Connect with us

Lajme nga vendi

Gruaja nga Shkupi mashtrohet me 23 mijë euro: Dëshironte të blejë 3 banesa në Strugë nga një person të cilin e njihte përmes telefonit

Published

on

Një mashtrim prej 23,000 eurosh është raportuar në polici nga një grua, e cila është mashtruar duke besuar se një burrë 41-vjeçar nga Prilepi do ta ndihmonte të blinte tre apartamente në Strugë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“SPB Strumica ka ngritur kallëzim penal kundër B.K. (41) nga Prilepi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim të të dhënave personale” dhe “mashtrim”. I denoncuari, duke u paraqitur rrejshëm në emër të një personi nga Strumica, përmes aplikacioneve mobile e ka mashtruar një grua nga Shkupi duke e bërë të besojë se do ta ndihmonte në blerjen e tre apartamenteve në Strugë, për të cilat ajo në disa raste ka bërë pagesa në shumën prej 23,000 eurosh, por nuk ka marrë as apartamentet, as nuk i janë kthyer paratë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Advertisement

Lajme nga vendi

Shtetasi grek tentoi të korruptojë me pesë euro doganierin në Tabanoc

Published

on

Një shtetas grek është arrestuar dje në kalimin kufitar “Tabanoc” pasi tentoi të ryshfetejë doganierin me pesë euro.

Më 08.04.2025, në orën 10:05, në kalimin kufitar Tabanoc, gjatë hyrjes në RMV, punonjësit e policisë e ndaluan shtetasin S.P.P. (40 vjeç) nga Republika e Greqisë, për shkak të dyshimeve të arsyeshme për kryerjen e veprës penale “dhënie ryshfeti”, sipas nenit 358, paragrafi 1, të Kodit Penal. Gjatë kontrollit kufitar, ai dorëzoi dokumentet për një mjet transporti “Ford” me targa gjermane që e drejtonte dhe në kartonin e gjelbër kishte vendosur një bankënotë prej pesë eurosh – njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas dokumentimit të rastit, do të ndërmerren veprimet përkatëse dhe do të bëhet padia e duhur.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Pin Petrol” mohon çdo lidhje me të arrestuarën Gabriela Krstevska nga Policia Financiare

Published

on

Kompania “Pin Petrol” ka reaguar ashpër ndaj disa mediave që, sipas tyre, kanë përhapur informacione të pavërteta lidhur me një gjoja përfshirje të tyre në rastin e arrestimit të Gabriela Krstevskës.

Në reagimin zyrtar thuhet se kompania nuk ka asnjë lidhje pronësore, ligjore apo familjare me të dyshuarën.

“Ne si kompani kemi vetëm një marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Maqedonisë (në filialin Pin Petrol), ku e dyshuara Gabriela Krstevska ka qenë e punësuar. Çdo përgjegjësi për këtë rast i takon Postës së Maqedonisë,” thuhet në deklaratën e “Pin Petrol”.

Kompania thekson se të gjitha dokumentet përkatëse janë dorëzuar tek autoritetet kompetente, të cilat kanë konfirmuar se “Pin Petrol” nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Nga kompania kërkojnë që mediat të jenë të kujdesshme në raportim dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pavërteta që dëmtojnë reputacionin e saj.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Policia Financiare bastisi kompaninë nga Kumanova, dyshohet se janë përvetësuar mbi 22 milionë denarë

Published

on

Policia Financiare po kryen bastisje në një kompani nga Kumanova. Në aksion është arrestuar një person. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për kompaninë “Pin Petrol”, e cila dyshohet se ka përvetësuar para të cilat janë detyruar t’ia paguajnë Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

Për rastin në fjalë mësohet se është ndaluar Gabriela Spasovska Krstevska, kushërira e ish-ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Financiare, nga ku thonë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj Gabriela Spasovska Krstevskës dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë.

“Me veprimet e mësipërme, të denoncuarit i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore në shumën e përgjithshme prej 22.294.343,00. denarëve”, thonë nga Policia Financiare.

Continue Reading

Më të lexuarat