Lajme nga vendi
Taravari nga Struga: Rritja e pagës minimale deri në 800 euro për të luftuar emigrimin

Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari, ka shprehur zotimin për të luftuar emigrimin duke rritur pagën minimale në vendin tonë. Në kuadër të qeverisjes së ardhshme, planifikohet që pagat të rriten deri në 800 euro, duke krijuar mundësi të reja për të rinj e të reja që të qëndrojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.
Përmes granteve për teknologji e inovacion, Taravari tha se qeveria synon të mbështesë idetë e tyre kreative, duke u fokusuar në zhvillimin e vendit si një alternativë atraktive për të rinjtë.
“Emigrimi në vendin tonë është mbi çdo normë, shifrat janë alarmuese. Ne nuk mund të qendrojmë indiferent krahas kësaj situate. Kështu që, si qeverisje e ardhshme e VLEN, ne do të marrim vendim për rritjen e pagës. Do të angazhohemi parreshtur që paga minimale deri në fundin e mandatit tonë të parë qeverisës të jetë 800 euro. Përmes granteve për teknologji e inovacion, do të mbështesim të rinj e të reja, me idetë e tyre kreative, të cilat në radhë të parë i shërbejnë zhvillimit tonë si shtet. Kjo do të jetë edhe një arsye shtesë për ta që të shohin të ardhmen këtu tek ne, jo larg shtëpive të tyre, jo larg vendlindjes së tyre.” – marrë nga fjalimi i Arben Taravarit në tubimin qendror në Strugë.
Lajme nga vendi
Është arrestuar drejtori i një institucioni shëndetësor, dyshohet për ryshfet prej 20.000 euro

Një aksion i fundit policor ka çuar në arrestimin e Muhsin Arifit, drejtor i Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative në Shkup dhe njëherazi kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Saraj.
Arifi dyshohet së bashku me një ndërmjetës, ka kërkuar dhe marrë një ryshfet prej 20,000 eurosh për të siguruar vendosjen e një personi të sëmurë dhe të pamundur në një institucion geriatrik.
Ky akt që ka tronditur opinionin publik dhe ka ndezur reagime të forta në rrjetet sociale dhe në skenën politike.
Muhsin Arifi është figurë e njohur në radhët e Aleancës për Shqiptarët, partia që udhëhiqet nga Arben Taravari. Arrestimi i tij ka vënë në siklet këtë subjekt politik, i cili prej vitesh ka ndërtuar profilin e vet mbi luftën kundër korrupsionit.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga vetë partia.
Lajme nga vendi
ASH: Hetuesia le ta zbardh rastin, kemi paralajmëruar edhe zyrtarët tanë ska kompromis me korrupsionin!

Duke pasur parasysh se personi M.A është propozuar nga ASH për zgjidhje të përkohshme për drejtor të ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative “13 Nëntori Shkup”, konsiderojmë të nevojshme të njoftojmë si në vijim: ASH u bën thirrje organeve kompetente shtetërore që në një procedurë të shpejtë dhe efikase të sqarojnë të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me ngjarjen konkrete penale. Kushdo që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo politike. Dhënia e drejtësisë duhet të jetë jo selektive dhe në përputhje me të gjitha mekanizmat dhe vlerat themelore kushtetuese dhe ligjore.
Aleanca për Shqiptarët mbetet fuqishëm e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe në reformimin rrënjësor të sistemit shtetëror, me qëllim që të gjitha dukuritë devijante të minimizohen. Populli shqiptar nuk meriton të përfaqësohet nga persona që eventualisht përpiqen të pasurohen në mënyrë të paligjshme mbi vuajtjet shëndetësore të qytetarëve. Kjo është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet që ne përfaqësojmë.
Organet partiake të Aleancës për Shqiptarët do të ndërmarrin të gjitha hapat statutare të nevojshme për ruajtjen e imazhit dhe integritetit të partisë.
Lajme nga vendi
“Zënka nuk ka… Dua që në fund VLEN të fitojë” – tha Taravari në Click Plus

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari në Click Plus tha se brenda koalicionit VLEN nuk ka zënka dhe keqkuptime. Taravari shtoi se në zgjedhjet lokale dëshiron që koalicioni VLEN të dal me rezultat më të mirë.
“Jo zënka nuk ka. Keqkuptime nuk ka, por kemi divergjenca të qëndrimeve. Çdo herë kur kam hyrë në një garë kam dashur që të dalim sa më mirë. Përsëri në këtë garë politike në zgjedhjet lokale dua që si koalicion si VLEN të dalim me rezultat më të mirë. Prandaj nuk është me rëndësi përqindja e kandidatëve aspak. Hajde i testojmë emrat, kush janë më të mirë prej atyre vendbanimeve me të cilët mund të fitohet, jam i gatshëm që ASH le të ketë 1 komunë 2 komuna ose hiç komuna. Nuk është kjo me rëndësi. Në fund VLEN të fitojë”, tha Arben Taravari – kryetar i ASH-së.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve