Connect with us

Lajme nga vendi

Zhelina, Leshnica dhe Strimnica e dhanë BESËN se më 8 maj do të votojnë për Ndryshimin që VLEN!

Published

on

Bartësi i Listës së Koalicionit VLEN në njesinë e 6 zgjdhore, Bilall Kasami dhe kandidati për deputet Adnan Azizi, sot vizituan vendbanimet e Komunsë së Zhelinës. Kasami dhe Azizi biseduan me qytetarët e të gjithë fshatrave dhe dëgjuan hallet e tyre. Banorët e rrethit të Zhelinës thanë se edhe krahas trasnive dhe kërcënimeve të shumta që u bën BDI përmes policisë ata nuk frikohen dhe më 8 maj do të votojnë për Ndryshimin që VLEN.

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bartësi i Listës së Koalicionit VLEN në njesinë e 6 zgjdhore, Bilall Kasami tha se jo vetëm qytetarët e Tetovës dhe Pollogut por të gjithë qytetarët shqiptar në Maqedoni e meritojnë të kenë kushte të mira, dhe investime, njëjtë siç ndodh në Tetovë. Banorët e rajonit të Dërvenit thanë se do të mbështesin ndryshimet, pasi kanë besim tek puna e Bilall Kasamit si kryetar Komune.

“Sot pra jemi për vizitë të komunës së Zhelinës, dhe tani jemi në fshatin Zhelinë, që është qendra e komunës. Jemi këtu për të bashkëbiseduar me aktivistë dhe banorët e fshatit për zgjedhjet e 8 majit. Ne si koalicion VLEN jemi futur në këto zgjedhje për të bërë ndryshimin, ndryshimin e shumëpritur tek shqiptarët e Maqedonisë. Ky ndryshim është i rëndësishëm edhe në rrafshin e të drejtave tona kolektive si shqiptarë, por edhe në rrafshin lokal. Vetë Komuna e Zhelinës është shembull më tipik se përse ne duhet të luftojmë të keqen, se përse ne duhet të punojmë që të jemi pjesë e ekzekutivit të ardhshëm, pjesë e qeverisë së ardhshme, sepse kjo komunë ka qenë ndër komunat më të diskriminuara nga qeverisja e kaluar e BDI-së, vetëm se ka qenë komunë opozitare. Edhe përkundër këtij fakti, kryetari ka bërë të pamundurën që të realizojë projekte në interes të qytetarëve dhe sigurisht që shembulli i kësaj komune tregon, që me një angazhim maksimal, të një pushteti mund të arrihet dhe të realizohen projekte në interes të qytetarëve. Tani kur e kemi mundësinë e artë që të bëjmë ndryshimin edhe në pushtetin qendror, që t’i ndihmojmë edhe Zhelinës, edhe çdo komune tjetër shqiptare, që t’ju ndihmojmë të gjithë shqiptarëve që edhe pushteti qendror të jetë në interes të qytetarëve. Premtimi ynë në këto zgjedhje është që për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, 500 milionë euro të ndajmë për investime kapitale në komunat shqiptare. Kjo nënkupton projekte konkrete edhe për Komunën e Zhelinës. Ky investim ka të bëjë me salla sporti, me rrugë, me kanalizime, me objekte të shkollave dhe gjithçka që ka të bëjë me infrastrukturën lokale. Kjo ka të bëjë me një zhvillim të baraspeshuar lokal dhe rajonal, me çka ne do t’i japim një impuls të ri rajoneve shqiptare që të ndalim edhe këtë largim dhe ekzodus të rinisë tonë drejt Perëndimit”, ka thënë Kasami në deklaratën e tij para mediave.

Lajme nga vendi

Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli konkursin për Qytetin e Kulturës për vitin 2025

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli sot Konkursin për financimin e një projekti me interes kombëtar, eventin “Qyteti i Kulturës në 2025”.
Në konkurs mund të marrin pjesë komunat në Republikën e Maqedonisë, me përjashtim të qytetit të Shkupit dhe komunat e qytetit të Shkupit, qëllimi i të cilit është krijimi i kushteve për zhvillim të balancuar kulturor, disponueshmëria e vlerave kulturore për qytetarët, si. si dhe ringjalljen e kulturës në nivel lokal.
Regjistrimi bëhet me aplikim elektronik në Portalin Kombëtar për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk, duke filluar nga 22 nëntor 2024. në orën 14:00, më 22 dhjetor 2024. në orën 14:00.
Përdoruesit do të mund të gjejnë udhëzime teknike dhe mbështetje gjatë regjistrimit dhe procesit të aplikimit në faqen e internetit uslugi.gov.mk (https://uslugi.gov.mk/frequently-asked-questions.nspx), si dhe përmes kontaktit qendra e këtij portali kombëtar për shërbimet elektronike.
Një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit është promovimi dhe aksesi i kulturës maqedonase, ndërsa projekti “Qyteti i Kulturës” forcon zhvillimin kulturor dhe zhvillimin e turizmit në nivel lokal dhe bashkëpunimin me vetëqeverisjen lokale. kontribuon në nxitjen ekonomike dhe turistike të bashkive në të gjithë vendin.
“Qyteti i Kulturës” në vitin 2024 ishte Kriva Pallanka, e cila gjatë gjithë vitit prezantoi një program të pasur dhe koncept të qëndrueshëm programor, me zhanre dhe estetikë të ndryshme nga krijimtaria tradicionale dhe bashkëkohore, me pjesëmarrjen e artistëve përkatës vendas dhe të huaj.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gashi për ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik

Published

on

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka uruar Ditën e Alfabetit. Ai ka thënë se në Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe kujtojmë dhe nderojmë këtë moment historik, që shënon përfundimin e Kongresit të Manastirit dhe mishëron identitetin e popullit shqiptar.

“Si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, e vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik, ndërsa angazhohem për të siguruar që ajo të trajtohet me barazi dhe respekt në çdo nivel të jetës institucionale dhe shoqërore. Ndërkaq, për mua si shqiptar kjo ditë paraqet një thelb të pashkëputur të identitetit tim, që më bën krenar. Të gjithë shqiptarëve kudo në botë, gëzuar 22 Nëntorin!”, shkruan Gashi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kina hapi dyert, qytetarët nga Maqedonia dhe 8 vendeve të tjera do të mund të udhëtojnë pa viza

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi sot se do të zgjerojë politikën pa viza në nëntë vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Midis 30 nëntorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2025, politika pa viza do të zbatohet për poseduesit e pasaportave nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia, tha në një konferencë shtypi në Pekin Zëdhënësi i Ministrisë Lin Jian.

Përveç kësaj, Kina do të zgjasë gjithashtu periudhën e qëndrimit pa viza nga 15 deri në 30 ditë, njofton Reuters.

Duke filluar nga 30 nëntori 2024, mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga 38 vende, duke përfshirë nëntë vendet e reja të shtuara, do të mund të hyjnë në Kinë pa vizë për biznes, turizëm, vizitë të afërmve dhe miqve, shkëmbim vizitash dhe tranzit, jo më shumë se 30 ditë.

Continue Reading

Më të lexuarat