Connect with us

Lajme nga bota

Rusia vendos të dëbojë 6 diplomatë britanikë

Published

on

Rusia vendos të dëbojë 6 diplomatë britanikë. Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë akuzoi diplomatët për spiunazh dhe akte sabotimi.

Televizioni shtetëror rus tha në një raport se gjashtë diplomatët ishin takuar me media të pavarura dhe grupe të të drejtave që janë shpallur “agjentë të huaj”, një emërtim që autoritetet ruse e kanë përdorur në mënyrë aktive kundër organizatave dhe individëve kritikë ndaj Kremlinit. Shërbimi Federal i Sigurisë paralajmëroi për veprime të mëtejshme nëse zbulohen veprime të ngjashme nga punonjësit e misionit diplomatik britanik.

Vendimi për dëbimin e diplomatëve britanikë vjen pasi kryeministri Keir Starmer viziton Uashingtonin për bisedime me Presidentin Joe Biden. Ai do të diskutojë me Kreun e Shtëpisë së Bardhë kërkesën e Ukrainës për të përdorur armë të furnizuara nga perëndimi kundër objektivave brenda Rusisë.

Dëbimi i diplomatëve perëndimorë që punojnë në Rusi dhe anasjelltas janë bërë një fenomen gjithnjë e më shumë i zakonshëm që kur Rusia  sulmoi Ukrainën në Shkurt 2022.

Advertisement

Lajme nga bota

Ari mbërrin vlerë rekorde

Published

on

Ari ka mbërritur në vlerë rekorde, në kohën kur nervozizmi ka prekur të gjitha tregjet dhe ekonominë botërore.

Siç ka shkruar “The Guardian”, çmimi në mëngjesin e së martës ka mbërritur në 3148.8 dollarë për ons (28 gramë).

Krejt kjo ndodhi në prag të 2 prillit, të asaj që po quhet si “dita e çlirimit” nga presidenti amerikan Donald Trump. Trumpi i sheh tarifat si mënyrë e mbrojtjes së ekonomisë së brendshme nga “gara jo e drejtë botërore”. Ai ka premtuar shpalosjen e një plani të tarifave të mërkurën. Tarifat që do t’i shpalosë ai, pritet të prekin të gjithë botën.

Ngritja e çmimit në vlerë rekorde përbën po ashtu tremujorin më të fuqishëm të arit që nga viti 1986.

Continue Reading

Lajme nga bota

Shpërthen vullkani në Islandë, nisin menjëherë evakuimet

Published

on

Vullkani Sunddhnúksgígar në Islandë ka shpërthyer, duke detyruar autoritetet të shpallin “alarmin e kuq” dhe të evakuojnë turistët nga zona.

Sipas Benedikt Ófeigsson, drejtor i matjeve të deformimeve, shenjat e para të shpërthimit u regjistruan pas aktivitetit sizmik nëntokësor. Aktualisht, autoritetet po punojnë për të evakuuar qytetin Grindavík, ndërsa magma ende nuk ka arritur në sipërfaqe.

Një nga vendet më të njohura turistike, hoteli luksoz Blue Lagoon, është evakuuar plotësisht, duke zhvendosur të gjithë vizitorët në hotele të tjera. Menaxherja e hotelit, Helga Árnadóttir, deklaroi se mysafirët u zgjuan dhe u larguan menjëherë sapo u bë e qartë se shpërthimi kishte filluar.

Autoritetet lëshuan alarmin e kuq rreth orës 6:00 të mëngjesit. Zyra Meteorologjike e Islandës raportoi ndryshime të dukshme në presionin e matjeve, duke treguar rrjedhje magme dhe një shpërthim të mundshëm.

Ekspertët kishin paralajmëruar më parë se një shpërthim në kraterin Sundhnúkur ishte shumë i mundshëm për shkak të akumulimit të magmës.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Masxhidi Al-Haram kanë zbatuar një proces inovativ pastrimi që freskon të gjithë xhaminë dhe oborret e saj në vetëm 35 minuta çdo ditë

Published

on

Për të ruajtur standartet më të larta të higjienës dhe për të siguruar një ambient të pastër për milionat e vizitorëve, autoritetet e Masxhidi Al-Haram kanë zbatuar një proces inovativ pastrimi që freskon të gjithë xhaminë dhe oborret e saj në vetëm 35 minuta çdo ditë.
Ky proces i shpejtë realizohet falë 24 grupeve të specializuara të pastrimit që punojnë pa ndërprerje, mbështetur nga një forcë punëtore prej 3,500 punonjësish të dedikuar.
Operacioni i pastrimit përdor teknologji të avancuar, përfshirë 12 makineri të specializuara larëse dhe 67 makineri pastrimi të avancuara, për të pastruar me efikasitet të gjitha zonat pa ndërprerë rrjedhën e besimtarëve.
Përveç kësaj, sistemi i menaxhimit të mbetjeve është gjithëpërfshirës, me më shumë se 3,000 kosha mbeturinash të vendosur strategjikisht brenda dhe jashtë xhamisë. Në mesatare, mbledhen 70 ton mbetje çdo ditë, me këtë shifër që rritet në 100 ton gjatë periudhave më të ngarkuara.
Ky sukses mbresëlënës tregon angazhimin e menaxhimit të xhamisë për të ofruar një ambient të sigurt, të pastër dhe mikpritës për pelegrinët dhe vizitorët.
Continue Reading

Më të lexuarat