Connect with us

Lajme nga vendi

Fushata për zgjedhjet parlamentare fillon më 18 prill

Published

on

Fushata zgjedhore e kandidatëve presidencialë për raundin e parë të zgjedhjeve të 24 prillit ka hyrë në gjysmën e dytë, ndërkaq pas pesë ditësh, më 18 prill, fillon fushata për zgjedhjet parlamentare. Në fokus është integrimi europian i vendit, reformat e nevojshme, situata ekonomike, krimi dhe korrupsioni. Komisioni Shtetëror Zgjedhor të premten ka konfirmuar listat e deputetëve për zgjedhjet parlamentare, ndërsa disa lista nuk janë pranuar. Është hedhur edhe shorti për radhën e fletëvotimit për zgjedhjet parlamentare.

Temat kryesore të shtatë kandidatëve janë qëndrimi ndaj integrimeve evropiane dhe Kushtetutës, ndërsa fushata zhvillohet edhe rreth polemikave, të cilat presidenti duhet t’ua ofrojë qytetarëve, si dhe mënyrave për të luftuar korrupsionin dhe krimin.

Në ditët në vijim fushata pritet të jetë edhe më e ashpër ndërsa vlerësimet e publikut janë se deri më tani gjithçka që është dashur të thuhet tashmë është thënë.

Presidenti aktual I shtetit  dhe kandidat i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, në një tubim tha edhe një herë se në këto zgjedhje janë profilizuar dy oferta të ndryshme politike, njëra që punon që  shteti të ecë përpara drejtë BE-së dhe e dyta që bën gjithçka për ta rikthyer vendin prapa në pasiguri.

Disa prej kandidatëve për president, përveç integrimeve evropiane dhe Kushtetutës, e kthyen fushatën e tyre nga raporti i fundit i “Freedom House”, ku vërehet kthim mbrapa në fushën e demokracisë, korrupsionit dhe krimit, duke i shënjestruar me ato vlerësime edhe  konkurrentët politikë.

Advertisement

Kandidatja për presidente që përkrahet nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni, Gordana Siljanovska-Davkova, tha se opinioni duhet ta mendojë faktin se ata që janë vendosur në nivelet më të larta të pushtetit dhe kanë marrë epitetin e të korruptuarve dhe të kriminalizuarve , tani thonë se do ta reformojnë Maqedoninë.

Edhe Arben Taravari, kandidati i koalicionit shqiptar “VLEN”, ka reaguar ndaj raportit të fundit të “Freedom House”, të cilin e ka cilësuar si shqetësues dhe ka thënë se sistemi i korrupsionit bashkë me zëdhënësit e tij që kandidohen për president, duhet të hiqen.

Kandidati për president Bujar Osmani nga radhët e BDI-së, i cili kandidon me sloganin President evropian, ka deklaruar se më e rëndësishmja për të do të jetë formimi i një bordi ndërkombëtar të përbërë nga përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe në koordinim me institucionet në vend,  do të bëjnë një riçertifikim të të gjithë bartësve të funksioneve publike në dy drejtime, nëse kanë ndonjë lidhje me interesat ruse dhe nëse janë të përfshirë në ndonjë formë korrupsioni.

Maksim Dimitrievski, nga partia ZNAM, në një konferencë për media sërish paralajmëroi për presione nga pushteti, të cilat, siç tha ai, kanë për qëllim ta largojnë atë nga përkushtimi i plotë në procesin zgjedhor. Ai theksoi se në më pak se një muaj është përballur me dy akuza, dhe tha se presion kanë pasur edhe punonëtorët në administratën publike dhe shtetërore, si dhe qytetarë të shtresave të ulëta sociale.

Kandidati për president Stevço Jakimovski akuzoi se kandidatët e dy partive më të mëdha politike në fushatën e tyre vetëm po dëshmojnë se do të jenë dorë e zgjatur gjatë mandatit të tyre.

Advertisement

Biljana Vankovska, e cila është kandidate e së majtës, tha se Kushtetuta si akti më i lartë juridik nuk mund më të “arnohet”  duke pasur parasysh se tani  është e “arnuar”  dhe i ngjan fustanit së Hirushes me amendamente të panumërta. Sjellja e një kushtetute të re, moderne dhe bashkëkohore të shekullit  21-të për një komb modern maqedonas, është pjesë e programit të saj politik.Medina Ajeti Ali /SHENJA/

Advertisement

Lajme nga vendi

Aksion kundër lypjes në Tetovë – dy persona të identifikuar nga policia

Published

on

Zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me punëtorë socialë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, kanë zhvilluar më 11 nëntor (nga ora 11:00 deri në 16:00) një aksion në kuadër të planit për parandalimin e lypjes në qytet .
Gjatë kontrollit, rreth orës 12:20, në rrethrrotullimin e rrugëve “Iliria” dhe “Ilinden” është gjet duke lypur N.F. (42) nga Tetova. Po ashtu, në orën 12:50 në rrugën “Ilinden” është konstatuar se M.D. (19) nga Koçani po lypte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës katër dhe një vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, pas dokumentimit të plotë të rasteve, personat e përfshirë janë marrë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë për procedurë të mëtejshme.
Aksione të tilla, siç njofton MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin e lypjes dhe mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi në rrugë, transmeton Tetovasot.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mos u frikësoni nga shpërthimet! MPB: Do të shkatërrohen granata, janë marrë të gjitha masat

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se të premten, do të shpërthehen granata në rajonin e Gjorçe Petrovit. Nga MPB sigurojnë se granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se më 14.11.2025 (e premte) në ora 07:00 në rrethin e Qendrës Policore në Gjorçe Petrov në Shkup do të shkatërrohen granata, për të cilat sipas analizës së ekspertëve është konstatuar se nuk mund të transportohen jashtë Qendrës Policore. Granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Besimi dhe qeverisja e mirë janë themeli i sigurisë dhe stabilitetit në rajon

Published

on

Nga Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se “vlerësojnë lart angazhimin dhe vizionin e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në Konferencën Rajonale të Sigurisë “WB–EU: Shared Security, Shared Future”, e cila u mbajt në Shkup me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverive të rajonit, të Bashkimit Evropian, Italisë dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

Nga VLEN thonë se “në këtë ngjarje të rëndësishme, zëvendëskryeministri Fetai paraqiti qartë filozofinë e qeverisjes së re se siguria nuk ndërtohet mbi frikë, por mbi besim, integritet dhe institucione të forta.

“Kjo është edhe rruga për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm, demokratik dhe të aftë për t’u përballur me sfidat moderne të kohës. Për VLEN-in vizioni i qeverisjes së mirë, i bazuar në transparencë, përgjegjësi dhe sundim të ligjit, është thelbi i politikës që sjell stabilitet afatgjatë. Reforma e shtetit dhe reforma e sigurisë ecin krah për krah dhe vetëm përmes institucioneve të besueshme mund të garantohet zhvillimi ekonomik, stabiliteti politik dhe besimi qytetar”.

“Bashkëpunimi rajonal dhe partneriteti me Bashkimin Evropian janë pjesë e pandashme e kësaj qasjeje, e cila synon ndërtimin e një kulture të re sigurie më bashkëpunuese, më moderne dhe më evropiane. Ky vizion i artikuluar nga zëvendëskryeministri Fetai është dëshmi e qartë se qeverisja e re është e vendosur ta forcojë shtetin përmes besimit dhe ta afrojë vendin drejt standardeve evropiane të stabilitetit, transparencës dhe mirëqeverisjes”, thonë nga VLEN.

Continue Reading

Më të lexuarat