Connect with us

Lajme nga vendi

Opozita shqiptare ngre në këmbë diasporën, udhëtime falas për të votuar në RMV

Published

on

Përmes një statusi në Facebook, Dashmir Olomani, shef shtabi I VLEN në Austri, ka njoftuar mërgimtarët qê jetojnë në Austri se ka filluar regjistrimi I atyre që duan të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut për të votuar. Ky organizim i koalicionit VLEN do të jetë falas dhe do realizohet më datë 07.05.2024 ora 19:00.

“E nderuara mërgata shqiptare nga Maqedonia e Veriut që jetoni e punoni në Austri, nga Kumanova deri në Manastir. Nga sot zyrtarisht fillon edhe regjistrimi I gjitha atyre që do të udhëtojn drejt vendlindjes për të votuar dhe mbeshtetur kualicionin VLEN. Shtabi zgjedhor VLEN-në Austri ,në Koordinim me Shtabin qëndror organizon udhëtim falas me Autobus

Udhëtimi bëhet diten e martë në mbremje, pra më dat:07.05.2024, duke u nisur në ora 19:00,nga staticioni I Autobusave në Erdbergstraße 202, 1030 Wien.

Më posht ju sjellim numrat e telefonit të personave Operativ ku mund të kontaktoni për të rezervuar udhetimin tuaj.

Ditëve në vijim do t’ju informojm edhe për tre(3) pika tjera në Austri nga do ketë udhëtim falas po me Autobus.

Advertisement

Enes Etemi nga Tetova Operativ për Vjenë:067764327771

Xhema Rushiti nga Gostivari Operativ për Vjenë:069911287387

Naser Emini nga Kërçova Operativ për Vjenë:0660 5461566

Nevzat Emini Struga Operativ për Vjenë:066493235242

Me shum respekt

Advertisement

Shtabi zgjedhor VLEN-Austri”, qëndron në njoftimin e Olomanit.

 

 

 

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Aksion i policisë në një klub nate në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup, kapen 8 shtetase të huaja të moshës 22 deri në 32-vjeç

Published

on

Mbrëmë (20.07.2024) në periudhën nga ora 00:00 deri në 02:00, policët e SPB Tetovë kryen një kontroll në një klub nate në rrugën rajonale Tetovë – Shkup. Gjatë kontrollit në objekt u gjetën tetë shtetase të huaja të moshës nga 22 deri në 32 vjeç nga Rusia, Moldavia dhe Shqipëria, të cilat kishin keqpërdorur qëndrimin e tyre, pra qëndronin në shtet në kundërshtim me qëllimin e deklaruar. Ato janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin e policisë për procedurë të mëtejshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Lëndohet rëndë elektriçisti nga Reçica e Vogël, duke kryer punime në një shtëpi bie në kontakt me një linjë të tensionit të lartë dhe pëson djegie

Published

on

MPB ka njoftuar se me datë 19.07.2024 në orën 10:10, në SPB Tetovë është raportuar se në Qendrën e Urgjencës në Tetovë është sjellë me djegie H.I. (60) nga Reçicë e Vogël e Tetovës. Sipas raportit, ai kishte ardhur në kontakt me një linjë të tensionit të lartë gjatë punës për instalimin e rrjetit elektrik në një shtëpi në ndërtim në Kallnik të Tetovës dhe kishte pësuar djegie. Inspektimi në vendngjarje është kryer nga një ekip i SPB Tetovë dhe një inspektor i punës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Protestohet në Shkup – kërkohet lirimi i menjëhershëm i Blerim Ramadanit

Published

on

Bashkëshortja, dy bijtë, familjarë të tjerë dhe pjesëtarë të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, kanë protestuar sot para Gjykatës në Shkup.

Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit, ushtarit nga Kosova i cili është nën arrest në organet e Maqedonisë së Veriut, pasi u ndalua në kufirin e Jazhincës me një fletarrest të lëshuar nga Serbia./TV21

Continue Reading

Më të lexuarat