Connect with us

Lajme nga vendi

Mexhiti: Prioritet Investimet për Siguri dhe Menaxhim të Mbetjeve në deponinë Drislla

Published

on

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, së bashku me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska dhe ud. drejtori i Ndërmarrjes Publike “Drislla” Nenad Josevski ka vizituar deponinë “Drislla”. Gjatë kësaj vizite u diskutua për rëndësinë e investimeve në landfill, me qëllim që ai të jetë plotësisht funksional dhe të ofrojë shërbime më të sigurta dhe më efikase.

Ministri Mexhiti theksoi nevojën e mbylljes së deponisë, para së gjithash për arsye sigurie, dhe kjo do të mundësojë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik. Ai theksoi se investimet e nevojshme do të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të punës dhe do të kontribuojnë në menaxhimin më të mirë të mbetjeve në rajon.

Kjo vizitë theksoi përkushtimin e Qeverisë për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe ofrimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët.

Lajme nga vendi

Personi që u shpëtua dje nga zjarrfikësit nën Urën e Gurit, u hodh në Vardar për t’i shpëtuar policisë.

Published

on

Personi i cili u shpëtua nga zjarrfikësit nën Urën e Gurit dje pasdite është hedhur në Vardar për t’i shpëtuar policisë.

“Sloboden Pechat” publikoi dje një video të operacionit të shpëtimit në Urën e Gurit, ku tregohej sesi një burrë, lakuriq deri në bel, u gjend në një nga shtyllat e urës, i shkëputur nga kontinenti.

Sipas informacioneve të “Sloboden Pechat” nga Ministria e Punëve të Brendshme, burri është gjetur aty pasi policët e njësisë së ndërhyrjes e kanë vërejtur duke kryer një “vjedhje të pacipë”, pra duke vjedhur çantën e një gruaje. Për t’u shpëtuar nga policia, burri është hedhur në Vardar, por më pas ka ngecur në një nga shtyllat.
Zjarrfikësit sollën një shkallë për ta nxjerrë burrin në breg dhe policia më pas e mori atë në paraburgim. Por ajo është dashur ta linte të ikte pasi nuk iu gjet asgjë dhe gruaja viktimë nuk e denoncoi fare në polici tentativën për vjedhje.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Universiteti i Evropës Juglindore shënoi 23 vjetorit e themelimit të tij

Published

on

Në prani të korit diplomatik, drejtuesve të Universiteteve vendore dhe figura të politikës, Universiteti i Evropës Juglindore, ka shënuar 23 vjetorit e themelimit të tij.

Rektori Abdylmenaf Bexheti adresoi një sërë falënderimesh ndaj kuadrove të këtij universiteti të cilët për gjithë këto vite, UEJL-në, e kanë ngritur në piedestalin shkencor, hulumtues por edhe rritjen dhe zhvillimin e universitetit në të gjitha aspektet.

Bexheti tha se UEJL ka arritur të shtojë jo vetëm programet studimore dhe kapacitetet e këtij institucioni arsimor, por edhe numrin e studentëve

“UEJL lindi në vjeshtën e vitit 2001, në muajin më të ndritur të historisë sonë, muajin e alfabetit të gjuhës shqipe, të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar dhe flamurit kombëtar, pra sot mbushim 23 vite. Numri 23 njihet si numër engjëllor. Kuptimi numerologjik i tij i përbërë nga numri dy dhe tre, rezulton simbol të fuqishëm të rritje shpirtërore, ndriçimit dhe aktivitetit krijues. Atributi i ndriçimit i referohet dijes që ka ndriçuar rrugëtimin e 23 gjeneratave me mbi 35.000 studentë të regjistruar dhe mbi 17.000 të diplomuar deri sot. Iluminizmi arsimor dhe shkencor i këtyre plejadave që janë alumni jonë, na motivon edhe më shumë kur shohim se gjeneratat e para të diplomuara sot i kanë tejkaluar edhe orbitat shkencore dhe shkëlqejnë gjithandej si ambasador të denjë të punës sonë të përbashkët në këtë institucion. I jemi mirënjohës pafund bashkësisë ndërkombëtare dhe taksapaguesve evropian dhe amerikan për kontributin e çmuar sidomos në dekadën e parë të këtij institucioni kur u themelua konsolidua dhe u rrit mbështetja e çmuar si në aspektin infrastruktural ashtu edhe në atë institucional”, tha  Abdylmenaf Bexheti. Rektor i UEJL-së.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Policia Financiare do të hetojë procedurat për furnizime me derivate të NQP-së

Published

on

Prokuroria Publike i ka dhënë udhëzime Policisë Financiare, që të hetojë procedurat për furnizime publike me derivate për nevojat e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik- Shkup. Dyshimet për mosrespektim të procedurës për furnizim publik, fillimisht u ngritën nga Byroja për Furnizime Publike, e cila kreu kontroll mbi procedurën.
“Kontrolli i drejtorisë ka zbuluar se organi i dakorduar NQP, ka zgjedhur ofertë të papranueshme si më të volitshme. Kjo ofertë e cila ka qenë dhe e vetmja e dorëzuar në procedurë, nuk e përmbushë kushtin të cilin vet NQP e ka shënuar në pikën 1.4.8 nga dokumentacioni tenderimit. Kjo në fakt është shënuar edhe në vet raportin e procedurës së zbatuar nga komisioni për furnizime publike në NQP”, njoftojnë nga Byroja për Furnizime Publike.

Duke pasur parasysh këtë, nga Byroja kanë dhënë instruksione çfarë duhet të ndërmarrë NQP në procesverbalin nga kontrolli i kryer. Instruksioni thotë se komisioni për furnizime publike është dashur ta anulojë edhe përzgjedhjen e kompanisë edhe vet procedurën e furnizimit. Ndërkohë nga Qyteti i Shkupit kontrollin e Byrosë e cilësojnë si skenar për shkatërrim të ndërrmarjes.

“Krizë e re e cila e la NQP-në pa naftë, e shkupjanët pa transport publik si skenar i shpikur për shkatërrimin e ndërmarrjes. Kuadri i shefit të VMRO-DPMNE-së në Byronë për Furnizime Publike, Mare Bogoeva, krijon krizë në NQP për derivatet, me çka për herë të parë nga ekzistimi i ndërmarrjes e shfuqizoi furnizimin e rregullt publik për derivate në NQP si skenar i shpikur”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se e gjithë golgota në NQP ka filluar që kur kryeministri Hristijan Mickoski filloi të negociojë për blerjen e 100 autobusëve elektrikë. Për shkak të mungesës së naftës, autobusët e NQP-së ngelën të parkuara në bazat e ndërmarrjes në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat