Lajme nga vendi
LSDM: Ata që bllokuan rrugën europiane, sërish në listat e VMRO
Lista e deputetëve të VMRO-DPMNE-së është listë për bllokime dhe për izolimin e vendit – thonë socialdemokratët duke potencuar se në këtë listë janë njerëzit e njëjtë që bllokuan Kuvendin dhe rrugën evropiane të vendit.
“Mbi 80% janë të njëjtët deputetë. Qytetarët ishin dëshmitarë të bllokimeve, zvarritjeve. Në kohë krizas bllokuan ndihmën për qytetarët dhe kompanitë. Ishin kundër pagës minimale dhe kundër rritjes së pagave. Ishin dhe janë kundër anëtarësimit në BE. Me njerëzit e njëjtë në listat zgjedhore, Pallati i Bardhë konfirmon se me VMRO-DPMNE-në mund të ketë vetëm kthim prapa. Nuk ka ndryshime dhe nuk mund të sjellin ndryshime. Qytetarët në zgjedhjet e ardhshme duhet të zgjedhin mes shpresës dhe të ardhmes evropiane me LSDM dhe kthim prapa për 10 vite në izolim me DPMNE-në” – tha Darko Kaevski, LSDM.
Lajme nga vendi
Tetovë, interesim I lartë për vaksinim
Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur sot dhe zhvillohet në 36 loakcione të vendit. Janë siguruar 70 mijë doza, ndërsa 32 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim.Në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë shihet një interesim i madh i qytetarëve për t’u vaksinuar.Bllagorodna Mishkovska mjeke në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë thotë se, vaksinimi po zhvillohet pa pengesa, ndërsa tregon edhe arsyet pse duhet vaksinuar.Sipas saj, nëse ka interesim më të madh do të sigurohen doza shtesë. “Sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit kemi një interesim të shtuar për vaksinim.Të gjithë qytetarët e interesuar aplikojnë në portalin vakcinacija.mk, pra bëhet fjalë për grupet e rrezikuara dhe marrin sms termin se kur të vijnë të marrin vaksinën. Janë siguruar vaksina për pesë grupet e rrezikuara, të sëmurit kronikë, personat e moshës mbi 60 vjeçare, puntorët shëndetësorë, fëmijët deri në moshën 5 vjeçare dhe gratë shtatzëna.Për të gjithë këta, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar vaksina pa pagesë.Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, deri më tash ka siguruar 1700 doza të vaksinës kundër gripit sezonal” thotë Bllagorodna Mishkovska mjeke në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se vaksinimi mbron pacientët kundër gripit sezonal dhe ka nivel të lartë të imunitetit, por edhe nëse infektohen simptomat janë më të vogla dhe gripi kalohet më lehtë. Ministria e Shëndetësisë njofton se të gjithë të regjistruarit do të marrin porosi SMS për datën, orën e saktë dhe vendin ku duhet të paraqiten për vaksinim. Mjekët apelojnë që të gjithë qytetarët që janë pjesë e pesë grupeve të rrezikuara, në kohë të marrin vaksinën dhe të mbrohen nga viruset e ndryshme gjatë periudhës së ardhshme. / TV KOHA/
Lajme nga vendi
Visar Ganiu : Fëmijët ma rregulluan ditën që në mëngjes
Lajme nga vendi
Miratohet ribalansi I buxhetit të komunës së Tetovës
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve