Lajme nga vendi
Taravari nga Berlini: Diaspora din të sensibilizohet për ndryshim, asnjë proces i rëndësishëm për vendin nuk është bërë pa ta
Qindra bashkëqytetarë mirëpritën mbrëmë kandidatin për president, Arben Taravarin si shenjë përkrahjeje dhe mbështetjeje për ndryshimin që premton koalicioni VLEN.
E pikërisht duke parë vullnetin për ndryshim, Taravari nga ky tubim qendror Taravari theksoi se asnjë proces politik nuk është bërë pa diasporën sepse ata dinë të sensibilizohen për të bërë ndryshimin. Prandaj sipas tij nuk ka asnjë dyshim se kjo do të dëshmohet edhe më 24 Prill dhe 8 Maj.
“Nuk ka pasur proces të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut që është bërë pa diasporën, duke u nisur nga lëvizja e parë politike. Universiteti i Tetovës, ishte projekt i pamundur pa përkrahjen e diasporës, gjithashtu deri tek vendosja e kësaj partie që tani është në pushtet, sikur që tani jeni të përkushtuar nga diaspora për ta ndryshuar këtë parti. Dy herë kam garuar në Gostivar dhe ka ardhur një numër i konsideruar i mërgimtarëve. Ata sensibilizojnë popullatën dhe tregojnë se sa është e rëndësishme të votohet për t’u bërë ndryshimi. U bashkuam edhe ne tani e bëmë punën tonë, ju vazhdoni ta bëni punën tuaj, votonin rotacionin politik që duhet të ndodhë në Maqedoni të Veriut. Në këtë mënyrë ne të mundësojmë që një pjesë të kthehet të jetojnë në Maqedoni të Veiut. Ju mund të komunikoni me plot njerëz, të kërkoni që më 24 prill të na përkrahin, sepse 24 prilli do të jetë çelësi i fitores së madhe parlamentare më 8 maj”- theksoi Taravari në tubimin qendror me mërgatën në Berlin.
Lajme nga vendi
Me ekspozitën kolektive përfundon Kolonia Artistike
Me ekspozitën kolektive të artistëve pjesëmarrës, mbrëmë në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë është përmbyllur Kolonia Artistike “Tetova 2024”.Në kuadër të kësaj kolonie artistike morrën pjesë piktorë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali i zi e kështu me rradhë. Këta artistë nga 30 shtatori qëndruan në Kodrën e Diellit ku edhe kanë pikturuar ndërsa veprat e tyre që janë realizuar gjatë kësaj kohe janë ekspozuar mbrëmë para artdashësve tetovarë.Piktorët pjesëmarrës janë shprehur të kënaqur që janë pjesë e kësaj kolonie artistike ndërsa shprehen edhe mirënjohje për organizatorët.deklarata Drejtoresha e Galerisë së Arteve Pamore Besa Dauti në mbylljen e Kolonisë Artistike Tetova 2024 është shprehur ky organizim tashmë tradicional ka arritur që të bashkojë artistë nga vendet e rajonit në një vend duke krijuar vepra unike që do të pasurojnë edhe fondin e galerisë.Deklarata Besa DautiMe këtë rast, në mbylljen e kësaj ekspozite janë ndarë mirënjohje për të gjithë piktorët pjesëmarrës, komunën e Bogovinës, Televizionin Koha e kështu me rradhë.Ekspozita e Kolonisë Artistike që është e 15 me radhë do të qëndrojë a hapur për disa ditë me radhë. Sipas organizatorëve eventet e këtilla janë të mirëseardhura për institucionin tonë ku artistët krijojnë dhe ndajnë mes veti eksperienca dhe kultura të ndryshme nga vendet që ata vijnë dhe se arti nuk njeh kufij dhe nuk bën diferenca në baza etnike dhe fetare. Tv Koha
Lajme nga vendi
Edhe pas shumë premtimeve fshati Jazhincë akoma pa mjek
Banorët e fshatit Jazhincë të komunës së Jegunocit,vazhdojnë të kenë probleme me marrjen e shërbimeve shëndetësore primare. Përderisa problemi kishte filluar të zgjidhet, megjithatë I njejti has në vështirësi burokratike. Banorët e këtij fshati, vite me rradhë kërkojnë që të gjendet zgjidhje lidhur me mungesën e mjekut edhe pse ambulanta tashmë është rregulluar në aspektin infrastrukturor.Nuk ka Ministër të Shëndetësisë në këto 10 vite që nuk ka premtuar zgjidhje për këtë problem por vetëm në mënyrë deklarative ndërsa mjeku amë në këtë fshat nuk arriti asnjëherë. Mjek për këta banorë premtoi edhe ministri shëndetësisë Arben Taravari, por në një formë më moderne, përmes telemedicinës. Kjo do të thotë se në vend të mjekut në fshat të vihet një infermiere kujdestare dhe një kompjuter me internet për kontakt me mjekun, i cili do bëj ekzaminimin dhe këshillimin e infermieres se çfarë trajtimi duhet t’i jepet pacientit.Zgjidhje tjetër sipas Taravarit nuk ka.Tarabari Fshati Jazhincë ka 30 vjet pa shërbim shëndetësor. E ka objektin e ambulancës, por nuk ka mjek amë, ndërsa banorët detyrojnë të udhëtojnë drejt fshatrave të tjerë ose mbi 35 kilometra për të shkuar në Tetovë për mjekim. Fshati Jazhincë ka rreth 150 shtëpi dhe mbi 1000 banorë të cilët përveç mungesës së ambulancës, kanë edhe probleme infrastrukturore. Në situatë të njëjtë janë edhe shumë fshatra të tjerë të malësisë sëSharrit, të cilët gjatë sezonit të dimrit, e kanë pothuajse të pamundur vizitën të mjeku si pasojë e mungesës së transportit, por edhe kushteve të këqija për udhëtim. Tv Koha
Lajme nga vendi
Ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare mjeku I njohur nga Tetova Ilmi Mustafai
Ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare mjeku I njohur nga Tetova Ilmi Mustafai.Lajmi është bërë I ditur nga familjarët ku njoftohet se në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme ndërroi jetë mjeku specialist Ilmi Mustafai Pneumoftiziolog.Doktor Ilmi Mustafai lindi në fshatin Çegran të Gostivarit në vitin 1947. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer né Tetovë. Fakultetin e Mjekësisê dega Mjekësi e Përgjithshme e kreu në Nish në vitin 1973. Fill pas fakultetit së pari punoi në fshatrat e Tetovës si Mjek i Përgjithshëm dhe prej vitit 1978 në Spitalin e Tetovës. Specializimin e Pneumoftiziologjise e kreu në Shkup në vitin 1986. Ai punoi si mjek deri né vitin 2012 kur edhe u pensionua. Pas vetes la 2 fëmijë dhe bashkëshorten.Në praninë e shumë familjarëve ai u varros sot në varrezat e qytetit të Tetovës.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve