Connect with us

Lajme nga vendi

Sot shumë nxehtë në Maqedoni, nesër dhe pasnesër do të ketë kushte për reshje të shiut

Published

on

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të lëvizë prej 11 deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 31 deri 37 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup mot me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 36 gradë.

Të enjten dhe të premten do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot me diell, por do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore. Temperaturat do të jenë në rritje.

Advertisement

Lajme nga vendi

Shtetasi grek tentoi të korruptojë me pesë euro doganierin në Tabanoc

Published

on

Një shtetas grek është arrestuar dje në kalimin kufitar “Tabanoc” pasi tentoi të ryshfetejë doganierin me pesë euro.

Më 08.04.2025, në orën 10:05, në kalimin kufitar Tabanoc, gjatë hyrjes në RMV, punonjësit e policisë e ndaluan shtetasin S.P.P. (40 vjeç) nga Republika e Greqisë, për shkak të dyshimeve të arsyeshme për kryerjen e veprës penale “dhënie ryshfeti”, sipas nenit 358, paragrafi 1, të Kodit Penal. Gjatë kontrollit kufitar, ai dorëzoi dokumentet për një mjet transporti “Ford” me targa gjermane që e drejtonte dhe në kartonin e gjelbër kishte vendosur një bankënotë prej pesë eurosh – njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas dokumentimit të rastit, do të ndërmerren veprimet përkatëse dhe do të bëhet padia e duhur.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Pin Petrol” mohon çdo lidhje me të arrestuarën Gabriela Krstevska nga Policia Financiare

Published

on

Kompania “Pin Petrol” ka reaguar ashpër ndaj disa mediave që, sipas tyre, kanë përhapur informacione të pavërteta lidhur me një gjoja përfshirje të tyre në rastin e arrestimit të Gabriela Krstevskës.

Në reagimin zyrtar thuhet se kompania nuk ka asnjë lidhje pronësore, ligjore apo familjare me të dyshuarën.

“Ne si kompani kemi vetëm një marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Maqedonisë (në filialin Pin Petrol), ku e dyshuara Gabriela Krstevska ka qenë e punësuar. Çdo përgjegjësi për këtë rast i takon Postës së Maqedonisë,” thuhet në deklaratën e “Pin Petrol”.

Kompania thekson se të gjitha dokumentet përkatëse janë dorëzuar tek autoritetet kompetente, të cilat kanë konfirmuar se “Pin Petrol” nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Nga kompania kërkojnë që mediat të jenë të kujdesshme në raportim dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pavërteta që dëmtojnë reputacionin e saj.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Policia Financiare bastisi kompaninë nga Kumanova, dyshohet se janë përvetësuar mbi 22 milionë denarë

Published

on

Policia Financiare po kryen bastisje në një kompani nga Kumanova. Në aksion është arrestuar një person. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për kompaninë “Pin Petrol”, e cila dyshohet se ka përvetësuar para të cilat janë detyruar t’ia paguajnë Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

Për rastin në fjalë mësohet se është ndaluar Gabriela Spasovska Krstevska, kushërira e ish-ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Financiare, nga ku thonë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj Gabriela Spasovska Krstevskës dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë.

“Me veprimet e mësipërme, të denoncuarit i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore në shumën e përgjithshme prej 22.294.343,00. denarëve”, thonë nga Policia Financiare.

Continue Reading

Më të lexuarat