Lajme nga vendi
Angellov: Shteti është i përgatitur, këtë vit nuk do të na befasojë bora
Kreu i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov thotë se pas mbledhjes me autoritetet kompetente për mirëmbajtje të rrugëve, mund të konfirmojë se bora sivjet nuk do t’i zë të papërgatitur autoritetet. Angellov thotë se janë marrë të gjitha masat për menaxhim të situatës në rast të reshjeve të mëdha të borës.
“Si shtet jemi të përgatitur për sezonin e dimrit që vjen, respektivisht për reshjet e borës. Paraprakisht dua të them, dhe të apeloj deri te qytetarët, që t’i ndajnë faktet nga mendimet e zakonshme, që mund të shpërndahen në rrjetet sociale çdo vit, që bora sërish i befasoi autoritetet kompetente. Këtë vit autoritetet kompetente nuk do të befasohen”, tha Angellov./tv21.tv
Lajme nga vendi
Aksident trafiku në Zherovjan, tre persona të lënduar
Në orët e pasditës, në nënkalimin për në fshatin Zherovjan është regjistruar një aksident trafiku.Të dhënat e para janë se ka tre persona të lënduar lehtë.Për momentin në vendngjarje janë ekipet e policisë dhe bëjnë hetime.Poashtu n ë teren janë edhe ekipet e zjarrfikësve të Tetovës./TV KOHA/
Lajme nga vendi
Regjim i posaçëm komunikacioni sonte në Shkup
Sonte me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup do të luhet ndeshja e futbollit Maqedoni e Veriut – Letoni, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se do të ketë regjim të posaçëm të lëvizjes në rrugët afër stadiumit, ndërsa kërkojnë që qytetarët të respektojnë rregullat.
“SPB-Shkup njofton qytetarët e Shkupit se sot me 14.11.2024 (e enjte) për shkak të mbajtjes së ndeshjes ndërkombëtare të futbollit me fillim nga ora 20:45 në arenën “Todor Proevski” në Shkup, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në rrugët përreth arenës. SPB-Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Lajme nga vendi
Inkasimi i tregtarëve, vazhdojnë përplasjet mes Myftinisë dhe komunës
Inspektorati komunal i tregut në Tetovë vijon kontrollet te pazari i ashtuquajtur i “grave” për të penguar Myftininë që t’u marr para në mënyrë joligjore tregtarëve. Por, Myftinia jo vetëm që shpërfill autoritetet komunale, gjithashtu pengon inspektorët të kryejnë punën e tyre në terren. Shefi i inspektoratit komunal denoncoi në polici edhe rastin e disa ditëve më parë kur një inspektor ishte ngujuar për 1 orë nga të punësuar në Myftini.“Gjatë kontrollit tonë kemi hasur edhe në probleme. Persona të pandërgjegjshëm që njihen si të punësuar tek Myftinia e Tetovës, i bëjnë pengesë inspektoratit për daljen tonë për të kryer aksionin. Para disa javësh inspektorati komunal të enjten kur kontrollonim këtu kemi hasur probleme, një rast madje e kemi lajmëruar edhe tek policia, sepse një inspektor ka qenë i ngujuar nga disa persona që zhvatin qytetarët në mënyrë të paligjshme”, deklaroi Armend Salihi, Shef i inspektoratit komunal Tetovë.Nga ana tjetër me reagim kanë dalë edhe nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetova. Ata thonë se ka pasur kontratë për bartjen e mbetjeve që krijohen të enjteve, por sipas drejtorit të NPK “Tetova”, kjo kontratë ka të bëj me bartje mbetjesh e jo me autorizim të dikujt për të organizuar treg apo mbledhur të holla. Kontrata pritet sot të prishet.“NPK Tetova ka pasur një kontratë në vitin 2004 me kohëzgjatje prej një viti, por, nuk do të thotë që nëse ka një kontratë për mbledhje të mbeturinave ata të grumbullojnë të holla prej qytetarëve. Kontratë me kërkesë të tyre është normale, secili komintent apo veprimtari bën kësi kontratash për grumbullim të mjeteve dhe ndërmarrja e kryen atë shërbim. Sikur myftinia ne kemi shumë komintent të tjerë që ua bëjmë këtë shërbim. BFI-Tetovë, madje ka gati dy vite që edhe nuk e paguan këtë shërbim dhe figuron aty borxh prej 350.000 denarë. Kontrata është në proces të prishjes së saj edhe pse afati i ka skaduar që nga 2005”, tha Samet Bislimi, Drejtor i NPK “Tetova”.Nga komuna e Tetovës, po ashtu kanë bë të ditur se rastin e kanë lajmëruar edhe në organet kompetente, që të merren masa ligjore ndaj atyre që mbledhin të hodha pa autorizim dhe pa të drejtë nga ana e tregtarëve që shesin ditëve të enjte. / TV KOHA/
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve