Lajme nga vendi
Afati për regjistrimin e personave të sëmurë skadon pas mesnate

Në mesnatë skadon afati për regjistrim të votuesve të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm që të mund të vizitohen në shtëpitë e tyre më 7 maj dhe të votojnë në zgjedhjet parlamentare.
Regjistrimi bëhet në Komisionit Komunale të Zgjedhjeve dhe ka të bëjë vetëm për zgjedhjet parlamentare, përderisa kërkesat e pranuara të të sëmurëve dhe personave të pafuqishëm për votim në zgjedhjet presidenciale më 24 prill janë të vlefshme edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“Votuesi i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim (person i pafuqishëm ose i sëmurë), ndërsa dëshiron të votojë për këtë do ta njoftojë KKZ më së voni 7 ditë para ditës së caktuar për votim gjegjësisht deri më 30 prill në mesnatë”, qëndron në Rregulloren për zgjedhjet parlamentare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Për personat të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm ndërsa duan të votojnë gjithashtu në KKZ duhet të dorëzohet dokumentacion adekuat mjekësor.
Më 4 maj skadon afati për kërkesa për votim të personave të cilët janë në arrest shtëpiak.
Të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, personat në arrest shtëpiak dhe personat në shtëpitë e të moshuarve votojnë një ditë para zgjedhjeve edhe atë më 7 maj.
Lajme nga vendi
Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.
Nuk ka persona të lënduar.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Lajme nga vendi
Sërish lirohen çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni

Çmimi i benzinë BS-95 pas mesnate do të lirohet për 2 denarë, ndërsa çmimi i benzinës BS-98 do të lirohet për 2,5 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, përcjell TV21. Edhe çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të lirohet për 2 denarë.
Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:
Benzina BS-95 – 74,0 den/l
Benzina BS-98 – 76,0 den/l
Nafta – 66,5 den/l
Vaji ekstra i lehtë – 66,5 den/l
Ky lirim i paraparin vendimit të 7 prillit, ku çmimet e derivateve të lartpërmendura u ulën për gjysmë denari. Ndërsa sot, çmimet e derivateve në tregjet ndërkombëtare pësuan rënie për 2,6 për qind.
Lajme nga vendi
Shtetasi grek tentoi të korruptojë me pesë euro doganierin në Tabanoc

Një shtetas grek është arrestuar dje në kalimin kufitar “Tabanoc” pasi tentoi të ryshfetejë doganierin me pesë euro.
Më 08.04.2025, në orën 10:05, në kalimin kufitar Tabanoc, gjatë hyrjes në RMV, punonjësit e policisë e ndaluan shtetasin S.P.P. (40 vjeç) nga Republika e Greqisë, për shkak të dyshimeve të arsyeshme për kryerjen e veprës penale “dhënie ryshfeti”, sipas nenit 358, paragrafi 1, të Kodit Penal. Gjatë kontrollit kufitar, ai dorëzoi dokumentet për një mjet transporti “Ford” me targa gjermane që e drejtonte dhe në kartonin e gjelbër kishte vendosur një bankënotë prej pesë eurosh – njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Pas dokumentimit të rastit, do të ndërmerren veprimet përkatëse dhe do të bëhet padia e duhur.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve