët vlerësojnë gjithnjë e më shumë thjeshtësinë dhe shpejtësinë e pagesave, prandaj përdorimi i aplikacioneve celulare ka shënuar një rritje vjetore prej 47 përqind në numër, ose 72 përqind në vlerën e transaksioneve.
Kujtojmë se Këshilli Evropian i Pagesave më 6 mars vendosi për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke e bërë anëtaren e 39-të në këtë organizatë ndërkombëtare.
Banka Popullore vlerësoi se me këtë anëtarësim do të kryhen pagesa më të shpejta, sigurta dhe më të lira ndërkufitare në euro. Me anëtarësimin në këtë organizatë, pritet të ketë rritje të standardeve të larta nga institucionet financiare, nxitje të konkurrencës, inovacionit dhe ruajtjen e stabilitetit.
Lajme nga vendi
Konfiskohet duhan për nargjile me vlerë gati një milion denar në Bllacë

Doganierët në vendkalimin kufitar Bllacë, konfiskuan 504 kuti me 126 kilogramë duhan për nargjile në vlerë prej 971.772 denarë.
Nga Drejtoria e Doganave informojnë se duhani për nargjile është zbuluar gjatë kontrollit të veturës me targa të Maqedonisë.
Lajme nga vendi
Alarme të rreme për bombë në dy shkolla të mesme në Shkup

Mëngjesin e sotëm dy shkolla të mesme të Shkupit kanë marrë email-e ku thuhet se në objektet e tyre është vendosur një mjet shpërthyes. Ministria e Brendshme e ka konfirmuar rastin.
“Më datë 08.04.2025, dy shkolla në Shkup kanë raportuar në RSSH Shkup se kanë marrë njoftim përmes emailit për gjoja të vendosur eksploziv. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, njofton MPB.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve