Lajme nga vendi
300 vende të reja pune për rajonin e Pollogut, Ministri Durmishi i dorëzon lejen e punës fabrikës Kiel Maqedoni

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, bashkërisht me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, qëndruan për vizitë në Zonën Zhvillimore Industriale Teknologjike (TIZ) në Tetovë, ku u takuan me përfaqësues të NORMAK dhe kompanisë Kiel Maqedonia. Në kuadër të vizitës, ministri i MEP, Besar Durmishi bashkërisht me kryetarin e komunës, Bilall Kasamin, Drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal si dhe Drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit vizotuan edhe fabrikën prodhuese Kiel Maqedoni, me ç’rast menaxhmentit të kompanisë i’a dorëzouan lejen e përdorimit për funksionimin e fabrikës në zonën industriale në Tetovë.
Përmes lejes, kompania Kiel Maqedoni fillon me punë në fabrikën e re e cila gjendet në zonën e Tetovës. Kjo kompani është prodhuesi kryesor i sediljeve për tren dhe autobusë. Në uzinën e re prodhuese në Tetovë, e cila shtrihet në sipërfaqe prej 7500 metrash katrorë, është planifikuar hapja e 300 vende të reja të punës nga rajoni i Pollogut. Ky investim i ri në zonën e ZZHTI Tetovë është vlerësuar në 9 milionë euro në një objekt të ri modern, sipas nevojave të klientit dhe industrisë. Aktualisht në fabrikën e ZZHTI Tetovë janë të punësuar 40 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të punësuarve në dy fabrikat e Kiel Maqedonia në Tetovë aktualisht është 170.
Grupacioni, përmes Kiel Maqedonia, planifikon që në objektin e ri, përveç rritjes së prodhimit, i njëjti të zgjerohet edhe në fushën e saldimit të konstruksioneve metalike, prodhimit të shkumës dhe ngjyrës, me çka do të përfundojë prodhimi i kompletuar i sediljeve për trena, ndërsa si qendër e të njëjtit është planifikuar Republika e Maqedonisë së Veriut.
Përpara mediumeve ministri Durmishi tha se;
“Dua të përgëzoj menaxhmentin e Kiel Maqedonisë që për një kohë të shkurtër investuan dhe ndërtuan një fabrikë të re në Tetovë e cila do të sjellë teknologji të reja, vende të reja të punës dhe sigurisht fluks valutor në vend. Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe unë si ministër, në periudhën vijuese do të punojmë intensivisht në përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Tashmë kemi filluar me ndryshimet në Ligjin për Mbështetje Financiare të Investimeve, ku duam të mundësojmë një model më transparent për ndarjen e mbështetjes financiare shtetërore për të gjitha kompanitë që investojnë, punësojnë, rriten dhe zhvillohen”.
Lajme nga vendi
Ballistët: FFM dhe MPB me çdo kusht tentojnë ta dëmtojnë Shkëndijën! Po defokusojnë opinionin me tema etnike…

Lajme nga vendi
Disa shtëpi përmbyten në Batincë nga shiu, Sadiki: Nuk ka rrezik për banorët

Reshjet intensive të shiut kanë bërë që lumi Markovë të dalë nga shtrati i tij në fshatin Batincë.
E njëjta ka shkaktuar përmbytje në rrugë, por edhe në disa shtëpi, raporton TV21.
Makineritë e rënda janë në terren për të rikthyer lumin në shtrat, ndërsa autoritetet lokale sigurojnë se nuk ka asnjë rrezik për popullsinë.
Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, thotë se gjendja është duke u rregulluar, aktualisht nuk ka nevojë për evakuim, por ka dëme materiale.
“Në fshatin Batincë ka ngritje të vëllimit të lumit Markovë, në disa vende vërehet derdhje e lumit nga shtrati. Angazhuam dy-tre makineri për të rregulluar situatën. Nuk e dimë nëse do të vazhdojë, për momentin nuk ka reshje të shiut dhe uji ka hyrë në oborret e shtëpive përreth lumit Markovë.
Nuk mendoj se është shumë e rrezikshme që banorët të evakuohet, deri më tani ka pasur dëme materiale në oborret e disa amvisërive”, tha ai.
Lajme nga vendi
Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar derisa të përfundojnë punimet e pastrimit pas rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës në Tetovë,

Ekipet e Komunës së Tetovës janë angazhuar intensivisht për pastrimin e rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës, pas reshjeve të fundit që kanë shkaktuar rrëshqitje të konsiderueshme, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.
Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, veçanërisht për shoferët që kalojnë në këtë segment rrugor, derisa të përfundojnë punimet e pastrimit. Po ashtu, institucionet përgjegjëse po monitorojnë situatën për të parandaluar rrëshqitje të mëtejshme dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për stabilizimin e terrenit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve