Connect with us

Lajme nga vendi

(video) Dalja e inspektoriatit në terren revolton drejtorin e muzeut të Tetovës

Published

on

Në ndërkohë, Inspektoriati komunal I komunës së Tetovës ka kryer inspektime në
vendin ku janë vendosur bustet e heronjve maqedonas Gjoce Stojçevski dhe Todor
Xhipovski. Kjo ka revoltuar Muzeun e rrethit të Tetovës dhe lidhjen e
lutftarëve.Drejtori i muzeut Miqo Stojçevski thotë komuna nuk ka ingerenca sepse
bustet janë vendosur në oborrin e shtëpisë përkujtimore e cila është në pronë të
muzeut të Tetovës.“Nuk është kompetencë e tyre.Ky është muzej dhe kemi të
drejtë të vendosim buste, përkohësisht por edhe përjetësisht nëse duhet.Ne kemi
status, kemi bord drejtues, kemi komunikim me Ministrinë e Kulturë dhe nuk e di
se pse kanë ardhur që të bëjnë presion. Ne ua kemi bërë me dije se nuk kanë
kompetenca dhe kjo është pronë e republikës së Maqedonisë, pronë e muzeut dhe
treguam dokumentin që kjo është përgjegjësi e jona dhe përgjegjësitë e
inspektoriatit të komunës përfundojnë tek dyert e muzeut” ka deklaruar Drejtori i
muzeut Miqo Stojçevski.Nga lidhja e luftarëve komunist janë të habitur me sjelljen
e komunës si institucion, të cilët 20 vite nuk japin përgjigje pozitive që të kthehen
bustet në pjesën qendrore, kurse tash kërkojnë përgjegjësi pse është bërë në kuadër
të muzeut. TV KOHA

Lajme nga vendi

Trençevska: Kemi frikë nga abuzimet me “Safe City”, nuk e dimë kush e kontrollon atë

Published

on

Nënkryetarja e LSDM-së, Jovanka Trençevska, është skeptike në lidhje me Ligjin për Kundërvajtjet, i cili është i rëndësishëm për funksionimin e projektit “Safe City”.

“Mbikëqyrja mbi të gjithë sistemin nuk është në ligj dhe kjo është një çështje që duhet të diskutohet. Kemi frikë nga abuzimi.

Prandaj, duhet të ketë një mekanizëm për mbikëqyrje dhe kontroll. Mënyra se si është ngritur sistemi, nuk e dimë kush e kontrollon dhe nuk e dimë nëse do të ketë abuzime, dhe duke mësuar nga sundimi dhe praktika e pushtetit të OBRM-PDUKM-së, me të vërtetë kemi dyshime. Kush e ushqen softuerin dhe kompjuterin? Faktori njerëzor, në fund të fundit. Kemi frikë nga çdo lloj abuzimi”, tha Trençevska në emisionin “360 gradë”.

Trençevska pohon se si projekt, LSDM e mbështet atë, duke theksuar se është koha për të ndaluar numrin e viktimave të aksidenteve rrugore. Megjithatë, sipas saj, ata do të diskutojnë brenda partisë një qëndrim përfundimtar në lidhje me një votim të mundshëm për Ligjin për Kundërvajtjet.

Sistemi “Safe City”, sipas njoftimeve nga autoritetet, duhet të fillojë zyrtarisht funksionimin më 1 shkurt.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kryetari Mendi Qyra pret kapësin e Kryqit të Shenjtë: Mesazh uniteti dhe bashkëjetese nga Struga

Published

on

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot realizoi një takim me kapësin e Kryqit të Shenjtë, Petar Çakareski, i cili së bashku me shokët e tij ndau gëzimin e festës së madhe të krishterë – Ujit të Bekuar.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të këndshme dhe miqësore, ku kryetari Qyra i uroi Petarit një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe të suksesshëm. Ai theksoi se ngjarje të tilla kanë rëndësi të veçantë për komunitetin dhe për ruajtjen e vlerave tradicionale.

Sipas kryetarit, festat fetare dhe traditat janë ura që lidhin njerëzit dhe forcojnë bashkëjetesën, duke e bërë Strugën shembull të respektit dhe harmonisë mes besimeve dhe kulturave të ndryshme.
Komuna e Strugës do të vazhdojë edhe në të ardhmen të kultivojë mirëkuptimin, respektin dhe unitetin, si themele të një shoqërie të fortë dhe të bashkuar.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gripi po bënë “kërdinë”, gjysmëvjetori në Tetovë filloi me mungesën e shumë nxënësve

Published

on

Gjysmëvjetori i dytë nëpër shkollat e Tetovës filloi me mungesën e qindra nxënësve, për shkak të virusit stinor. Drejtoresha e shkollës “Liria” në Tetovë thotë se kanë dezinfektuar hapësirat, ndërsa kërkojnë nga prindërit, që fëmijët me simptoma të mos i dërgojnë në Shkollë.

“Sipas të dhënave që sot kemi pa prezencën e nxënësve, nëpër disa klasa kemi pasur numër që mungojnë nga 13 nga pesë, pra kemi mungesë të nxënësve. Kemi bë dezinfektimin e hapësirave dhe gjithë objektit dhe përgatitur për ti pritur nxënësit. Apelojmë gjithë prindërit që nëse fëmijët e tyre rezultojnë me simptoma të gripit, është mirë që fëmijët mos dorëzohen në shkollë”, tha Farije Idrizi Kasami, drejtoreshë e Sh.F. “Liria” Tetovë.

Nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës thonë se pos nxënësve, në disa shkolla në fillim të gjysmëvjetorit të dytë për shkak të gripit mungojnë edhe mësimdhënës.

“Gjitha masat janë ndërmarr dhe është bë dezinfektimi i shkollave, parapërgatitjet paraprake për mbarëvajtje të procesit mësimor. E dimë se jemi në kushte të temperaturave të ulëta dhe një numër i konsiderueshëm i nxënësve mungojnë, por është mirë që të respektohet rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë që ata fëmijë që janë me viroza mos të lëshohen në shkollë ndërsa mungesa e tyre do arsyetohet me vërtetim mjekësor që fëmija ka qenë me viroz”, deklaroi Nazmi Dauti, sektori për Arsim/komuna e Tetovës.

Dauti thotë se është siguruar mjaftueshëm edhe lëndë djegëse për ngrohje të shkollave, me theks të veçantë në shkollat e malësisë së Sharrit, ku ditëve të fundit, temperaturat rezultojnë deri në minus 12. /Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat