Lajme nga vendi
Mjekët nuk kanë besim tek autoritetet / Mjekët e rinj zgjidhjen e kërkojnë jashtë
unësimet partiake, burokracia e madhe dhe mungesa e vullnetit politik për reforma të vërteta, janë vetëm pjesë e problemeve kyçe me të cilat ballafaqohen mjekët e rinj gjatë punësimit. Mjeku Bojan Trajkovski nga Asociacioni i mjekëve të rinj në intervistë për REL thotë se mjekët e rinj presin mbi një vit për punësimin e parë, kjo në situatë kur vendit i mungojnë kuadro.
Problemet administrative që i kanë kolegët pas diplomimit janë të mëdha. Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e kolegëve zgjidhjen e gjejnë jashtë Maqedonisë duke mos pasur shpresë se këtu diçka do të përmirësohet, tha Bojan Trajkovski, Asociacioni i Mjekëve të rinj.
Trajkovski tha se të jesh mjek në Maqedoni është sfidë e madhe sidomos për shkak të nevojës së mësimit dhe punës së vazhdueshme, ndërsa problemi më i madh është përfshirja në sistem.
Përfshirja jonë në sistem është një nga problemet me të cilat ballafaqohemi dhe assesi nuk mund ta kuptojmë këtë sidomos për shkak të apeleve të shtetit dhe statistikës se numri i mjekëve në Maqedoni dhe në çdo tjetër vend në Ballkan është gjithnjë e më i ulët ndërsa largimi i mjekëve po rritet.
Trajkovski thekson se po ashtu problem paraqet mospasja e vullnetit që t’i jepet prioritet shëndetësisë,.
Fatkeqësisht si në shumë sektorë të tjerë në Maqedoni, ashtu edhe në shëndetësi, shumica e problemeve kanë të bëjnë me atë që përpiqen që t’i abuzojnë kuadrot e reja dhe punën e tyre. Më besoni se mjekët e rinj janë entuziastë dhe duan që të mësojnë, andaj duhet të punësohen lehtë dhe shpejt.
Nga Asociacioni i mjekëve të rinj thonë se brenda 10 viteve nga Maqedonia janë larguar mbi 2000 mjekë.
Lajme nga vendi
Tetovë, interesim I lartë për vaksinim
Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur sot dhe zhvillohet në 36 loakcione të vendit. Janë siguruar 70 mijë doza, ndërsa 32 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim.Në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë shihet një interesim i madh i qytetarëve për t’u vaksinuar.Bllagorodna Mishkovska mjeke në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë thotë se, vaksinimi po zhvillohet pa pengesa, ndërsa tregon edhe arsyet pse duhet vaksinuar.Sipas saj, nëse ka interesim më të madh do të sigurohen doza shtesë. “Sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit kemi një interesim të shtuar për vaksinim.Të gjithë qytetarët e interesuar aplikojnë në portalin vakcinacija.mk, pra bëhet fjalë për grupet e rrezikuara dhe marrin sms termin se kur të vijnë të marrin vaksinën. Janë siguruar vaksina për pesë grupet e rrezikuara, të sëmurit kronikë, personat e moshës mbi 60 vjeçare, puntorët shëndetësorë, fëmijët deri në moshën 5 vjeçare dhe gratë shtatzëna.Për të gjithë këta, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar vaksina pa pagesë.Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, deri më tash ka siguruar 1700 doza të vaksinës kundër gripit sezonal” thotë Bllagorodna Mishkovska mjeke në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se vaksinimi mbron pacientët kundër gripit sezonal dhe ka nivel të lartë të imunitetit, por edhe nëse infektohen simptomat janë më të vogla dhe gripi kalohet më lehtë. Ministria e Shëndetësisë njofton se të gjithë të regjistruarit do të marrin porosi SMS për datën, orën e saktë dhe vendin ku duhet të paraqiten për vaksinim. Mjekët apelojnë që të gjithë qytetarët që janë pjesë e pesë grupeve të rrezikuara, në kohë të marrin vaksinën dhe të mbrohen nga viruset e ndryshme gjatë periudhës së ardhshme. / TV KOHA/
Lajme nga vendi
Visar Ganiu : Fëmijët ma rregulluan ditën që në mëngjes
Lajme nga vendi
Miratohet ribalansi I buxhetit të komunës së Tetovës
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve