Lajme nga vendi
Iu dha ryshfet policëve të Maqedonisë së Veriut, arrestohet shtetasi i Greqisë

Një shtetas grek është arrestuar mesditën e djeshme në pikën kufitare “Tabanoc”. Sipas njoftimit të policisë, i njëjti ka tentuar të korruptojë policët e pikës kufitare.
“Me datë 29.04.2024 në ora 12:40 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.K (49) nga Republika e Greqisë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”. Gjatë kontrollit kufitar të pasaportës, ai në automjetin “Ford” me targa gjermane, me të cilin drejtonte, vendosi para si ryshfet në dokumentin e tij të udhëtimit. Paratë me vërtetim për sendet e konfiskuara janë konfiskuar, ndërsa personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë në SPB-Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Lajme nga vendi
E premtja dite jo punë për besimtarët ortodoks, e hëna për të gjithë

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale njofton se sipas ligjit për festat, 17 prilli, e premtja e madhe, apo e premtja para Pashkëve, është ditë jo pune për gjithë besimtarët ortodoks në Maqedoni të Veriut. Ndërkohë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë 20 prilli, dita e hënë, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks.
Lajme nga vendi
Millanov: Deri më tani janë asgjësuar rreth 300 tonë ushqim i pasigurt

Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Milanov dje në TV21 bëri të ditur se deri më tani janë asgjësuar rreth 300 tonë ushqim i pasigurt.
Sipas tij, kontrollet janë forcuar dhe shumica e ushqimeve të pasigurta janë tërhequr nga tregu para se të arrijnë te konsumatorët.
“Rreth 300 tonë ushqime të pasigurta u zbuluan për shkak të mospërputhjes në të njëjtin ushqim. Bëhet fjalë për ëmbëlsirat, produktet e qumështit, mishin e kuruar, ushqimet e përpunuara, ujërat natyrale minerale, mjaltin, frutat, perimet”, tha drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.
Ai tha se edhe pse AUV është përgjegjëse për zbatimin e kontrolleve të sigurisë së ushqimit, përgjegjësinë përfundimtare për ushqimin e pasigurt e kanë operatorët.
“Ne si Agjenci kemi obligim që të bëjmë kontrolle të rregullta dhe të garantojmë sigurinë e ushqimeve të vendosura në treg, por operatorët, si subjekte që ofrojnë ushqimin, mbajnë përgjegjësi të plotë për atë që ofrojnë për konsumatorët”, tha Oliver Millanov.
Lajme nga vendi
BDI: Kreshniku në shënjestër të hakmarrjes politike

Informacionet se një prokuror publik, që ka qenë pjesë e lëndës, është tërhequr për shkak të mospajtimeve rreth kualifikimit të veprës dhe veçanërisht për shkak të presioneve politike nga partitë në Qeveri, në një shtet normal do të ishin alarm për gjithë shoqërinë. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, e cila siç thuhet, me shqetësim të thellë po i ndjek zhvillimet lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe mënyrën si institucionet e drejtësisë po e trajtojnë këtë proces, nën presion të qartë politik dhe me qëllim që faji të hidhet mbi të tjerët, për të mbrojtur njerëzit e pushtetit.
Reagimi i plotë i BDI-së:
Tri pyetje për drejtësinë selektive!
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) me shqetësim të thellë po i ndjek zhvillimet lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe mënyrën si institucionet e drejtësisë po e trajtojnë këtë proces, nën presion të qartë politik dhe me qëllim që faji të hidhet mbi të tjerët, për të mbrojtur njerëzit e pushtetit.
Informacionet se një prokuror publik, që ka qenë pjesë e lëndës, është tërhequr për shkak të mospajtimeve rreth kualifikimit të veprës dhe veçanërisht për shkak të presioneve politike nga partitë në Qeveri, në një shtet normal do të ishin alarm për gjithë shoqërinë.
Në realitetin tonë, heshtja e institucioneve flet më zëshëm se çdo vendim.
Dje u soll një vendim që pothuajse të gjithë të ndaluarit të lirohen nga paraburgimi aktiv, përveç Kreshnik Bekteshit, i cili vazhdon të mbahet në paraburgim – një person që prej kohësh është në shënjestër të hakmarrjes politike.
Kjo tashmë nuk është çështje individuale, por një model i rrezikshëm i drejtësisë selektive, që po shndërrohet në instrument për presion dhe eliminim politik.
BDI kërkon publikisht dhe menjëherë që Prokuroria t’u përgjigjet qytetarëve:
A është e vërtetë se një prokuror është tërhequr për shkak të hetimit të udhëhequr politikisht?
A do ta lejojë Prokuroria që të shndërrohet në instrument të hakmarrjes politike ndaj opozitës?
Cilat janë kriteret, sipas të cilave disa lirohen, e disa mbeten në paraburgim pa prova të mjaftueshme dhe me hetim të paqartë?
Kjo nuk është drejtësi – kjo është politikë e kamufluar si gjyqësor.
Nuk duhet të lejojmë që tragjedia e Koçanit të përdoret për propagandë politike dhe për të fshehur përgjegjësinë e strukturave në pushtet.
BDI nuk mbron individë, por mbron drejtësinë si parim – të barabartë për të gjithë./koha.mk/
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve