Connect with us

Lajme nga vendi

Demiri: Do ta shkarkoj drejtorin mjekësor të Toksikologjisë

Published

on

Pak më parë në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri ka njoftuar shkarkimin e drejtorit mjekësor të Klinikës së Toksikologjisë.

“Sot do ta shkarkoj drejtorin mjekësor të Klinikës së Toksikologjisë, dr. Danil Petrovski”, tha ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri në konferencë.

Ai për drejtoreshën ekonomike Besija Iljazi tha se nuk ka dijeni për shkelje.

I pyetur se çfarë shkollimi ka Iljazi, ai tha se ka arsim të lartë, por nuk e di se çfarë.

Iljazi është emëruar më 14 shkurt, një ditë para formimit të qeverisë teknike ndërsa punonjësit reagojnë se është emëruar edhe pse nuk i plotëson kushtet e përcaktuara me ligj për drejtorët.

Advertisement

Lajme nga vendi

Policia sekuestron dy vetura, zhvillonin gara në magjistralen Kumanovë–Shkup

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë sekuestruar 2 vetura pas raportimeve për gara të jashtëligjshme në magjistralen Kumanovë-Shkup

“Më datë 16.04. dhe me datë 17.04.2025, në Policinë e Kumanovës është raportuar se në magjistralen Kumanovë – Shkup janë duke u zhvilluar gara të egra me vetura që shkaktonin zhurmë të madhe. Menjëherë janë marrë masa nga punonjësit policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Kumanovë dhe për shkak të dyshimit për kundërvajtje në komunikacion, automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa regjistrimi të Prilepit i drejtuar nga M.V. (20) nga fshati Dollneni i Prilepit dhe automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.R. (21) nga Tetova, janë sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhen denoncimet përkatëse”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI: HISTORI PA SHQIPTARË – PROGRAMI I RI PËR KLASËN E VII-TË I FSHIN SHQIPTARËT NGA TEKSTET SHKOLLORE

Published

on

Programi i ri i Byrosë për Zhvillim të Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për lëndën “Histori dhe Shoqëri” në klasën e VII-të përfaqëson një hap prapa dhe një fyerje të rëndë për shqiptarët në këtë vend.

Ky dokument, që duhet të udhëzojë autorët në përgatitjen e librave shkollorë, i injoron plotësisht shqiptarët, kulturën, historinë dhe kontributin e tyre në shtetin tonë të përbashkët.

Në versionin e mëparshëm të këtij programi, të përgatitur nga qeveria e kaluar, qartazi kërkohej që nxënësit të mësojnë historinë e popullit të tyre dhe të popujve të tjerë që jetojnë në vend.

Aty nxitej ndërgjegjësimi për identitetin, bashkëjetesën dhe respektin ndërkulturor.

Në programin e ri, këto përmbajtje janë fshirë pa asnjë shpjegim. Mungon çdo përmendje për shqiptarët dhe për rolin e tyre në zhvillimet historike, kulturore dhe shoqërore të këtij shteti.

Advertisement

Ky nuk është një ndryshim teknik. Është një mesazh politik – për të krijuar një histori ku shqiptarët nuk ekzistojnë.

Është përjashtim i qëllimshëm nga rrëfimi i përbashkët dhe një përpjekje për të ndryshuar mënyrën se si brezat e rinj do ta kuptojnë këtë vend dhe ata që jetojnë në të.

Historia dhe shoqëria nuk mund të mësohen duke injoruar njërin nga popujt kryesorë të shtetit.

Programi i ri jo vetëm që ua mohon nxënësve shqiptarë të drejtën për të parë veten në librat shkollorë, por dëmton vetë përpjekjen për bashkëjetesë, barazi dhe respekt të ndërsjellë.

U bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse që të tërheqin këtë program të njëanshëm dhe të rikthejnë një qasje gjithëpërfshirëse që reflekton realitetin shoqëror dhe historik të Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Shqiptarët nuk janë të padukshëm – as në të kaluarën, as në të tashmen, dhe nuk mund të përjashtohen nga asnjë faqe e historisë sonë të përbashkët.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Digjet një shtëpi në Kavadar, humb jetën një 78-vjeçar

Published

on

Qendra për Menaxhimin të Krizave (QKK) raportoi se në 24 orët e fundit në numrin e vetëm të Emergjencës 112 në QKM janë regjistruar gjithsej 2423 thirrje, nga të cilat 60.92% kanë qenë thirrje “reale”, dhe 39,08% janë për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve

Nga thirrjet aktuale në 112 në Qendrën Qendrore të Urgjencës, 58,45% i janë drejtuar Policisë, 32,57% Urgjencës Mjekësore dhe 4,23% Zjarrfikësve.

Në 24 orët e fundit ka pasur nëntë zjarre hapësira të hapura, konkretisht në rajonin e Tetovës dhe të Shkupit, ndërsa zjarrfikësit në të njëjtën kohë kanë shuar zjarre edhe në vendbanime tjera.

“Por një zjarr në një zonë urbane ka qenë tragjik për një të moshuar në Kavadar. Konkretisht, Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QRMK) Veles përcjell njoftimin e njësitit të zjarrfikësve të Kavadarit, se nga ora 09:24 deri në ora 10:10, dy zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës kanë fikur një bombol gazi të djegur në një shtëpi në rr. “Strasho Pinxhur” nr. 37 në Kavadar, ku në vendin e zjarrit është gjetur një mashkull i moshuar, i cili me shumë gjasa është ngufatur. Të pranishëm kanë qenë edhe ekipet e emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit 78-vjeçar (Komuna e Kavadarit), thonë nga QMK.

Continue Reading

Më të lexuarat