I mituri ka rënë nga garazhi në kate “Razlloveçko Vostanie”, që ndodhet përballë Qendrës Tregtare të Qytetit (GTC) në Shkup. Në terren janë ekipet e policisë, të cilat po kryejnë hetime për të përcaktuar detajet dhe shkaqet e këtij ngjarjeje tragjike.
Gjatë ditës u kuptua se bëhej fjalë për djalin e gjinekologut të njohur nga Shkupi, Minur Nexhipi. Ai ka bërë një dedikim për djalin e tij në rrjetet sociale.