Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur sonte Shkupin.
Një i mitur i moshës 15-vjeçare ka rënë nga garazhi me kate në qendër të Shkupit.
I mituri ka rënë nga garazhi në kate “Razlloveçko Vostanie”, që ndodhet përballë Qendrës Tregtare të Qytetit (GTC) në Shkup. Në terren janë ekipet e policisë, të cilat po kryejnë hetime për të përcaktuar detajet dhe shkaqet e këtij ngjarjeje tragjike.
Gjatë ditës u kuptua se bëhej fjalë për djalin e gjinekologut të njohur nga Shkupi, Minur Nexhipi. Ai ka bërë një dedikim për djalin e tij në rrjetet sociale.
“Ike Veron!
Nuk na the, as lamtumirë!
Miq dashamirë, ju njoftoj, se mbrëmë ka ndërruar jetë djali,im Veroni.
Të qoftë i lehtë dheu!
Për vorrimin, do ju njoftojmë me kohë!”, ka shkruar babai i të miturit të ndjerë.