Lajme nga vendi
Durmishi: Blerja e thëngjillit nga Kosova do të mundësojë që energjia elektrike në Maqedoni të jetë më e lirë

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi tha se, në mbledhjen e përbashkët qeveritare me Kosovën është arritur marrëveshje edhe në sektorin e energjisë.
Durmishi tha se, Kosova ka suficit të thëngjillit, për të cilin do të ketë nevojë Maqedonia e Veriut dhe do ta blejë, që sip tha, kjo do të ndikonte në uljen e çmimit të energjisë elektrike.
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi tha se për afër 5 muaj sa janë në qeverisje, janë rritur pagat e arsimtarëve që siç bëri të ditur, shumë shpejtë do të ketë rritje të pagave edhe në sektorin e shëndetësisë.
“Për afër 5 muaj në qeverisje, kemi arritur të harmonizojmë koeficientët me sektorin e arsimit ku arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme do të kenë 5 për qind rritje në pagat e tyre. Shumë shpejtë do arrijmë në përfundim edhe me rregullimin e koeficientit në shëndetësi të cilët punojnë në spitalet tona, do të kenë rritje të pages prej 40 deri në 50 për qind”, tha Besar Durmishi në “Daily Click”
Durmishi poashtu se nga marsi i vitit të ardhshëm do të ketë edhe rritje të pagës minimale.
Durmishi tha se mjete në buxhet ka, por nuk dha një përqindje se për sa do të rritet paga minimale, pra so do të jetë vlera e saj.
Lajme nga vendi
Shkon në 61 numri i viktimave në Koçan/ Ndërron jetë Aleksandar Gavrillovskin i cili ishte për kurim në Lituani

Edhe një viktimë nga tragjedia në Koçan, bëhet fjalë për 29 vjeçarin Aleksandar Gavrillovski i cili ishte për kurim në Lituani. Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sipas të cilit edhe dy pacientë të tjerë janë në gjendje kritike për jetën, shkruan Alsat.
“Tanimë i ndjeri Aleksandar Gavrilovski ishte njëri nga katër pacientët në gjendje kritike”, tha Taravari.
Numri i viktimave nga tragjedia në Koçan arrin në 61 persona. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Taravari: Gëzohem që VV, LD, Alternativa dhe L.Besa kanë rënë dakord që të bëhen një parti, ASH-ja nuk ka pasur ftesë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përshëndeti iniciativën e partive që janë pjesë e koalicionit VLEN që të shkrihen në një të vetme, por siç tha, deri te ASH-ja nuk ka pasur një ftesë të tillë, por nëse do të ketë, Taravari tha se do të shqyrtohet
“Sinqerisht unë e dëgjova tash duke ardhur, z.Mexhitin. ne e kemi diskutuar për shkrirje të VLEN-it prej në korrik të vitit të kaluar e më pas aspak nuk është hapur kjo temë. Unë gëzohem që ata kanë ra dakord, Vetëvendosje, LD-ja, Alternativa dhe Besa që të shkrihen dhe e përshëndes këtë aktin. Aleanca për shqiptarët do të mbetet si subjekt që do të tentoje të bashkëpunojë nëse këta do të shkrihen në një parti. Deri të ne nuk ka ardhur ashtu ftesë, nëse vjen, do ta shqyrtojmë”, tha Taravari.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1321070935843885/?ref=embed_video
Lajme nga vendi
Durmishi: Masat po japin rezultat, çmimet e produkteve bazë ushqimore po stabilizohen, inflacioni në muajin mars u ul me 1.3% në nivel mujor

Inflacioni në mars 2025 krahasuar me muajin shkurt shënoinjë rënie prej -1.3%, të dhëna këto të Entit Shtetëror të Statistikave, njoftoinë rrjetin social Facebook ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi.
“Masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës po japin rezultat.Çmimet e produkteve ushqimore bazë janë në stabilizim dhe në rënie.Në nivel vjetor në mars 2025 krahasuar me mars 2024, inflacioni i matur për mes kostos së jetesës është 2.7%. Në vazhdimësi popunohet në masa për përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe stabilizimin e çmimeve”, ka shkruar ministri Durmishi.
Qeveria, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, mori vendim për kufizimin e marzhit bruto të fitimit të 102 grupeve të produkteve ushqimore bazë, si dhe vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të 8 grupeve të produkteve ushqimore bazë. Këto dy vendime kanë hyrë në fuqi më 20 shkurt dhe do të vlejnë deri më 30 prill 2025.
Vendimi për të kufizuar marzhin bruto të fitimit në tregtinë me shumicë dhe pakicë në 102 grupe produktesh ose mbi 1000 produkte ushqimore dhe joushqimore përfshin:
5% marzh fitimi bruto në bazën 8 produkte ushqimore qumësht, bukë, miell (lloji 400 dhe tip 500, vezë, vaj gatimi, dhe kos)
10% marzh fitimi bruto për produktet ushqimore, i cili përfshin një grup prej 55 produkteve ushqimore (mish dhe produkte mishi, sheqer, produkte qumështi, margarinë, gjalpë, perime dhe fruta të konservuara, fasule, oriz, makarona)
15% marzh fitimi bruto për 39 produkte ushqimore dhe produkte higjienike (fruta dhe perime të freskëta, detergjentë, ushqim për fëmijë, pelena, sapun, letër higjienike dhe të tjera.
Po ashtu u ngrinë çmimet e 8 grupeve të produkteve ushqimore bazë :qumështi, buka, mielli (lloji 400 dhe tipi 500), vezët, vaji i gatimit, kosi etj.
Qëllimi i këtyre masave është mbrojtja e standardit të qytetarëve, ulja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe stabilizimi i inflacionit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve