Connect with us

Lajme nga rajoni

Franca në kërkim të koalicionit,asnjë nga tre blloqet politike nuk mundi të arrijë shifrën magjike prej 289 vendesh në parlament

Published

on

Asnjë nga tre blloqet politike në Francë nuk mundi të arrijë shifrën magjike prej 289 vendesh në parlament. 289 është shumica absolute në Asamblenë Kombëtare, e cila i duhet një kryeministri për t’i mbijetuar votës së detyrueshme të besimit pasi të emërohet nga Presidenti i Republikës, shkruan DW.

E majta “Fronti i Ri Popullor” (“Nouveau Front Populaire”, NFP), një aleancë mes ekstremistëve të majtë, socialistëve, komunistëve dhe të Gjelbërve, fitoi 182 vende: Aleanca liberale centriste e Presidentit Emmanuel Macron “Ensemble” humbi vendin e parë. Partia ekstremiste e djathtë “Rassemblement National” (RN) çuditërisht u rendit treta me 143 deputetë, pavarësisht rritjes së madhe të votuesve të saj.

Ekstremistët e djathtë fituan shumë vota, por më pak mandate

Blloqet do të duhet të punojnë së bashku për të formuar një qeveri. Grupet e tjera nuk duan në asnjë mënyrë të bashkohen me RN. Marine Le Pen tha se “batica vazhdon të rritet. Këtë herë nuk ishte mjaft e lartë, por do të rritet. Prandaj suksesi ynë vetëm sa po vonohet.”

RN ankohet se  për shkak të sistemit të maxhoritar të votimit në Francë nuk ishte në gjendje të fitonte në 577 zonat elektorale, edhe pse në shifra absolute 10 milionë vetë votuan për këtë parti. Ndërkohë që nga ana tjetër Aleanca e majtë mundi të fitonte më shumë mandate me vetëm 6 milionë vetë që votuan për të.

Advertisement

Koalicioni dhe opsionet e tjera

Meqënese askush nuk do të hyjë në koalicion me RN, si opsion mbetet bashkëpunimi midis Aleancës së Majtë dhe grupit politik të presidentit Macron. Të dy kampet e kanë përjashtuar deri tani një bashkëpunim të tillë. “Por tani ata duhet të mësojnë se si të ndërtojnë koalicione. Kjo ka qenë krejtësisht e pazakontë në Francë deri tani,” thotë Celia Belin nga think-tanku “European Council on Foreign Relations” (ECFR). Bisedimet mes grupeve partiake nisën të hënën, por ndoshta për to do të duhen disa javë, thotë Celia Belin.

Në mediat franceze spekulohet se liberali Macron shpreson ta përçajë aleancën e majtë. Më pas ai mund të krijojë një koalicion qeveritar me pjesë të tij, p.sh. me të Gjelbërit, Socialistët apo me Republikanët Demokristianë. Një mundësi do të ishte edhe qeveri e toleruar pakice, nëse ajo do të merrte vetëm disa vota më pak se shumica absolute prej 289. Si opsion përfundimtar mbetet një qeveri teknike, e cila do të punonte me ministra jopartiakë dhe do të tolerohej nga parlamenti. Nëse asnjë nga këto mundësi nuk funksionon, presidenti mund ta shpërndajë përsëri Asamblenë Kombëtare. Por kjo mund të ndodhë vetëm një vit pas zgjedhjeve të fundit, pra në qershor 2025. Kështu e përcakton kushtetuta.

Lajme nga rajoni

Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Kosovën

Published

on

Deputeti gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker, e cilëson procesin e Berlinit një sukses të madh, teksa falënderon Kosovën që zhbllokoi marrëveshjen e CEFTA-s.

Sa i përket dialogut, Hacker vlerëson se duhet një qasje e re dhe se Lajçak nuk ka qenë i drejtë. Sipas tij, masat ndaj Kosovës janë të padrejta dhe duhet të hiqen menjëherë.

Duke kritikuar ato që i sheh si veprime jo demokratike e të dëmshme të Serbisë, deputeti gjerman thotë se për të hyrë në BE, vendi duhet të njohë Kosovën.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Meta nesër para Gjykatës për konfirmim të masës së sigurisë! Çfarë pritet të ndodhë në vijim me Presidentin e Partisë së Lirisë

Published

on

Një ditë pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, detaje të reja mësohen në lidhje me faktin se çfarë pritet të ndodhë me ish-kreun e shtetit.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Meta nesër pritet të dalë në gjykatë, për konfirmim të masës së sigurisë, “arrest me burg”.

Më pas, pritet që Meta të dërgohet në qelitë e paraburgimit. GJKKO pritet që sot të dalë me një deklaratë për mediat, ku të njoftojë se në çfarë ore do mbahet seanca nesër në gjykatë për të.

Igli Celmeta: Nesër GJKKO do të konfirmojë masën e sigurisë arrest me burg. Më pas Meta pritet të dërgohet në qelitë e paraburgimit. Sipas ligjit, GJKKO duhet të dalë me njoftim zyrtar, për të lajmëruar orarin, se kur do mbahet seanca nesër për masën e sigurisë për zotin Ilir Meta. (Balkanweb)

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Përveç Metës dhe Kryemadhit, SPAK lëshon urdhërarreste dhe për Pirro Xhixhon e Ema Çokun

Published

on

SPAK ka lëshuar urdhërarreste dhe për dy persona të tjerë përveç Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Sipas burimeve, SPAK kërkoi “arrest me burg” për Pirro Xhixhon (ish-kreu i AKEP, babai i deputetes së PL Erisa Xhixho) dhe Ema Çokun. Megjithatë GJKKO ka vendosur “arrest shtëpie” për Pirro Xhixhon dhe “detyrim paraqitje” për Ema Çokun.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua sot pranë Kthesës së Kamzës teksa ishte duke u kthyer nga Kosova.(BalkanWeb)

Continue Reading

Më të lexuarat