Connect with us

Lajme nga vendi

Prej nesër mot kryesisht i vranët me reshje të shiut dhe borës

Published

on

Nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të ftohtë prej nesër deri të hënën paradite moti do të jetë kryesisht i vranët, me paraqitje të mjegullës dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat në disa vende dhe veçanërisht në perëndim dhe jug do të jenë më të rrëmbyeshme dhe më të dendura (mbi 50 l/m2), informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga aty shtojnë se në male reshjet do të jenë të borës, ndërsa të shtunën në vendet më të larta dhe në disa vende më të ulëta do të jenë të shiut dhe borës. Në male do të formohet shtresë e borës, ndërsa veçanërisht të shtunën në pjesët perëndimore shtresa e borës do të krijohet edhe në disa pjesë të vendeve më të ulëta.

Lajme nga vendi

MASH pranon kërkesën e nxënësve, testimet do të zhvillohen në klasa

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Qendra Shtetërore e Provimeve kanë pranuar kërkesën e Unionit të Shkollave të Mesme që provimet e maturës shtetërore të mbahen në ambientet shkollore, përkatësisht në klasa dhe jo në amfiteatrot e fakulteteve. Siç njoftoi Unioni, maturantët do t’i nënshtrohen provimeve në shkollat e tyre, me kusht që të plotësojnë standardet e nevojshme për zhvillimin e provimeve. “ Për shkollat që nuk i plotësojnë këto kushte, Qendra Shtetërore e Provimeve do të ofrojë ambiente alternative në bazë të kërkesave të shkollave” thonë nga Unioni i Shkollave të Mesme. Vitin e kaluar, provimi i maturës u zhvillua nëpër fakultete dhe salla të shkollave. Kjo masë u mor për të parandaluar kopjimin, dukuri kjo që paraqitet çdo vit. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Valbon Limani ndau donacion me mjete didaktike për qendrën Blue Puzzle me rastin e 2 Prillit- Ditën Botërore për Autizëm

Published

on

Me rastin e 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, vizitoi qendrën “Blue Puzzle”.

“Në këtë ditë të veçantë, vizituam Qendrën për Autizëm ‘Blue Puzzle’, ku patëm një bisedë të këndshme me Valonin, i cili udhëheq këtë qendër. Komuna e Gostivarit, në shenjë mbështetjeje, dhuron mjete didaktike në vlerë prej 60.000 denarësh,” u shpreh kryetari Limani.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kësaj dite, duke nënvizuar respektin, pranimin dhe përfshirjen e personave me autizëm si pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.

Kryetari Limani vizitoi edhe Klasën Speciale për fëmijët me nevoja të veçanta në shkollën “Ismail Qemali”, ku edhe vetë shkolla organizoi aktivitete për të shënuar Ditën Botërore të Autizmit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LSM: Kërkojmë rritjen e pagës minimale në 500 euro

Published

on

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka filluar një debat publik të organeve më të larta të LSM përpara Kuvendit, ku mesazhe të forta u janë dërguar deputetëve për të vendosur të rrisin pagën minimale në 500 euro.

Para Kuvendit, deputetëve u propozuan të marrin një pagë minimale deri në rritjen tjetër të pagës minimale.

“Ju nuk e meritoni rritjen e pagave tuaja prej 79% dhe për këtë kemi ardhur sot. Ne do të marrim vendim për ju, sepse ju nuk merrni vendime për ne. Le të marrim vendim që deputetët të jenë në pagë minimale deri në rritjen tjetër të pagës minimale”, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.

Seanca ka vazhduar para Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe do të përfundojë para Qeverisë.

Continue Reading

Më të lexuarat