Lajme nga vendi
Tre milionë euro për automjete speciale për monitorim të kufijve!
Gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti përmes vendkalimit kufitar në Tabanoc kanë kaluar 696.518 udhëtarë. Gjatë kësaj në mënyrë selektive janë kontrolluar 28.278 udhëtarë – tha Zv/Ministri plotësues në MPB, Mitko Bojmacaliev, gjatë vizitës së Stacionit Policor në vendkalimin kufitar në Tabanoc.
Sipas tij, në periudhën dy mujore, janë shënuar 6 vepra penale dhe 59 shkelje, kurse në pjesën e migrimit të jashtëligjshëm vërehet trendi i rritjes së numrit të migrantëve illegal për 60%.
Por, sic u shpreh Bojmacaliev, shënohen investime në modernizimin e policisë kufitare, me qëllim të parandalimit të veprimeve të jashtëligjshme nëpër kufij.
“Kemi siguruar 10 automjete speciale për mbikqyrje, me kamera termale që mund të shtrihen deri në 10 kilometra. Automjetet quhen MSS, Sistem mobil për mbikqyrje. Investimi i përgjithshëm për 10 automjtetet është 3 milion euro” – tha Mitko Bojmacaliev, zv/ministri plotësues në MPB.
Zv/Ministri Bojmacaliev është informuar edhe për veglën digjitale kundër korrupsionit apo kamerat e trupit ku gjatë ditëve të kaluara ishte xhiruar një rast i mitmarrjes nga një shtetas i Gjeorgjisë ndaj një zyrtari policor në Tabanoc. /tvklan.mk/
Lajme nga vendi
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.
“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Lajme nga vendi
“Në gjobë do të ketë edhe foto”, Iseni: Do të shihet nëse shoferi ka pasur të vendosur rripin e sigurisë ose nëse ka qenë duke folur në telefon
“Në gjobë do të ketë edhe foto. Do të shihet nëse shoferi ka pasur të vendosur rripin e sigurisë ose nëse ka qenë duke folur në telefon”, kështu deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni .
Iseni mes tjerash theksoi se qëllimi nuk është të gjobiten qytetarët, por siç shtoi, të rritet vetëdija nga pakujdesia.
Lajme nga vendi
Filloi testimi i kamerave të ‘Qytetit të Sigurt’, policia me apel
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi qytetarët se në kuadër të projektit “Qyteti i Sigurt”, në periudhën nga 20.01 (e martë) deri më 31.01 (e shtunë) do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit, transmeton Portalb.mk.
Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00.
“Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi nuk do të lejohet të kalojnë gjersa zgjat procedura. Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në lokacionet me kamerat e vendosura në zonën e qytetit të Shkupit”, informoi MPB.
Ata u bënë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim të realizimit të pandërprerë dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara.
Kamerat “Qytet i Sigurt” të instaluara në udhëkryqet e Shkupit regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut duke filluar nga 1 dhjetori. Ishte planifikuar që gjobat të fillojnë të zbatohen nga 1 janar 2026, mirëpo kjo është shtyrë për në 1 shkurt 2026.
Synimi është që deri në vitin 2030 të zvogëlohet dhe të përgjysmohet numri i aksidenteve në trafik.
Zbatimi i projektit “Qyteti i sigurt”, i cili në fazën e parë, përveç në Shkup, do të zbatohet edhe në Tetovë dhe Kumanovë.

