Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Shumë shpejt do të dëgjoni çfarë është bërë me shërbimet e sigurisë

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski, në seancën e sotme të Kuvendit për pyetje të deputetëve theksoi se shumë shpejt opinioni do të dëgjojë se çfarë është bërë me shërbimet e sigurisë, ndërsa LSDM do të turpërohet dhe do të duhet të kërkojë falje.

“Ju çojnë në thellësi ata që ua japin pyetjet, shumë shpejt nga sot do të turpërohen, opinioni do ta dijë. E mbani mend atë projektin “E vërteta për Maqedoninë”, do të shihni gënjeshtrën e atyre që kanë bërë rreth përgjimit dhe do të turpëroheni dhe do të dilni të kërkoni falje, sepse në kushte të regjimeve fashiste nuk janë ndjekur dhe përgjuar njerëzit që drejtojnë partitë opozitare. Jam i bindur se disa nga drejtuesit e fundit të LSDM-së nuk e dinin, por disa e bënë për abuzim dhe agjendë personale, por ajo që ka ndodhur do t’ju shokojë, çfarë masash janë marrë, ndjekje fizike dhe përdorim i metodave të ndaluara. Kjo është arsyeja pse ju keni frikë”, tha kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Mitko.

Kryeministri Mickoski theksoi se po ndjek debatin e mbetjeve të strukturave të UDB-së dhe bolshevike, të cilat fatkeqësisht janë ende të pranishme në strukturat e sigurisë që veprojnë si informatorë dhe theksoi se kjo është arsyeja pse ata kanë frikë nga bashkimi i Agjencisë për Sigurinë Nacionale dhe Agjencisë për Inteligjencë.
Në lidhje me emërimet kadrovike nëpër institucione, kryeministri Mickoski kujtoi se para se të ndryshohej ligji në Kuvend, me të cilin u shfuqizuan dy komisionet e shkallës së dytë për procedurat administrative dhe mbikëqyrjen inspektuese, pozita e kryetarit të atij komisioni ishte mbajtur nga kryetarja e organizatës komunale të LSDM-së në Veles.

Lajme nga vendi

MASH pranon kërkesën e nxënësve, testimet do të zhvillohen në klasa

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Qendra Shtetërore e Provimeve kanë pranuar kërkesën e Unionit të Shkollave të Mesme që provimet e maturës shtetërore të mbahen në ambientet shkollore, përkatësisht në klasa dhe jo në amfiteatrot e fakulteteve. Siç njoftoi Unioni, maturantët do t’i nënshtrohen provimeve në shkollat e tyre, me kusht që të plotësojnë standardet e nevojshme për zhvillimin e provimeve. “ Për shkollat që nuk i plotësojnë këto kushte, Qendra Shtetërore e Provimeve do të ofrojë ambiente alternative në bazë të kërkesave të shkollave” thonë nga Unioni i Shkollave të Mesme. Vitin e kaluar, provimi i maturës u zhvillua nëpër fakultete dhe salla të shkollave. Kjo masë u mor për të parandaluar kopjimin, dukuri kjo që paraqitet çdo vit. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Valbon Limani ndau donacion me mjete didaktike për qendrën Blue Puzzle me rastin e 2 Prillit- Ditën Botërore për Autizëm

Published

on

Me rastin e 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, vizitoi qendrën “Blue Puzzle”.

“Në këtë ditë të veçantë, vizituam Qendrën për Autizëm ‘Blue Puzzle’, ku patëm një bisedë të këndshme me Valonin, i cili udhëheq këtë qendër. Komuna e Gostivarit, në shenjë mbështetjeje, dhuron mjete didaktike në vlerë prej 60.000 denarësh,” u shpreh kryetari Limani.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kësaj dite, duke nënvizuar respektin, pranimin dhe përfshirjen e personave me autizëm si pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.

Kryetari Limani vizitoi edhe Klasën Speciale për fëmijët me nevoja të veçanta në shkollën “Ismail Qemali”, ku edhe vetë shkolla organizoi aktivitete për të shënuar Ditën Botërore të Autizmit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LSM: Kërkojmë rritjen e pagës minimale në 500 euro

Published

on

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka filluar një debat publik të organeve më të larta të LSM përpara Kuvendit, ku mesazhe të forta u janë dërguar deputetëve për të vendosur të rrisin pagën minimale në 500 euro.

Para Kuvendit, deputetëve u propozuan të marrin një pagë minimale deri në rritjen tjetër të pagës minimale.

“Ju nuk e meritoni rritjen e pagave tuaja prej 79% dhe për këtë kemi ardhur sot. Ne do të marrim vendim për ju, sepse ju nuk merrni vendime për ne. Le të marrim vendim që deputetët të jenë në pagë minimale deri në rritjen tjetër të pagës minimale”, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.

Seanca ka vazhduar para Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe do të përfundojë para Qeverisë.

Continue Reading

Më të lexuarat