Connect with us

Lajme nga vendi

Çfarë lloj pranvere do të kemi ? Meteorologët thonë se do të jetë më e butë, e ngrohtë por me mot të ndryshueshëm

Published

on

Në periudhën e kaluar u raportua gjerësisht se fenomeni El Nino dhe La Nina po ndryshojnë, pra se El Nino po largohet dhe La Nina po vjen.

Këtë e ka konfirmuar meteorologu Vlado Spiridonov, i cili theksoi se nga prilli deri në qershor, vendi do të jetë në një fazë neutrale klimatike dhe nga qershori tashmë ajo fazë neutrale largohet dhe shfaqet La  Nina.

Siç tha ai, pranvera do të jetë më e butë, më e ngrohtë, por gjysma e dytë mund të jetë më e lagësht, më saktë, më me shi.

I pyetur se pse nuk ka më borë , ai theksoi se është nën ndikimin e El Ninos dhe shtoi se në periudhat kur ka pasur borë, La Nina në fakt ka qenë aktive.

Pra, sipas Spiridonovit, në prill dhe maj pranvera do të jetë me temperatura më të larta dhe tashmë nga prilli do të krijohen kushte për një atmosferë të paqëndrueshme me shtrëngata. Nuk mund të bëhet asnjë parashikim për verën, pasi është herët.

Advertisement

Lajme nga vendi

Gashi për ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik

Published

on

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka uruar Ditën e Alfabetit. Ai ka thënë se në Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe kujtojmë dhe nderojmë këtë moment historik, që shënon përfundimin e Kongresit të Manastirit dhe mishëron identitetin e popullit shqiptar.

“Si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, e vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik, ndërsa angazhohem për të siguruar që ajo të trajtohet me barazi dhe respekt në çdo nivel të jetës institucionale dhe shoqërore. Ndërkaq, për mua si shqiptar kjo ditë paraqet një thelb të pashkëputur të identitetit tim, që më bën krenar. Të gjithë shqiptarëve kudo në botë, gëzuar 22 Nëntorin!”, shkruan Gashi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kina hapi dyert, qytetarët nga Maqedonia dhe 8 vendeve të tjera do të mund të udhëtojnë pa viza

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi sot se do të zgjerojë politikën pa viza në nëntë vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Midis 30 nëntorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2025, politika pa viza do të zbatohet për poseduesit e pasaportave nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia, tha në një konferencë shtypi në Pekin Zëdhënësi i Ministrisë Lin Jian.

Përveç kësaj, Kina do të zgjasë gjithashtu periudhën e qëndrimit pa viza nga 15 deri në 30 ditë, njofton Reuters.

Duke filluar nga 30 nëntori 2024, mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga 38 vende, duke përfshirë nëntë vendet e reja të shtuara, do të mund të hyjnë në Kinë pa vizë për biznes, turizëm, vizitë të afërmve dhe miqve, shkëmbim vizitash dhe tranzit, jo më shumë se 30 ditë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mjegull në rrugën Lisec – Kodra e Diellit

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende më të larta nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 40-50 metra ka në aksin rrugor f. Lisec – Kodra e Diellit.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat