Connect with us

Lajme nga vendi

Vlera e shportës minimale për muajin mars ka arritur afer 1 mijë euro

Published

on

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin mars arriti në 58.998 denarë, ose për 1,522 denarë më e lartë se në muaji shkurt. Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, rritja më e madhe është në sektorin e ushqimeve dhe pijeve, që për muajin mars është 22.681 denarë, krahasuar me muajin shkurt, shpenzimet e një familje katër anëtarëshe është rritur për 1.462 denarë vetëm për ushqim dhe pije.
Edhe më e lartë është kostoja ose 74.373 denarë nëse në këto shpenzime vihet qiraja e një banese prej 60 metra katrore. Svetllana Dimoski, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë tha se nga dhjetori deri në mars shpenzimet vetëm për ushqim dhe pije janë rritur gati 2 mijë denarë, përkatësisht 9,4% rritje nga shporta e konsumit. Sipas saj kjo rritje atribuohet pas heqjes së çmimeve të garantuara, të cilat u zgjidhën duart tregtarëve për të rritur sërish çmimet.
“Vlera e shportës minimale sindikale është në rritje të vazhdueshme gjatë këtij viti, konkretisht në mars 2024 ku rritja është më e theksuar te ushqimet dhe pijet. Sipas nesh, ky është rezultat që tregtarët nuk i dëgjuan rekomandimet e LSM-së dhe u bazuan vetëm në interesat e rritjes së profitit të tyre, duke i rritur në mënyrë enorme çmimet e produkteve ushqimore që rezulton me praktikat jo korrekte të tregtarëve, gjë e cila sjell varfërimin e punëtorëve dhe të qytetarëve”, tha Svetllana Dimoski, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Rritja e çmimeve, thonë nga Sindikata, po ashtu kontribuon në humbjen e fuqisë blerëse të punëtorëve dhe qytetarëve. Prandaj, me rritjen e re të pagës minimale nga marsi 2024, e cila sipas llogaritjeve do të jetë rreth 22.567,00 denarë, nuk do të ketë efekt pozitiv në standardin e jetesës së qytetarëve në vend. Lidhja e Sindikatave propozoi vazhdimin e masave për çmimet e garantuara deri në mesin e shatorit, datë e cila përkon me nisjen e plotë të zbatimit të Ligjit për ndalimin e tregtisë jo korrekte, në mënyrë që punëtorët dhe qytetarët të jenë të mbrojtur nga shtrenjtime e shumta të gjërave elementare ushqimore ,TV KOHA

Lajme nga vendi

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

Published

on

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.

“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Në gjobë do të ketë edhe foto”, Iseni: Do të shihet nëse shoferi ka pasur të vendosur rripin e sigurisë ose nëse ka qenë duke folur në telefon

Published

on

“Në gjobë do të ketë edhe foto. Do të shihet nëse shoferi ka pasur të vendosur rripin e sigurisë ose nëse ka qenë duke folur në telefon”, kështu deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni .

Iseni mes tjerash theksoi se qëllimi nuk është të gjobiten qytetarët, por siç shtoi, të rritet vetëdija nga pakujdesia.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Filloi testimi i kamerave të ‘Qytetit të Sigurt’, policia me apel

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi qytetarët se në kuadër të projektit “Qyteti i Sigurt”, në periudhën nga 20.01 (e martë) deri më 31.01 (e shtunë) do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit, transmeton Portalb.mk.

Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

“Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi nuk do të lejohet të kalojnë gjersa zgjat procedura. Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në lokacionet me kamerat e vendosura në zonën e qytetit të Shkupit”, informoi MPB.

Ata u bënë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim të realizimit të pandërprerë dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara.

Kamerat “Qytet i Sigurt” të instaluara në udhëkryqet e Shkupit regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut duke filluar nga 1 dhjetori. Ishte planifikuar që gjobat të fillojnë të zbatohen nga 1 janar 2026, mirëpo kjo është shtyrë për në 1 shkurt 2026.

Advertisement

Synimi është që deri në vitin 2030 të zvogëlohet dhe të përgjysmohet numri i aksidenteve në trafik.

Zbatimi i projektit “Qyteti i sigurt”, i cili në fazën e parë, përveç në Shkup, do të zbatohet edhe në Tetovë dhe Kumanovë.

Continue Reading

Më të lexuarat