Lajme nga vendi
Aksident në autostradën Gostivar-Tetovë, dy të lënduar
Dy të lënduar është bilansi i aksidentit të sotëm që është regjistruar në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të mbikalimit për në Bërvenicë të Tetovës.Sipas policisë, aksidenti i trafikut ndodhi kur automjeti i pasagjerëve “Seat Leon” me targa të Shkupit i drejtuar nga V. M. (22) nga Shkupi, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë bëjnë të ditur se në aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjerja J.P.(22) nga Shkupi, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes.Nga policia e Tetovës kanë apeluar që drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes me shpejtësinë me të cilën lëvizin.
Lajme nga vendi
Bastisje në një shtëpi në Gazi Babë, arrestohet 40-vjeçari
Një dyzetvjeçar dje është arrestuar pasi policia në shtëpinë e tij në Gazi Babë ka gjetur drogë.
Nga MPB-ja informojnë se dje, në orën 15:50 në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë kanë privuar nga liria personin R.P.(40) nga Shkupi, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe u sekuestrua një lëndë pluhuri e bardhë, një lëndë e bardhë kokrrizore dhe dy peshore digjitale.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB-ja
Lajme nga vendi
Mungesa e autobusëve të Qytetit të Shkupit , vuajnë nxënësit dhe studentët
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska u bën thirrje autoriteteve të qytetit urgjentisht të gjejnë zgjidhje adekuate për transportin publik të qytetit. Sipas analizës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga E-ditari, siç deklaroi Janevska, nuk ka dallim të konsiderueshëm në mungesat e nxënësve.
“Supozoj se nxënësit dhe prindërit organizohen në mënyrë më të mirë të mundshme që fëmijët e tyre të arrijnë në shkollë, por edhe mësimdhënësit kanë mirëkuptim për këtë që po ndodhë. Gjendja është shumë e keqe dhe është turp që në kryeqytet nxënësve t’u pamundësohet arsimi adekuat që është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Shpresoj se do të gjendet zgjidhje për këtë situatë sepse është e palejueshme të gjitha përpjekjet që i bëjmë, ndryshimet që po tentojmë t’i zbatojmë për përmirësim të cilësisë së arsimit, në njëfarë mënyre të parandalohen për shkak të mosorganizimit të autoriteteve të qytetit. Shpresoj se autoritetet e qytetit do ta kuptojnë seriozisht këtë situatë dhe urgjentisht do të gjejnë zgjidhje adekuate”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.
Janevska i mbështetë edhe studentët të cilët paralajmëruan se nesër do t’i bashkangjiten protestës para Qytetit të Shkupit nëse nuk gjendet zgjidhje për transportin publik.
“Absolutisht kanë të drejtë, kanë të drejtë revoltën e tyre ta shprehin në mënyrë adekuate edhe nëse kjo është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje, unë i mbështes”, tha Janevska.
Problemet me transportin publik të qytetit kulminuan dje pasi që shumë autobusë të Ndërmarrjes publike të qarkullimit nuk qarkulluan për shkak të mungesës së derivateve. Në komunikacion ishin lëshuar vetëm 25 autobusë të cilët punojnë me gaz. Për sot në orën 18 është caktuar mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ndërsa disa parti politike kërkuan dorëheqje të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Lajme nga vendi
Në rast të zjarrit, Klinika për Fëmijë në Shkup nuk ka hidrant, Memedi: 7-8 vite pompa është jashtë funksionit
Drejtori i Klinikës për Fëmijë në Shkup, Rexhep Memedi në Daily Click tha se tash e së paku 7 vite, nuk funksionon pompa kryesore që siguron ujë për shuarje të zjarrit në reparte të ndryshme të Klinikës.
“Kjo pompë, ky hidrofor, ky është hidrofor që është montuar prej në fillim, kur është ndërtuar Klinika, siguron shtypje të lartë të ujit për hidrantët në çdo repart, janë hidrantë për shuarje të zjarreve. Në rast zjarri, kemi hidrant në çdo repart dhe mund ta shfrytëzojmë atë hidrant për të shuar zjarr. Kjo është pompa që ka siguruar shtypje të lartë, mirëpo, gati ka 7-8 vite, kjo pompë është jashtë përdorimit, është larguar edhe nga montimi i sistemit të gypave”, theksoi Memedi në “Daily Click”.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve