Lajme nga vendi
Nuk vlen asnjë pasuri e botës nëse vrasim njëri -tjetrin ulni armët largoni urrejtjen dhe jepni fund vrasjeve,mos i leni fëmijët që të mbeten jetim gjithë jetën

Vetëm për një muaj disa vrasje tronditën Pollogun.Djem të rinj të cilëve jeta iu pre në mes për motive shpesh të ulëta.Por pavarësisht pendesës pas akteve brutale, asgjë nuk e kthejmë më.As jetën e shtrenjtë të njerëzve që është një dhuratë nga Zoti dhe vetëm ai ka të drejtë ta merr atë.
Po bien një nga një viktimat.Janë megjithatë djem të rinj shumë prej të cilëve të mbytur nga varfëria zgjodhën këtë rrugë të errët.Tani qoftë edhe duke dashur të japin dhjetë monedha që kur u futën në këtë rrezik kishin dhënë pesë të tilla,është e vështirë ,thuajse e pamundur tia kalojnë paqtë.Por nuk është vetëm varfëria që i shtyn njerëzit drejt kësaj rruge të verbër.
Ka prej tyre që paraja e mallkuar ua humb njerëzve kontrollin dhe duke rendur pas saj ndonjëherë harrojnë se ku mund ti dërgojë njerëzit nga lakmia e tyre për këto monedha pa vlerë sepse lufta për territore të ” pasurish” të çon në këto akte .Shpesh vrasjet ndodhin edhe për hiçgjë.Ndodhin për konflikte banale të çastit dhe më pas hapen dyert e zisë së përjetshme.Aty ku nuk ka fitues.Njëri në varr dhe tjetri në burg.Familjet mbeten mes hakmarrjes dhe dhimbjes që i mbyt përditë.
Ka të tjerë që shohin jetën e luksit tek ta mes gjykimeve si e bënë këtë pasuri të pavlerë ndërsa ata jetojnë mes armiqësive me njëri- tjetrin me drojen e madhe se ku mund të ndalet jeta e tyre.
Dhe pavarësisht çdo gjëje,secili ka të drejtë të jetojë.
Por përskaj kësaj, edhe ata që vriten dhe të tjerë që janë në ato lista,mbi të gjitha janë bijtë e dikujt që u futën në këtë rrugë të verbër dhe tani kthehen në arkivole në shtëpitë e tyre.Atje ku i presin prindërit e tyre të gjorë ,fëmijët e tyre që do mbeten jetim gjithë jetën dhe do jetojnë edhe ata me frikën e së keqes që mund tu ndodhë ose të vazhdojnë ta kenë në mendje hakmarrjen.
Çdo vrasje ,prodhon një tjetër,një hakmarrje më shumë,një varr më shumë dhe kjo nuk ka fund.
Shumë njerëz nuk e mendojnë kurrë se do vijë ky fund i tillë.Mendojnë se pak përpara se ti japin fund kësaj rruge do i kthehen jetës së vërtetë,jetës normale por qoftë edhe nëse japin gjithë atë që kanë fituar edhe në forma të zeza dhe jo të ndershme,sërish për tu larguar nga kjo valle të paprekur është e pamundur të ndodhë.
Ulni armët, largoni urrejtjen dhe jepni fund vrasjeve.
Në jetë ka gjithnjë një zgjidhje.Ka një shteg dhe jeta është një dhuratë e çmuar nga Zoti.
Vetëm Zoti ka të drejtë ta jep dhe merr jetën e gjithësecilit nga ne.
Nuk vlen asnjë pasuri e botës nëse vrasim njëri -tjetrin kur mund ta zbusim urrejtjen.
Urim Saliu
Lajme nga vendi
Orari i punës i Shërbimeve administrative të MPB-së gjatë festave të Pashkëve

Ministria e Punëve të Brendshme në prag të festave të ardhshme të Pashkëve, kumtoi se sot të gjitha Seksionet për punë administrative pranë Repartit për punë administrative të MPB-së, përveç Repartit për punë administrative Shkup, do të punojnë në periudhën prej orës 08:00 deri 16:00.
Reparti për punë administrative Shkup, megjithatë, respektivisht njësitë e tij organizative sot do të punojnë me këtë orar:
Pika Prolet – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30;
Pika TVM – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30, ndërsa me periudhën e njëjtë do të punojnë edhe pikat në Beko dhe Gjorçe Petrov;
Pikat Draçevë dhe Butel do të punojnë në një turn në periudhë prej orës 10:00 deri ora 18:00.
MPB-ja i njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktim të terminit, ndërsa dhënia e dokumenteve do të bëhet rregullisht.
Nesër (e shtunë 19.04) do të punojnë vetëm sportelet për dhënie të dokumenteve personale në TVM dhe Beko nga ora 08:00 deri ora 16:00.
Lajme nga vendi
LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .
Lajme nga vendi
Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.
“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.
Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve