Lajme nga vendi
Talat Xhaferi: Për një muaj kush të dojë mund të marrë letërnjoftim
Kryeministri teknik Talat Xhaferi sot në një konferencë për media në Qeveri nuk ka pranuar t’i përgjigjet pyetjes së një gazetari konkretisht nëse qytetarët do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale nëse nuk i rinovojnë dokumentet personale.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kërkoi më parë që pasaportat me emrin e vjetër kushtetues të jenë të vlefshme për identifikim në ditën e votimit nëse nuk kanë afat, në një situatë ku qytetarët nuk do të arrijnë të ndryshojnë në kohë kartën e identitetit.
Xhaferi ka thënë vetëm se sipas dinamikës së dhënies së dokumenteve personale që ka marrë nga MPB-ja, ka konstatuar se qytetarit i duhet një muaj për të marrë një kartë të re personale nga momenti i inicimit të saj.
“Statistikat ditore thonë se nga data 1 deri më 29 shkurt kanë qenë gjithsej 123.983 dokumente udhëtimi, prej të cilave janë lëshuar 95.267, ky është tregues i dinamikës së punës, pra në një muaj mbi 95.000. Kërkesa për letërnjoftime kanë qenë 82235, ndërsa janë lëshuar 71410.
Kanë mbetur vetëm 50 ditë deri në zgjedhje, me këtë dinamikë, 100 mijë që nuk kanë dokumente, pas kësaj dinamike gjatë muajit mars, të gjithë mund të pajisen me dokumente përkatëse, por qytetari duhet të bëjë kërkesë, nëse nuk ka. një kartë identiteti. Pra, një qytetar mund ta nxjerrë dokumentin për një muaj”, tha Xhaferi, por konkretisht nuk tha se kur i kanë dorëzuar kërkesat qytetarët që i kanë marrë dokumentet në shkurt.
Ish-kryetari i Kuvendit tha se gjatë kësaj periudhe do t’i lihej hapësirë iniciativës qytetare dhe do të shqyrtohej më tej se çfarë vendimi do të merrte Qeveria.
Lajme nga vendi
Kompletohet përbërja e re e Komisionit për falje, këto janë emrat
Është kompletuar përbërja e re e Komisionit për falje, ndërsa nesër është paraparë të mbahet seanca e parë konstituive, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentes, Gordana Siljanovska Davkova.
Kryetare e Komisionit është Milka Ristova, ndërsa anëtarë të tij janë Oliver Bacanovic, Aleksandra Gruevska Drakulevski, Blerta Ahmedi, Dragana Batiq, Afet Mamuti dhe Doan Suleimanoski.
Ky komision është pjesë e organeve të presidentes, i cili me propozim të Ministrisë së Drejtësisë vendos se kush dhe çfarë lloj faljeje do t’u jepet të dënuarve me aktgjykim të formës së prerë.
“Më e rëndësishmja për këtë komision është që së pari ta bëjë këtë, pasi po vjen Viti i Ri, e më pas ka falje. Por, një orë më vonë ai duhet të thërrasë anëtarët e të gjitha komisioneve të mëparshme për falje, për të dëgjuar vërejtjet, përvojat dhe sugjerimet e tyre. Pastaj, edhe për të thirrur kryetarin e Komisionit një seancë dëgjimore, ju e dini se është përgatitur një version pune i Ligjit për falje. Ligji ynë për faljen tani është me shumë defekt, pas ndryshimeve, që do të thotë shfuqizimi i dispozitave nga Gjykata Kushtetuese, realisht na duhet një ligj i përputhshëm me atë evropian dhe mendoj se atëherë Komisioni do të mund të marrë barrën e vendimmarrjes”, tha Siljanovska Davkova së fundi në një intervistë për MRT.
Presidentja thekson se na duhet një ligj që do të përcaktojë saktësisht se kush, si dhe çfarë bën, por rreziku më i madh për këtë proces është që të politizohet ose partizohet.
Vendimet për faljen e të dënuarve merren nga kreu i shtetit me rekomandimin e Komisionit të faljes, i cili është organ i përhershëm punues në shërbim të presidentit.
Përbërja e mëparshme e Komisionit, e cila u konstituua në fund të korrikut, dha dorëheqje kolektive, pasi disa nga faljet e shpallura për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, 23 tetor, shkaktuan reagime në opinion, ndërsa në disa media është raportuar se njëri nga personat e falur ishte anëtar i kartelit të drogës “Baron”.
Lajme nga vendi
Lëvizja Besa shënoi 10 vjetorin e themelimit
Partia Lëvizja Besa këtyre ditëve feston 10-vjetorin e themelimit që për këtë, organizoi manifestim në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Duke folur për rrugëtimin e Lëvizjes Besa, lideri Bilall Kasami tha se lëvizja BESA ka luajtur rol vendimtar edhe në proceset euro-integruese duke i përkrahur dhe duke qenë çelësi në çdo proces.Deklartaa Megjithatë, gjatë këtyre proceseve kemi bërë të qartë se rruga euro-atlantike nuk guxon të kalojë përmes shkeljes së të drejtave të shqiptarëve, prandaj në referendumin e 2019-ës kemi bërë fushatë me moton “Po për NATO dhe BE, por si shqiptar dhe jo si përqindje”, ndërsa gjatë ndryshimeve kushtetuese kemi kushtëzuar pushtetin e asaj kohe për të hequr formulimin maqedon dhe për ta zëvendësuar me qytetar i Maqedonisë për shqiptarët në dokumentet identifikuese. Pushteti i kaluar, dështimin në rrugën integruese donte ta kamuflonte me projekte avanturistike si Open Balkan. Megjithatë, edhe atëherë si opozitë kemi deklaruar dhe tash si pushtet po e vulosim qartë se nuk bëhemi pjesë e projekteve që e shkelin Kosovën.Kasami nuk shmangu dot akuzat ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilën e fajësoi për largimin e qindra e mijërave shqiptarëve nga trojet e tyre.“Jeni të vetëdijshëm se në 20 vitet e fundit, vendit tonë i është shkaktuar një dëm i madh nga largimi masiv i qytetarëve, një fenomen i paparë më herët, duke shkaktuar kështu edhe një tkurrje të madhe demografike. BDI, si pjesë e pushtetit, jo vetëm që nuk ka marrë asnjë veprim për ta ndalur apo zbutur këtë largim masiv, por ka shfaqur një indiferencë të thellë edhe ndaj vetë diasporës. Ndërsa sot, kur kanë humbur pushtetin, shkojnë të vajtojnë në mërgatë, gjoja për gjuhën shqipe. Ata e kanë shkelur gjuhën shqipe dhe shqiptarët për 20 vite me radhë. Shembulli më i mirë për këtë është pikërisht ekzodi i shqiptarëve. Por vajtimet e tyre nuk janë as për gjuhën shqipe e as për mërgatën, por për humbjen e pushtetit dhe tenderëve”Si përfaqësues i koalicionit VLEN, mori pjesë edhe Izet Mexhiti, që siç tha, nuk përgatiti fjalim pasi shkoi në shtëpinë e vëllait, Bilall Kasamit,. Mexhiti tha se u munduan të tjerët të krijojnë përçarje në VLEN ndërsa për Besën.Mexhiti tha se fuqizimi i saj është edhe fuqizim i koalicionit.Në këtë përvjetor jubilar , të pranishëm ishin edhe ministrat Besar Durmishi dhe Fatmir Limani ndërsa kishte mysafoirë edhe nga partia e Arben taravarit dhe Alternativës. TV KOHA
Lajme nga vendi
Tearcë, filloi realizimi I projektit “Fuqizmi I këshillave komunal”
Në komunën e Tearcës sot ka filluar sesioni I parë në kuadër të projektit “Fuqizmi I këshillave komunal, faza e dytë”. Ndërkaq, projekti “Fuqizmi I këshillave komunale, faza e dytë” financohet nga Qeveria e Zvicrës dhe Ministria e Pushtit Lokal dhe bashkëfinancohet nga Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP.Gjatë sesioneve, qytetarët dhe bashkësitë lokale do të diskutojnë për idetë,projektet që I kanë si prioritete dhe të njejtit do të votohen, ndërsa në fund vetëm një projekt do të përkrahet, ndërsa edhe komuna e Tearcës do të participojë.
Besnik Osmani –kryetar I këshillit të komunësNë Sesionin e Parë që u mbajt në shkollën fillore të komunës së Tearcës, morrën pjesë përfaqësues të bashkësive lokale, shoqata të ndryshme që gravitojnë në kuadër të kësaj komune dhe qytetarë. Projekti I këtillë realizohet edhe në disa komuna tjera. TV KOHA
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve