Lajme nga vendi
Jakimovski në të kaluarën ka pasur shumë kandidatë të mirë të propozuar nga partitë politike të shqiptarëve kjo është vazhdimësi e karrierës sime politike
Kandidati për president të vendit, Stevço Jakimovski, në paraqitjen e tij , thekson se nuk është kukull e askujt dhe se nuk kandidon në zgjedhjet presidenciale për ta kënaqur apo llogaritur Mickoskin. Kandidatura ime, tha Jakimovski, është vazhdimësi e karrierës sime politike. Ai pret të hyjë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Duke folur për ish-zgjedhjet presidenciale, Jakimovski tha se në të kaluarën ka pasur shumë kandidatë të mirë të propozuar nga partitë politike të shqiptarëve si Imer Selmani dhe Blerim Reka dhe se me një betejë retorike mund të arrihen zgjidhje të mira. Ai priste mbështetje nga të gjitha bashkësitë etnike në zgjedhje.
Jakimovski konsideron se fajtorë janë partitë nga blloku politik shqiptar dhe se duhet të diskutohet se si do të marrë pjesë qeveria në të ardhmen, nuk lejohet të luftohet në institucione, nuk lejohet të merret ryshfet. Kemi praktika që nuk ishin të mira dhe irritonin edhe maqedonasit edhe shqiptarët”, tha Jakimovski. Ai pret një pjesëmarrje më të madhe të shqiptarëve në qeverisje për t’u kujdesur për rritjen e efikasitetit në funksionimin e administratës.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

