Connect with us

Lajme nga vendi

Greqia konfirmoi se po fillon ndërtimi i pikës kufitare Markova Noga-Lemos në Prespë, e mbyllur prej 57 vitesh

Published

on

Vendkalimi kufitar Markova Noga – Lemos ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë do të fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm dhe do të hapet në vitin 2027. Me këtë, pas 60 vitesh pas mbylljes së pikëkalimit, do të mund të kalohet sërish mes dy vendeve dhe kjo do të ndikojë shumë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në rajonin e Prespës. Këtë e kanë konfirmuar për Sdk.mk autoritetet greke dhe Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në vend, e cila zbaton projektin “BE për Prespën”.

Pika kufitare e Markova Nogës midis Greqisë dhe Jugosllavisë u mbyll në vitin 1967 me vendim politik të juntës ushtarake greke që më pas erdhi në pushtet me grusht shteti, por mbeti e mbyllur deri më sot edhe pas shfuqizimit të monarkisë dhe rënies së juntës së vitit 1974.

Jorgo Amanatidis, guvernator rajonal i zonës së Maqedonisë Perëndimore, tha për Sdk.mk se pala greke është duke punuar në këtë projekt, i cili është një hap kyç për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve dhe do të sjellë përfitime të konsiderueshme mjedisore, sociale dhe ekonomike për rajonin. Aktualisht po punohet për fazën e dytë të projektit “Stacioni kufitar në zonën e Liqenit të Prespës: Aktivitete përgatitore për ngritjen e pikës kufitare” (BorPres) në kuadër të programit INTERREG IPA CBC 2014-2020.

Projekti për rihapjen e pikës kufitare është pjesë e Marrëveshjes së Prespës të nënshkruar në vitin 2018, e cila ndryshoi emrin kushtetues të shtetit dhe zgjidhi mosmarrëveshjen 30-vjeçare mes dy vendeve. Në vitin 2019 u nënshkrua marrëveshja për rihapjen e kalimit në Prespë.

Lajme nga vendi

MASH pranon kërkesën e nxënësve, testimet do të zhvillohen në klasa

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Qendra Shtetërore e Provimeve kanë pranuar kërkesën e Unionit të Shkollave të Mesme që provimet e maturës shtetërore të mbahen në ambientet shkollore, përkatësisht në klasa dhe jo në amfiteatrot e fakulteteve. Siç njoftoi Unioni, maturantët do t’i nënshtrohen provimeve në shkollat e tyre, me kusht që të plotësojnë standardet e nevojshme për zhvillimin e provimeve. “ Për shkollat që nuk i plotësojnë këto kushte, Qendra Shtetërore e Provimeve do të ofrojë ambiente alternative në bazë të kërkesave të shkollave” thonë nga Unioni i Shkollave të Mesme. Vitin e kaluar, provimi i maturës u zhvillua nëpër fakultete dhe salla të shkollave. Kjo masë u mor për të parandaluar kopjimin, dukuri kjo që paraqitet çdo vit. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Valbon Limani ndau donacion me mjete didaktike për qendrën Blue Puzzle me rastin e 2 Prillit- Ditën Botërore për Autizëm

Published

on

Me rastin e 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, vizitoi qendrën “Blue Puzzle”.

“Në këtë ditë të veçantë, vizituam Qendrën për Autizëm ‘Blue Puzzle’, ku patëm një bisedë të këndshme me Valonin, i cili udhëheq këtë qendër. Komuna e Gostivarit, në shenjë mbështetjeje, dhuron mjete didaktike në vlerë prej 60.000 denarësh,” u shpreh kryetari Limani.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kësaj dite, duke nënvizuar respektin, pranimin dhe përfshirjen e personave me autizëm si pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.

Kryetari Limani vizitoi edhe Klasën Speciale për fëmijët me nevoja të veçanta në shkollën “Ismail Qemali”, ku edhe vetë shkolla organizoi aktivitete për të shënuar Ditën Botërore të Autizmit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LSM: Kërkojmë rritjen e pagës minimale në 500 euro

Published

on

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka filluar një debat publik të organeve më të larta të LSM përpara Kuvendit, ku mesazhe të forta u janë dërguar deputetëve për të vendosur të rrisin pagën minimale në 500 euro.

Para Kuvendit, deputetëve u propozuan të marrin një pagë minimale deri në rritjen tjetër të pagës minimale.

“Ju nuk e meritoni rritjen e pagave tuaja prej 79% dhe për këtë kemi ardhur sot. Ne do të marrim vendim për ju, sepse ju nuk merrni vendime për ne. Le të marrim vendim që deputetët të jenë në pagë minimale deri në rritjen tjetër të pagës minimale”, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.

Seanca ka vazhduar para Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe do të përfundojë para Qeverisë.

Continue Reading

Më të lexuarat