Lajme nga vendi
ISHP: 51 raste të reja me HIV janë shënuar këtë vit

51 persona këtë vit janë prekur nga virusi HIV, 48 prej tyre janë meshkuj ndërsa 3 femra. Ndërkaq pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundje. Epidemiologu nga Instituti i Shëndetit Publik, Dragan Koçinski thotë se pjesa më e madhe e pacientëve nuk e dinë se janë të infektuar me virusin HIV.
“Vetëm këtë vit janë regjistruar 51 raste… Numrat e këtij viti tregojnë se pjesa më e madhe e tyre janë të gjinisë mashkullore, persona që jetojnë në Shkup, dhe persona të popullsisë së re, këtu përfshihen persona të moshës 20 deri 29 vjeç. Marrëdhënia seksuale është mënyra e vetme që është paraqitur si transmetim i infeksionit”, deklaroi Dragan Koçinoski, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).
Nga anketa e bërë në shkollën e mesme të mjekësisë, Pançe Karagjozov, kryesisht me nxënësit e vitit të 3 dhe 4, ka rezultuar se pjesa më e madhe e tyre nuk përdorin mjete mbrojtëse, gjatë marrëdhënieve seksuale.
“Kemi bërë anketë, ku ishin të përfshirë 163 nxënës nga viti i 3 dhe 4 dhe morëm rezultate, fillimisht nga aktiviteti seksual i tyre, parandalimi i shtatzënisë së padëshiruar, dhe parandalimi i sëmundjeve infektuese seksuale mes tyre edhe të Sidës. Morëm rezultate dështuese, pasi që një e treta e të rinjve që janë aktivë në marrëdhënie seksuale nuk përdorin mjete mbrojtëse”, tha Nina Knags, profesoreshë.
Sipas statistikave të përgjithshme në vend, 687 persona janë infektuar me virusin HIV, ndërsa deri më tani 131 persona kanë humbur jetën. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
MASH pranon kërkesën e nxënësve, testimet do të zhvillohen në klasa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Qendra Shtetërore e Provimeve kanë pranuar kërkesën e Unionit të Shkollave të Mesme që provimet e maturës shtetërore të mbahen në ambientet shkollore, përkatësisht në klasa dhe jo në amfiteatrot e fakulteteve. Siç njoftoi Unioni, maturantët do t’i nënshtrohen provimeve në shkollat e tyre, me kusht që të plotësojnë standardet e nevojshme për zhvillimin e provimeve. “ Për shkollat që nuk i plotësojnë këto kushte, Qendra Shtetërore e Provimeve do të ofrojë ambiente alternative në bazë të kërkesave të shkollave” thonë nga Unioni i Shkollave të Mesme. Vitin e kaluar, provimi i maturës u zhvillua nëpër fakultete dhe salla të shkollave. Kjo masë u mor për të parandaluar kopjimin, dukuri kjo që paraqitet çdo vit. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Valbon Limani ndau donacion me mjete didaktike për qendrën Blue Puzzle me rastin e 2 Prillit- Ditën Botërore për Autizëm

Me rastin e 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, vizitoi qendrën “Blue Puzzle”.
“Në këtë ditë të veçantë, vizituam Qendrën për Autizëm ‘Blue Puzzle’, ku patëm një bisedë të këndshme me Valonin, i cili udhëheq këtë qendër. Komuna e Gostivarit, në shenjë mbështetjeje, dhuron mjete didaktike në vlerë prej 60.000 denarësh,” u shpreh kryetari Limani.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kësaj dite, duke nënvizuar respektin, pranimin dhe përfshirjen e personave me autizëm si pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.
Kryetari Limani vizitoi edhe Klasën Speciale për fëmijët me nevoja të veçanta në shkollën “Ismail Qemali”, ku edhe vetë shkolla organizoi aktivitete për të shënuar Ditën Botërore të Autizmit.
Lajme nga vendi
LSM: Kërkojmë rritjen e pagës minimale në 500 euro

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka filluar një debat publik të organeve më të larta të LSM përpara Kuvendit, ku mesazhe të forta u janë dërguar deputetëve për të vendosur të rrisin pagën minimale në 500 euro.
Para Kuvendit, deputetëve u propozuan të marrin një pagë minimale deri në rritjen tjetër të pagës minimale.
“Ju nuk e meritoni rritjen e pagave tuaja prej 79% dhe për këtë kemi ardhur sot. Ne do të marrim vendim për ju, sepse ju nuk merrni vendime për ne. Le të marrim vendim që deputetët të jenë në pagë minimale deri në rritjen tjetër të pagës minimale”, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.
Seanca ka vazhduar para Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe do të përfundojë para Qeverisë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve