Lajme nga vendi
Kjo është ajo që mbeti ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që shkrumboi fabrikën e prodhimeve të qumështit në Kamjan të Tetovës

Kjo është ajo që mbeti pas zjarrit që përfshiu fabrikën për prodhime qumështi në Kamjan të Tetovës . Zjarrfikësit mbrëmë kanë luftuar me zjarrin më shumë se 6 orë. Ndërkohë shuarja brenda ambienteve të fabrikës ka vazhduar edhe sot. Sipas udhëheqësit të Njësisë Kundër Zjarrit në Tetovë Avni Ameti, shkaqet nuk dihen ende. Megjithatë dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë përhapur nga kullosat e ndezura rreth fabrikës.
“Brigada e Tetovës erdhi në vendngjarje, por më pas bëmë thirrje edhe brigadës së Shkupit, që të na dalin në ndihmë dhe po ashtu edhe firma private thirrëm me pompat. Kemi nga kjo ngjarje një zjarrfikës të lënduar lehtë, dhe kemi edhe të helmuar nga tymi pesë zjarrfikës, që u drejtuan pastaj në urgjencën e Tetovës. Kjo që shihni pas neve, shuarja bëhet sepse brenda fabrikës ka një lëndë djegëse që kërkon më shumë kohë për tu shuar. Andaj pronari ka sjell një ekskavator për të heq teneqet për ta shuar zjarrin me ekskavator sepse ka një lëndë djegëse brenda fabrikës e cila nuk shuhet me ujë”, deklaroi Avni Ameti shef i NJTKZ Tetovë.
Në rajonin e Pollogut brenda vetëm disa muajve katër fabrika janë përfshirë nga zjarri. Njësia Territoriale kundër zjarrit, ka apeluar Qendrën për Mbrojtje dhe Shpëtim që të bëhen kontrolle nëpër fabrika për plotësimin e kushteve për masat kundër zjarrit, me qëllim që në raste të këtilla, të mund të shpëtohet sa më shumë që është e mundur nga mbetja e objektit.
Lajme nga vendi
Orari i punës i Shërbimeve administrative të MPB-së gjatë festave të Pashkëve

Ministria e Punëve të Brendshme në prag të festave të ardhshme të Pashkëve, kumtoi se sot të gjitha Seksionet për punë administrative pranë Repartit për punë administrative të MPB-së, përveç Repartit për punë administrative Shkup, do të punojnë në periudhën prej orës 08:00 deri 16:00.
Reparti për punë administrative Shkup, megjithatë, respektivisht njësitë e tij organizative sot do të punojnë me këtë orar:
Pika Prolet – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30;
Pika TVM – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30, ndërsa me periudhën e njëjtë do të punojnë edhe pikat në Beko dhe Gjorçe Petrov;
Pikat Draçevë dhe Butel do të punojnë në një turn në periudhë prej orës 10:00 deri ora 18:00.
MPB-ja i njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktim të terminit, ndërsa dhënia e dokumenteve do të bëhet rregullisht.
Nesër (e shtunë 19.04) do të punojnë vetëm sportelet për dhënie të dokumenteve personale në TVM dhe Beko nga ora 08:00 deri ora 16:00.
Lajme nga vendi
LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .
Lajme nga vendi
Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.
“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.
Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve