Connect with us

Lajme nga vendi

MEPSO si dhuroi para për portale, klube fitnesi, shkolla vallëzimi…

Published

on

Edhe pse kompania shtetërore MEPSO kishte planifikuar që këtë vit të shpenzojë 12.300.000 denarë për sponsorizime dhe donacione, deri në qershor të këtij viti janë shpenzuar 22.712.500 denarë, pak më shumë se 10 milionë denarë se sa ishte planifikuar, shkruan portali MKD.

Sipas dokumenteve, në listën prej 33 donacionesh dhe sponsorizime të ndara, më të shumtat janë klubet sportive, ndërsa pjesa më e madhe e parave janë ndarë për burgun Idrizovë në Shkup (5.945.000 denarë), për  Shtëpinë e Shëndetit Shkup. (2.900.000 denarë) dhe të ISHP Nënë Tereza (2.767.500 denarë).

Megjithatë, mbetet e paqartë se me cilat kritere MEPSO ka ndarë 400 mijë denarë, për shembull Asociacionin për liri të fjalës dhe raportim profesional Brianion nga Demir Hisari. Kjo shoqatë figuron si botuese e portaleve sportm.mk, 4news.mk, sofra.mk dhe onix.mk.

Në listë është edhe Shoqata e qytetarëve për promovimin e 22 Nentorit-Ditës së Alfabetit Shqip, e cila në shkurt të këtij viti ka marrë 120.000 denarë.

Për disa nga përfituesit e donacioneve, si SESON dhe OF të Maqedonisë, në internet nuk gjenden të dhëna.

Advertisement

Klubi Reno Karting ka pranuar 150.000 denarë si donacion nga MEPSO. Në muajin prill, shkolla e vallëzimit Prima danza ka marrë 300.000 denarë sponsorizim.

MEPSO ka dhënë para edhe për kineastët – kompania për prodhim filmik dhe audiovizual PIK Production nga Prilepi ka pranuar donacion prej 300.000 denarë. Dhe ajo që është më interesante, dhe se si menaxhmenti i MEPSO-s mund ta shpjegojë donacionin për fitnes klubin Dynamix nga Kërçova prej 200 mijë denarë.(INA)

Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat