Lajme nga vendi
Kasami: Punojmë që të lidhim Tetovën dhe Prizrenin me rrugë moderne

Kryetari i komunë së Tetovës dhe njëherit njëri ndër liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, që është pjesë e Qeveris tha se po punohet që ky projekt të realizohet, dhe i njëjti nuk duhet të kaloj në Kuvendin tonë.
“Sa i përket segmentit nga ndarja rruga Tetovë-Kodra e Diellit deri në hyrje të tunelit aty do të punojmë bashkë me qeverinë që sa më shpejtë të nisë projektimi i asaj rruge dhe sigurisht edhe në kuadër të qeverisë por edhe me resurse lokale do të shohim mundësinë që sa më shpejtë të nisë rikonstruimi apo ndërtimi i trasesë ku duhet trase e re ku duhet të rikonstruohet ajo lokalja që edhe ne të jemi gati që atë që e bën Kosova në tunele edhe ne pjesën tonë deri në tunel ta kemi gati. Në Kuvendin e Kosovës ka kaluar, merr përgjegjësi komisioni prej 10 anëtarësh që do të jetë në Maqedoni, domethënë me procedurat që do të përcillen në Maqedoni të nis procedurën e shpalljes së tenderit dhe përzgjedhjes së operatorit që do të projektojë tunelin.”, tha kryetari i Tetovës Bilall Kasami.
Rruga Tetovë-Prizeren do të financohet nga të dy vendet Kosovë dhe Maqedonia e Veriut dhe ky projekt do të kushtojë mbi 200 milion Euro.
Lajme nga vendi
Shkon në 62 numri i viktimave nga tragjedia në Koçan, ndërroi jetë një pacient që po trajtohej në Beograd

Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov nga Koçani, i lindur në vitin 2001.
Bëhet fjalë për një pacient i cili që nga dita e parë, sipas triazhimit fillestar të kryer nga ekipet mjekësore, është dërguar menjëherë për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd dhe ka qenë i intubuar dhe në gjendje kritike gjatë muajit të kaluar.
“Pacienti kishte djegie që përfshinin 27 për qind të trupit dhe lëndime serioze nga thithja e tymit. Në VMA është operuar më 4 prill dhe është vendosur në aparat ECMO, i cili oksigjenon gjakun përmes një makinerie për shkak të thithjes së tymit. Por, për shkak të seriozitetit të plagëve, gjatë shumicës së qëndrimit në spital ka qenë në gjendje të paqëndrueshme dhe me gjendje të rëndë të përgjithshme”.
“Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe për të gjithë të prekurit nga tragjedia në Koçani”, thonë nga MSH.
Lajme nga vendi
MICKOSKI NË DUBAI I KA PREZANTUAR MUNDËSITË PËR INVESTIM NË MAQEDONI

Kryeministri Hristijan Mickoski në kuadër të vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Dubai ka pasur disa takime, mes të cilave me Muhamed Alabar – themelues dhe drejtor administrativ i Igëll Hills, me Muhamed Hasan Al-Suvaidi – drejtor i Abu Dabi Holding kompanisë zhvillimore, e cila është investitor kryesor global, si dhe me Mohamed Jameel Al Ramahi – drejtor ekzekutiv i Masdar Enerxhi Investment Kompani, një nga investitorit më të mëdhenj botërorë në energjinë ripërtërirëse dhe lëvizës i tranzicionit energjetik.
Mickoski në Fejsbuk publikoi se në takimet i ka prezantuar mundësitë për investim në Maqedoni dhe përpjekjet e Qeverisë që vendi të gjendet në hartën e investitorëve botërorë.
“1. Igëll Hills është kompani private për investim dhe zhvillim në patundshmëri me seli në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kompania tashmë ka investuar në Shqipëri, Hungari dhe Serbi.
2. Abu Dabi Holding zhvillimor nga viti 2023 është mes 10 fondeve më të mira sovrane botërore sipas vëllimit të investimeve.
Vetëm për ilustrim në vitin 2024, ADQ dhe qeveria e Egjiptit kanë nënshkruar marrëvehsje për ADQ që të investojnë 35 miliardë dollarë amerikanë në zhvillimin e Ras el-Hekma në bregun mesdhetar egjiptian. Marrëveshja i jep të drejtë ADQ-së të zhvillojë 130 milionë metra katrorë tokë dhe është marrëveshja më e madhe për investime të huaja në historinë e Egjiptit.
3. Ndërsa Masdar është pionir i energjisë së pastër, duke i pozicionuar EBA-të në krye të tranzicionit energjetik botëror. Masdar është i pranishëm dhe përkrah më shumë se 40 vende në tranzicionin e tyre energjetik”, thotë Mickoski.
Me të gjitha kompanitë, shtoi ai, ka biseduar për projekte, mundësi dhe plane për investim në Maqedoninëë e Veriut, e cila si shtet vonohet në lobimin për t’u gjetur në hartën investuese të këtyre gjigantëve ekonomikë botërorë.
“Japim gjithçka që të sigurojmë ardhmëri dhe prosperitet për qytetarët tanë. Vazhdojnë kontaktet dhe lufta e jonë për përparim dhe zhvillim”, shkruan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
Lajme nga vendi
Mexhiti: Ndryshimi vazhdon me VLEN, askush s’mund ta ndaloj

Kryetari i LD dhe njëri nga liderët e VLEN ka përcjell sot një porosi lidhur me zhvillimet aktuale dhe thirrjet për ndryshimin me VLEN.
Ja postimi i plotë:
Ndryshimi është i vështirë në fillim, i ngatërruar në mes, dhe i jashtëzakonshëm në fund.
Por askush s’e ndal dot.
As oportunistët, as demagogët që refuzojnë të ndryshojnë.
As politikanët e varur, as oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën.
Sepse ndryshimi është thirrja e popullit.
Dhe kur populli bashkohet, ndryshimi ndodh.
Ndryshimi vazhdon.
Bashkë me qytetarin e ndershëm.
Bashkë me aktivistin e drejtë.
Bashkë me militantin e sinqertë.
Fryma e ndryshimit bashkon. Sepse ndryshimi VLEN.
Paçit një ditë të bukur të gjithë!
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve