Connect with us

Lajme nga vendi

BDI: VMRO e detyroi VLEN-in ta pëkrahë Ligjin për branitella në Kuvend

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sot për ligjin e “branitellave” duke e akuzuar VLEN-in se është marrë peng nga VMRO – DPMNE, përcjell Shenja.

“Bashkimi Demokratik për Integrim thekson se i gjithë opinioni publik kombëtar ishte dëshmitar i dyfytyrësisë së humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorë të VMRO nga rradhët e Vlen me rastin e votimit të propozim ligjit për branitella në rendin e ditës në seancën e djeshme në Kuvend.

Deputetët humbës të Vlen në fillim deklaruan që janë kundër dhe do ta pengojnë miratimin e ligjit për branitella, e braktisën seancën, ndërsa pas telefonatës nga pronarët e tyre nga VMRO, u kthyen me bishtin e paluar dhe mundësuan kuorum për miratimin e rendit të ditës me gjithë Ligjin për branitella.

Ky veprim flet që Vlen janë peng të VMRO dhe po marrin në qafë shqiptarët me çdo veprim të tyre. Flamuri kombëtar, gjuha shqipe, ish ushtarët e UÇK, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, balanseri, u turpëruan para Kosovës dhe Shqipërisë dhe çdo të arritur kombëtare e cënuan oër më pak se 100 ditë.

Maqedonia e veriut duhet të jetë vend i barabartë për të gjithë qytetarët, e jo për disa nënë, e për të tjerët njerkë” – thonë nga BDI.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Prokuroria dorëzon ankesë për vendimin e Gjykatës së Tetovës për rastin e vdekjes së Teodora Ristovskës

Published

on

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë njofton se ka dorëzuar ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Tetovë në lidhje të datës 07.04.2025, me të cilin i pandehuri M.P. është dënuar me dy vjet burgim për “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve në komunikacion”.

Nga Prokuroria thonë se ankesa është bërë për shkak të masës së sanksionit penal, i cili sipas prokurorit është tepër i butë në raport me peshën e krimit të kryer dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të pandehurit.

“Ndër rrethanat për të cilat prokuroria kërkon dënim më të rëndë janë edhe pasojat veçanërisht të rënda të aksidentit të komunikacionit, në të cilin lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja Teodora Ristovska nga të cilat më pas ka ndërruar jetë”.

“Prokuroria Publike Tetovë e ka marrë parasysh mendimin e Këshillit Gjyqësor të paraqitur në lidhje me këtë lëndë para se të përfundojë ligjërisht. Mirëpo, duke qenë se Prokuroria Publike në procedurën paraprake për këtë ngjarje në asnjë moment nuk është pajtuar me dënimin me dy vjet burgim, prokurori publik kompetent mendon se ka ende hapësirë ​​për korrigjim të sanksionit”.

“Gjithashtu, interesi i përgjithshëm publik, i shkaktuar nga shpeshtësia e krimeve të tilla si dukuri, tregon nevojën e forcimit të politikës penale si mekanizëm parandalues, prandaj prokurori publik vendosi të shfrytëzojë mundësinë ligjore dhe të kërkojë nga Gjykata e Apelit e Gostivarit ndryshimin e dënimit në dënim më të lartë. Gjithashtu, familja e viktimës, e cila nuk ka të drejtë ankese në këtë fazë të procedurës, i ka kërkuar prokurorisë që të apelojë vendimin”, thonë nga Prokuroria.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Jotova: Kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut kërkesat bullgare mundohen t’i paraqesin si trillim

Published

on

Nënpresidentja bullgare Iliana Jotova dhe komisionerja evropiane Marta Kos do të diskutojnë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Ata do të marrin pjesë në hapjen e forumit “Bashkimi Evropian takohet me Ballkanin”.

“Ky do të jetë takimi im i parë me komisioneren Kos. Ne duam të dëgjojmë prej saj se cili është vizioni për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Vëzhgimi im është se kjo temë është braktisur plotësisht në muajt e fundit”, tha nënpresidentja bullgare para fillimit të forumit.

Jotova konfirmoi gjithashtu se do të shprehë qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Për mendimin tim, ky debat është duke u deformuar si këtu në Bullgari ashtu edhe në skenën evropiane. Ka një përpjekje nga kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut që kërkesat normale të Bullgarisë, respektimi i kritereve evropiane t’i paraqesin pothuajse si një trillim nga ana jonë dhe po përpiqen gjithashtu t’i vendosin në një bllokadë bilaterale, gjë që nuk është e vërtetë”, komentoi Jotova.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: Investime konkrete për një mjedis më të pastër dhe jetë më cilësore në Haraçinë!

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rregullimin e një pjese të kanalit anësor në vendbanimin Haraçinë.

Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti shkroi: “#NëTeren: Vazhdon rregullimi i një pjese të kanalit anësor në vendbanimin Haraçinë!”, duke bërë të ditur angazhimin e institucioneve për përmirësimin e infrastrukturës mjedisore në këtë zonë.

Punimet janë pjesë e projekteve të Ministrisë për menaxhimin e ujërave dhe mbrojtjen e mjedisit, që synojnë krijimin e kushteve më të mira për komunitetet lokale dhe parandalimin e rrezikut nga përmbytjet.

Continue Reading

Më të lexuarat