Lajme nga vendi
(VIDEO) 27 Prilli, gjykimi për organizatorët shtyhet për më 30 prill

Gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prillit” sot është shtyrë për më 30 prill të këtij viti. kjo pasi në fillim të seancës së sotme, gjyqtari Ilija Tërpkov njoftoi se anëtarja e Këshillit Gjyqësor, gjyqtarja Diana Gruevska, zyrtarisht mungon dhe seanca është shtyrë për më 30 prill. Seanca e sotme është e para në Gjykatën e Shkallës së Parë, pasi që dje Gjykata Supreme nuk e pranoi iniciativën e avokatit të të akuzuarit Vladimir Atanasovski për të vendosur nëse amnistia për sulmin në Kuvend do të zbatohet në rastin e organizatorëve të 27 prillit.Tani i takon Këshillit Gjyqësor që të vendosë për rastin në rrjedhën e procedurës pas kërkesës së avokatëve mbrojtës për zbatimin e Ligjit për amnisti në ngjarjet e 27 prillit.Të akuzuar në këtë rast janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish ministrat për transport dhe lidhje dhe arsim, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale të “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja publike Iskra Haxhi Vasileva.TV KOHA
Lajme nga vendi
Ballistët: FFM dhe MPB me çdo kusht tentojnë ta dëmtojnë Shkëndijën! Po defokusojnë opinionin me tema etnike…

Lajme nga vendi
Disa shtëpi përmbyten në Batincë nga shiu, Sadiki: Nuk ka rrezik për banorët

Reshjet intensive të shiut kanë bërë që lumi Markovë të dalë nga shtrati i tij në fshatin Batincë.
E njëjta ka shkaktuar përmbytje në rrugë, por edhe në disa shtëpi, raporton TV21.
Makineritë e rënda janë në terren për të rikthyer lumin në shtrat, ndërsa autoritetet lokale sigurojnë se nuk ka asnjë rrezik për popullsinë.
Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, thotë se gjendja është duke u rregulluar, aktualisht nuk ka nevojë për evakuim, por ka dëme materiale.
“Në fshatin Batincë ka ngritje të vëllimit të lumit Markovë, në disa vende vërehet derdhje e lumit nga shtrati. Angazhuam dy-tre makineri për të rregulluar situatën. Nuk e dimë nëse do të vazhdojë, për momentin nuk ka reshje të shiut dhe uji ka hyrë në oborret e shtëpive përreth lumit Markovë.
Nuk mendoj se është shumë e rrezikshme që banorët të evakuohet, deri më tani ka pasur dëme materiale në oborret e disa amvisërive”, tha ai.
Lajme nga vendi
Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar derisa të përfundojnë punimet e pastrimit pas rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës në Tetovë,

Ekipet e Komunës së Tetovës janë angazhuar intensivisht për pastrimin e rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës, pas reshjeve të fundit që kanë shkaktuar rrëshqitje të konsiderueshme, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.
Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, veçanërisht për shoferët që kalojnë në këtë segment rrugor, derisa të përfundojnë punimet e pastrimit. Po ashtu, institucionet përgjegjëse po monitorojnë situatën për të parandaluar rrëshqitje të mëtejshme dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për stabilizimin e terrenit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve