Connect with us

Lajme nga vendi

Ndërron jetë një ushtar 25-vjeçar i Maqedonisë së Veriut gjatë marshimit në Krivollak

Published

on

Një ushtar profesionist njëzet e pesë vjeçar i Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë në poligonin Krivolak, gjatë marshimit.

Bëhet fjalë për ushtarin A.J, vdekja e të cilit është konstatuar mbrëmë në Klinikën për Mjekim Intensiv dhe Reanimacion të Shkupit.

Shtabi i Përgjithshëm thotë se ushtari ishte një nga kandidatët që ndoqi kursin selektiv për batalionin e forcave speciale dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe në gjendje të shkëlqyer fizike. Prej atje thonë se në përfundim të kryerjes së disiplinës së fundit të kursit selektiv, gjatë marshimit në distancë, ai u sëmurë pa shenja paraprake të dukshme në orët e vona të pasdites, pas orës 18:30, pas çka ra pa ndjenja.

“Menjëherë me automjetin e spitalit të ushtrisë dhe i shoqëruar nga mjeku ushtarak është dërguar në objektin më të afërt shëndetësor në Shtëpinë shëndetësore në Negotinë, pas çka pas ekzaminimeve intervenuese me veturë spitalore është dërguar në Klinikën për Mjekim Intensiv të Shkupit. Me të mbërritur, stafi filloi të marrë të gjitha masat për reanimim, por pas një kohe të shkurtër u konstatua vdekja”, njofton Shtabi i Përgjithshëm.

Gjithashtu në fund theksojnë se do të bëhet autopsia, pas së cilës do të dihen shkaqet e vdekjes së ushtarit.

Advertisement

Lajme nga vendi

Rreth 140 nxënës në Shkup me simptoma të helmimit, u mbyll kuzhina e shkollës

Published

on

Një fëmijë nëntë vjeçar, i cili vijonte mësimet në shkollën fillore “Gjorgija Pulevski” në Aerodrom të Shkupit, ka kërkuar ndihmë në Klinikën për fëmijë pasi ka pasur probleme me stomakun, shkruan 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

Fëmija, sipas drejtorit të Klinikës, Rexhep Memedi, ka qenë lehtë i dehidratuar dhe do të trajtohet në baza ambulatore.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ndërkaq, pasditen e sotme ka njoftuar se është urdhëruar mbyllja e kuzhinës në në “Gjorgija Pulevski” deri në marrjen e rezultateve të analizave laboratorike, të cilat do ta konfirmojnë sigurinë.

AUV shton se nga kjo kuzhinë nuk është çuar asnjë vakt në shkollat ​​e tjera.

“Janë vendosur masat për pastrimin e plotë të kuzhinës, dezinfektimin dhe deratizimin dhe kryerjen e kontrolleve të jashtëzakonshme shëndetësore të punonjësve në kuzhinë”, thonë nga AUV.

Advertisement

Menjëherë pas marrjes së dyshimeve për helmim nga ushqimi të tetë fëmijëve në shkollë, shton AHV, shërbimet inspektuese të Agjencisë, në bashkëpunim me ekipet e Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar dhe Instituti për Shëndet Publik – Shkup, ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm në kuzhinën e shkollës.

“Katër vakte kontrolli janë marrë nga ushqimi që u është servirur nxënësve ditën e kaluar, mostrat e ushqimit – sallatë me kastravec, supë, musaka me mish të grirë dhe patate dhe krikera që do të testohen në laborator. Gjithashtu, për analiza laboratorike janë marrë pesë tampona nga sipërfaqet dhe pajisjet e punës, si dhe tamponat e duarve nga punonjësit në kuzhinë”, thanë nga AUV.

Drejtori i shkollës “Gjorgija Pulevski”, Aleksandar Filipçev, tha se rreth 140 nxënës të klasave të ulëta, të cilët kanë vijuar mësimet gjithëditore dhe kanë ngrënë në kuzhinën e shkollës, sot nuk janë në shkollë, ndërsa mësimdhënësit kanë raportuar se të gjithë kanë probleme me stomak, diarre dhe të vjella.

Siç tha drejtori, kuzhina e shkollës u mbyll menjëherë dhe nuk kishte vakt të ngrohtë për nxënësit. Pasi që fëmijët nuk mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë pa vakt të ngrohtë.

Ai shtoi se rasti është raportuar në të gjitha institucionet kompetente dhe se është bërë një inspektim i jashtëzakonshëm.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

OJQ-të: Shkencat qytetare, në planin arsimor

Published

on

Shoqatat e ndryshme ekologjike vlerësojnë se Shkencat Qytetare duhet të jenë pjesë e procesit edukativo arsimor duke nisur që nga mësimet në kopsht. Nga shoqata Eco Logic thanë se shkollat janë të përgatitura të pranojnë Shkenca Natyrore në programet mësimore megjithatë duhen bërë modifikime të caktuara. Siç thanë nga kjo shoqatë ekzistojnë programe të caktuara që shkollat I punojnë në temën e ambientit jetësor por nuk janë të përfshira sa duhet. Madje, nga Eco Logic kujtojnë institucionet përgjegjëse se zbatimi i Shkencave Qytetare në shkolla kërkon infrastrukturë dhe kushte të posaçme që për momentin shumë shkollave ju mungon.

“Kjo është pikëpyetje, në disa shkolla ka të ashtuquajtura laboratori, diku nuk ka laboratori. Nëse flasim për lloje tjera të aktiviteteve, diku nuk duhen laboratori, duhet një qasje tjetër dhe materiale tjera. Vitet e kaluara, në 13 institucione, 8 shkolla fillore dhe 5 kopshte kemi hapur të ashtuquajtura Eco kate të cilat i pajisëm me materiale të caktuara që ata të mund të realizojnë eksperimente dhe të mund të përfshihen në këtë koncept. Duhet të bëhet më shumë, këtë nuk mund ta bëjnë vetëm shoqatat, këtë duhet ta bëj shteti në mënyrë sistematike në të gjitha institucionet”, tha Nikolla Neshkovski, Eco Logic.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: Kodra e Diellit së shpejti me investitor vendas

Published

on

Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka akuzuar Qeverinë e shkuar se ka mashtruar qytetarët për Kodrën e Diellit. Sipas Kasamit, nuk ka pasur asnjë marrëveshje gojore apo parakontratë me ndonjë firmë për privatizimin e Kodrës së Diellit, apo dhënien e të njëjtës me partneritet publiko- privat, por kanë qenë vetëm fjalë boshe dhe marketing parazgjedhor. Kasami paralajmëron së shpejti marrëveshje me një kompani vendase, e cila sipas tij ka interesim serioz për marrjen nën koncesion të Kodrës së Diellit.

“Fatkeqësisht si shumë mashtrime të tjera të Qeverisë së kaluar, edhe ky është një mashtrim klasik, nuk ka asnjë kontratë të formalizuar. Ka pasur një interesim paraprak të njërit nga ministrat e asaj qeverie, por me largimin e atij ministri përfundoi gjithçka….Jemi në fund të përpilimit dhe miratimit të planit urbanistik që do jetë një stimul i fuqishëm i investimeve private dhe publike në Kodrën e Diellit që përfundimisht ky resort do merr pamjen e një resorti modern. Po ashtu me partnerët e koalicionit, jemi duke biseduar me kompani private të cilat janë të interesuara për të gjet investues për këtë zonë. Pra bëhet fjalë për një kompani me renome ndërkombëtare që vijnë nga Теtova dhe me të cilat kanë nisur kontaktet e para me operator ndërkombëtar për të investuar por jo vetëm , pra edhe për të sjellë turistë”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Deri më tani, edhe përkundër premtimeve të shumta, e vetmja gjë që është bërë në Kodër të Diellit, është asfaltimi i rrugës së vikend shtëpizave. Drejtori i Kodrës së Diellit, Adem Abdullahu përmes telefonit tha se kanë nisur të bëhen parapërgatitjet gjegjësisht kontrollet për sezonin dimëror.

Kodra e Diellit, edhe sivjet do ta nis sezonin me shumë pika kanalizimi që përfundojnë në rrugë duke shkaktuar akull dhe vështirësi kalimi, si dhe papastërti dhe aromë të keqe. Edhe përkundër alaramimit për vite me radhë, këto pika ku është i dëmtuar kanalizimi, asnjëherë nuk u rregulluan siç kërkojnë standardet. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat