Lajme nga vendi
Tërhiqen tarifat më të shtrenjta të noterëve në RMV, qytetarët nuk do të paguajnë 10 herë më shumë

Tërheqjen e vendimit për rritjen e tarifave noteriale, njoftoi sot në një konferencë për media ministri i Drejtësisë Igor Filkov. Vendimi i marrë nga paraardhësi i tij, Krenar Lloga, duhej të hynte në fuqi më 1 shtator dhe me të, çmimet për shërbimet e noterëve do të rriteshin dhjetëfish.
“Kjo nuk do të ndodhë, ndaj do të tërheq ndryshimet për tarifën e re. Nuk funksionon kështu. Populli nuk duhet të paguajë diçka 10 herë më shumë, gjegjësisht nuk duhet të merren vendime pa një debat të gjerë, pa dëgjuar se çfarë mendojnë të gjithë të interesuarit për këtë”, tha Filkov.
Vendimi është marrë në shkurt dhe vetëm pas zgjedhjeve, pra më 6 qershor, Qeveria teknike ka dhënë miratimin, e më pas është publikuar në Gazetën Zyrtare.
Sipas ministrit Filkov, askush nuk e ka informuar opinionin për vendimin dhe procesi i miratimit të tij ka qenë sekret.
“Duhet të ketë një analizë serioze të ndryshimit të çmimit mbi çdo bazë. Duhet të ketë nevojë të vendosur për një rritje serioze, siç e parashikoi ministri i kaluar, i cili për arsye të pakuptueshme shtyu një agjendë për rritjen e çmimit”, shtoi Filkov.
Ministri paralajmëroi edhe debat për këtë çështje që të mos dëmtohen as qytetarët dhe as noterët.
Lajme nga vendi
Taravari tha se ASH-ja është shtëpi e madhe dhe e hapur për të gjithë! Sela: Një derë e një shtëpi e bën zoti i shtëpisë që duhet të ketë nder e besë

“Kjo shtëpi është e hapur dhe e madhe. Të gjithë janë të mirëseardhur”, tha Arben Taravari e më pas shtoi se edhe Ziadin Sela, nëse do, është i mirëseardhur në Aleancën për Shqiptarët. Ndërkohë Sela që tha se, një derë e një shtëpi e bën i zoti i shtëpisë që nderi, besa, fjala e dhënë dhe e mbajtur, burrëria janë atributet që duhet t’i ketë, që në të kundërtën, as shtëpi e derë nuk i thonë e jo më e madhe
“Sipas traditës dhe të drejtës zakonore shqiptare, shtëpia, nuk është thjesht objekti ku rri por është nam dhe identitet! Të madhe apo të vogël një derë e një shtëpi e bën zoti i shtëpisë. Nderi, besa, fjala e dhënë dhe e mbajtur, burrëria janë atributet që ky zot shtëpie duhet ti ketë. E kur nuk i ka, as shtëpi e derë nuk i thonë e jo më e madhe”, tha Sela.
Lajme nga vendi
Prokuroria dorëzon ankesë për vendimin e Gjykatës së Tetovës për rastin e vdekjes së Teodora Ristovskës

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë njofton se ka dorëzuar ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Tetovë në lidhje të datës 07.04.2025, me të cilin i pandehuri M.P. është dënuar me dy vjet burgim për “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve në komunikacion”.
Nga Prokuroria thonë se ankesa është bërë për shkak të masës së sanksionit penal, i cili sipas prokurorit është tepër i butë në raport me peshën e krimit të kryer dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të pandehurit.
“Ndër rrethanat për të cilat prokuroria kërkon dënim më të rëndë janë edhe pasojat veçanërisht të rënda të aksidentit të komunikacionit, në të cilin lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja Teodora Ristovska nga të cilat më pas ka ndërruar jetë”.
“Prokuroria Publike Tetovë e ka marrë parasysh mendimin e Këshillit Gjyqësor të paraqitur në lidhje me këtë lëndë para se të përfundojë ligjërisht. Mirëpo, duke qenë se Prokuroria Publike në procedurën paraprake për këtë ngjarje në asnjë moment nuk është pajtuar me dënimin me dy vjet burgim, prokurori publik kompetent mendon se ka ende hapësirë për korrigjim të sanksionit”.
“Gjithashtu, interesi i përgjithshëm publik, i shkaktuar nga shpeshtësia e krimeve të tilla si dukuri, tregon nevojën e forcimit të politikës penale si mekanizëm parandalues, prandaj prokurori publik vendosi të shfrytëzojë mundësinë ligjore dhe të kërkojë nga Gjykata e Apelit e Gostivarit ndryshimin e dënimit në dënim më të lartë. Gjithashtu, familja e viktimës, e cila nuk ka të drejtë ankese në këtë fazë të procedurës, i ka kërkuar prokurorisë që të apelojë vendimin”, thonë nga Prokuroria.
Lajme nga vendi
Jotova: Kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut kërkesat bullgare mundohen t’i paraqesin si trillim

Nënpresidentja bullgare Iliana Jotova dhe komisionerja evropiane Marta Kos do të diskutojnë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Ata do të marrin pjesë në hapjen e forumit “Bashkimi Evropian takohet me Ballkanin”.
“Ky do të jetë takimi im i parë me komisioneren Kos. Ne duam të dëgjojmë prej saj se cili është vizioni për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Vëzhgimi im është se kjo temë është braktisur plotësisht në muajt e fundit”, tha nënpresidentja bullgare para fillimit të forumit.
Jotova konfirmoi gjithashtu se do të shprehë qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Për mendimin tim, ky debat është duke u deformuar si këtu në Bullgari ashtu edhe në skenën evropiane. Ka një përpjekje nga kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut që kërkesat normale të Bullgarisë, respektimi i kritereve evropiane t’i paraqesin pothuajse si një trillim nga ana jonë dhe po përpiqen gjithashtu t’i vendosin në një bllokadë bilaterale, gjë që nuk është e vërtetë”, komentoi Jotova.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve