Connect with us

Lajme nga vendi

Taravari: Pritshmëritë tona janë që të kalojmë në raundin e dytë

Published

on

Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari tha se presin që të kalojnë në rrethin e dytë.

Taravari tha se ata do të bëjnë fushatën dhe do të kërkojnë mbështetje prej sa më shumë qytetarëve që munden por siç thotë, është sovranin ai që vendos në fund.

“Pritshmëritë tona janë që të kalojmë në raundin e dytë, normalisht në fund vendos sovrani. Neve na mbetet që ta bëjmë fushatën tonë dhe të kërkojmë përkrahje dhe mbështetje prej sa më shumë qytetarëve por ditën e zgjedhjeve sovrani është ai cili vendosë definitivisht kush kalon në raundin e dytë”, deklaroi Taravari.

Lajme nga vendi

Policia jep detaje për vdekjen e 18-vjeçarit nga Tetova, është gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë

Published

on

Më datë 13.05.2024 rreth orës 18.00 në SPB-Tetovë, nga Qendra Urgjente e Spitalit Klinik të Tetovës, është raportuas në spital është sjellur personi E.Sh. (18) nga Tetova. Sipas raportit, nëna dhe motra e tij e gjetën atë pa shenja jete në banjo në shtëpinë e tyre familjare. Vdekjen pa gjurmë të dhunës e ka konfirmuar mjeku, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit iu dorëzua familjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH zgjodhi nënkryetarët dhe sekretarët partiakë

Published

on

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e prirë nga Arben Taravari në mbledhjen e mbajtur të kryesisë partiake ka zgjedhur nënkryetarët dhe sekretarët partiakë, mëson INA.

Nënkryetarë janë zgjedhur: Bujare Abazi, Gëzim Kadriu dhe Bekim Pocesta

Sekretar i Përgjithshëm: Blerant Ramadani

Sekretar Organizativ: Gadaf Uzairi

Të sapozgjedhurit do kryejnë këto detyra si ushtrues detyre deri në kongresin e ardhshëm partiak.(INA)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“Monstra” në Strasburg, avokatët dorëzojnë tre ankesa

Published

on

Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, për Alsat konfirmojnë se këtë javë kanë dorëzuar gjithsej tre ankesa Gjykatën e Strasburgut, për aktgjykimet në gjykatat e vendit për rastin “Monstra”. Për shkak se korrespodenca me Gjykatën e Strasburgut, zhvillohet në mënyrë të fshehtë, avokatët nuk japin detaje. Ankesat e avokatëve përfunduan në Strasburg pasi të dënuarit nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme të shtatorit të vitit 2023, me të cilin, u vërtetuan aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë. Sipas vendimit, Alil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq u shpallën fajtorë për veprën dhe u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërkaq Fejzi Aziri dhe Haki Aziri u dënuan me burg 15 dhe 9 vjet burg. Sami Luta u lirua nga akuza, në mungesë të fakteve. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat