Lajme nga vendi
Për funksionarët pranvera filloi më 1 mars, pagat e tyre rriten sërish!

Lirshëm mund të themi që për funksionarët e vendit pranvera filloi këtë vit më herët, sepse çelën lulet në llogarit e tyre bankare pasi me të hyrë në muajin mars pagat e tyre janë rritur. Funksionarët e lartë në Maqedoninë e Veriut nga dje do të kenë rritje të re të rrogave. Me ligjin që deputetët e miratuan dje në Kuvend, nga dje rroga mujore e tyre u rrit për 1.213 denarë dhe tani secilit deputet i paguajmë pagën bazë prej 121.593 denarë, apo mbi 2 mijë euro. Ajo që është më e çuditshme është fakti se si në mënyrë të hapur kryeministri Kovaçevski tregohet indiferent ndaj kërkesave të punëtorëve, e më keq se kaq paralajmëron se nuk do të ketë ulje të pagave të cilat u rritën në mënyrë të vrullshme dhe pa kërkuar askush. Ndërkaq, punëtorët duhet të dalin në rrugë për të kërkuar paga më të larta e të ballafaqohen me injorim total. E për më keq se kaq me fillim të këtij viti pagat e funksionarëve rriten edhe për 400 euro. Edhe pse ministri Financave, Fatmir Besimi, tha që nuk do të ketë rritje mbetet të shihet sepse vetëm tu besohet është e vështirë, shkruan Zhurnal.
Pagat e funksionarëve në qiell, jeta e qytetarëve përtokë –
Funksionarët e lartë në Maqedoninë e Veriut nga dje do të kenë rritje të re të rrogave. Me ligjin që deputetët e miratuan dje në Kuvend, nga dje rroga mujore e tyre u rrit për 1.213 denarë dhe tani secilit deputet i paguajmë pagën bazë prej 121.593 denarë, apo mbi 2 mijë euro.
Nëse ai është në një nga komisionet parlamentare, dhe nuk ka deputet që nuk është, atëherë paga e tij do të shkojë në, të themi, 129.000 denarë mbi 2100 euro. Kryeministrit Talat Xhaferi do t’i paguhen 157.000 denarë neto apo mbi 2500 euro në muajin mars. Por kjo është vetëm paga bazë. Nëse ai ka, për shembull, 15 vjet përvojë të mëparshme, do t’i paguajmë pak më pak se 12.000 denarë, që do të thotë se paga e tij do të shkojë në rreth 170.000 denarë ose mbi 2.700 euro.
Dje deputetët miratuan ligjin me të cilin u ulën koeficientët e pagave sepse në të kundërt paga e kryeministrit dhe presidentit do të arrinte 3500 euro në muaj. Me ndryshimet e djeshme zyrtarët kanë marrë “vetëm” rritje prej 2000 denarë në pagat më të larta dhe rreth 1000 denarë në pagat më të ulëta.
Përderisa pagat e funksionarëve nuk dinë të ndalur dhe kanë arritur majat, jeta e qytetarëve sa shkon e vështirësohet më shumë. Me fjalë të tjera pagat e funksionarëve kanë arritur në qiell përderisa në të njëjtën nën qiell jetojnë edhe qytetarët standardi i tyre ka rënë përtokë. Për funksionarët ka pasur rritje marramendëse dhe të hovshme të pagave prej 78%, e këtë ngritje shumë prej tyre e kanë mirëpritur duke ironizuar me atë se politikanët burimin e vetëm të të hollave i kanë pagat dhe në këtë formë ata mbijetojnë, sikurse qytetarët jetojnë në një botë paralele dhe nuk i shohin se si pasurohen politikanët.
Pagat e funksionarëve vazhdojnë të rriten –
Rritja prej 78% e pagave të funksionarëve siduket ka qenë e pamjaftueshme prandaj me të hyrë në vitin 2024 pagat e funksionarëve janë rritur edhe për më shumë se 400 euro, që i bie se vetëm rritja e pagës së funksionarëve e kalon sasinë e pagës minimale për qytetarët.
Me këtë rritje funksionarët kanë nënçmuar pagën minimale dhe kanë treguar nga ana tjetër pasqyrë reale të pagës minimale që sa vlerë mund të ketë që me një rritje për ata normale muajt në vijim do të marrin më shumë 400 euro. Përderisa qytetarët përballen me vështirës të shumta në përballimin e çmimeve të larta funksionarët apo të zgjedhurit e këtij populli do të marrin diku 2.500 euro paga mujore.
Dhe, nga kjo kuptohet qartësisht se për çfarë brengosen politikanët tanë, a e kanë hallin e qytetarëve apo hallin e tyre si për tu pasuruar brenda natës, tashmë edhe në mënyrë ligjore para qytetarëve të varfër marrin paga të majme nga buxheti i shtetit i cili mbushet nga xhepat e zbraztë e të shqyer të qytetarëve.
Përderisa është rikthyer vala e protestave sindikata të shumta janë ngritur në këmbë dhe kanë dalë në rrugë për të kërkuar paga më të larta e status më të dinjitetshëm, kryeministri i vendit vjen me paralajmërime që pagat e funksionarëve nuk do të ulen, e më keq se kaq janë rritur për 400 euro. Ndryshe, pagat e funksionarëve kanë rezultuar me rritje marramendëse dhe të hovshme të pagave prej 78%, e këtë ngritje shumë prej tyre e kanë mirëpritur duke ironizuar me atë se politikanët burimin e vetëm të të hollave i kanë pagat dhe në këtë formë ata mbijetojnë, sikurse qytetarët jetojnë në një botë paralele dhe nuk i shohin se si pasurohen politikanët.
Ajo që është më e çuditshme është fakti se si në mënyrë të hapur kryeministri Kovaçevski tregohet indiferent ndaj kërkesave të punëtorëve, e më keq se kaq paralajmëron se nuk do të ketë ulje të pagave të cilat u rritën në mënyrë të vrullshme dhe pa kërkuar askush. Ndërkaq, punëtorët duhet të dalin në rrugë për të kërkuar paga më të larta e të ballafaqohen me injorim total.
Kujtojmë që, rritja e pagave prej 78% është veprimi më skandaloz dhe i papranueshëm për qytetarët, sepse me automatizëm është nënvlerësim i punëtorëve tjerë. Shërbyesit e popullit të quajtur në teori të paguhen me paga marramendëse e shumë të larta, shumëfish më të larta se pagat mesatare në vend, tregon qartazi se zyrtarët nuk e kanë hallin e qytetarëve, por se si të pasurohen më shpejt e më shumë. /Zhurnal.mk
Lajme nga vendi
Taravari konfirmon bisedën telefonike me Ahmetin

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili është larguar nga koalicioni VLEN pasi vendosi të shkojë në zgjedhje lokale ndaras, ka pranuar se ka realizuar bisedë me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Në një intervistë për Lajm ai thotë se takim nuk ka pasur, por është dëgjuar me të në telefon.
Takim me Ali Ahmetin a keni pasur apo prisni të keni?
“Jo, jo, jo. Ka pasur një bisedë telefonike dhe ajo është…”, deklaroi Arven Taravari, kryetar i ASH.
Televizioni Alsat që në fillim të muajit prill raportoi për një bisedë telefonike 40 minutëshe mes Taravarit dhe Ahmetit, e cila sipas burimeve tona ka bërë që Taravari të lëkundet në bindjet, që deri dje i mbronte me aq fanatizëm ndaj BDI-së. Disa herë, Taravari përmendi që partia e tij ka kanale komunikimi me BDI-në, por edhe sinjale për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. Madje, duke relativizuar se edhe partitë tjera të VLEN-it kanë kontakte. Ndaj kësaj, mori përgjigje të ashpër nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje se nuk kanë asnjë arsye për të komunikuar me një parti të korruptuar, funksionarët e të cilës janë në lista të zeza.
Biseda telefonike është realizuar pikërisht në kohën kur Aleanca për Shqiptarët do të duhej të vendoste për mënyrën e garimit në zgjedhjet lokale, për çka Taravari disa herë përsëriti se ekzistojnë dy opsione për të garuar në zgjedhje. I pari, të garojnë së bashku me VLEN-in dhe i dyti të garojë vetëm si ASH, që në këtë rast nuk do të përjashtohej mundësia për të bashkëpunuar në komuna të caktuara me BDI-në.
Lajme nga vendi
MPB: Gjatë festave të Pashkëve fotografimi për dokumentet personale do të bëhet pa termin

Ministria e Punëve të Brendshme, në pritje të festave të Pashkëve, njofton se sot të gjitha Seksionet për Çështje Administrative pranë Departamentit për Çështje Administrative të MPB-së, përveç Sektorit për Çështje Administrative Shkup, do të punojnë nga ora 08:00 deri në ora 16:00.
Departamenti për Çështje Administrative Shkup, ose më saktë njësitë e tij organizative, sot do të punojnë me këtë orar:
Pika e kontrollit pranveror dy ndërrime nga ora 7:30 e mëngjesit deri në 19:30;
Postblloku i “RTMV” dy ndërrime nga ora 7:30 deri në 19:30, dhe me të njëjtin orar do të funksionojnë edhe pikat e kontrollit në “Beko” dhe Gjorçe Petrov.
Pikat e kontrollit në Draçevë dhe Butel do të funksionojnë me një turn nga ora 10:00 deri në ora 18:00.
Ministria e Brendshme njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktuar termin dhe dhënia e dokumenteve do të bëhet në vazhdimësi.
Lajme nga vendi
Më shumë se 1000 propozime për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave në Tetovë

Përskaj nismës së ndryshimit të emrave të rrugëve, në Tetovë janë shtuar kërkesat edhe për ndryshimin e emrit të disa shkollave. Individë të sektorit të arsimit thonë se disa emra të shkollave, madje nuk kanë asnjë domethënie as simbolike dhe as historike për qytetarët. Nga gjithësej pesë shkolla të mesme katër prej tyre kanë emra që nuk përkojnë me siç është rasti i shkollës së mjekësisë Nikolla Shtejn.
“Ato pak të dhëna që ne i kemi nuk themi dot se janë të sakta thjeshtë ka qenë një infermier partizan që as nuk është nga shteti ynë e as nuk lidhet diçka me vendin tonë. Meqë edhe jemi shkolla më e madhe në vend shpesh kemi kërkesa nga prindër e nxënës se përse shkolla nuk merr një emër që do lidhej qoftë me Tetovën qoftë me ndonjë personalitet të mjekësisë”, tha Malësore Ramadani, drejtoreshë e SHMK “Nikolla Shtejn”.
Kërkesa të këtilla ka pasur edhe në shkollat tjera.
“Në kuadër të Komunës së Tetovës funksionojnë pesë shkolla të mesme nga të cilat vetëm njëra nga to ka emrin “7Marsi” ndërsa katër të tjerat kanë emra të periudhës së komunizmit dhe realisht sipas kërkimeve që kemi bë për një shkollë që quhet Nikolla Shtejn, nuk ka të dhëna as në google apo mjete tjera kërkimore”, tha Nazmi Dauti, sektori për Arsim Tetovë.
Nisma të ngjashme për ndërrim të emrave të shkollave fillore dhe të mesme ka pasur disa herë, por shkaku i mungesës së kohezionit politik në pushtetin lokal, ndryshimi i tyre, gjithnjë ka dështuar.
Problemi me emrat e shkollave po hapet në të njëjtën kohë kur procedura për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë është në fazën e debatit publik. Numri i propozimeve të dorëzuara në dy debatet e fundit publike ka arritur në 1050. Edhe pse sot duhej që të mbahet debati i tretë publik, debati është anuluar për javën e ardhshme, shkaku i festës së Pashkëve. Zëdhënësi i komunës Albion Alili për Alsat thotë se procedura zhvillohet pa përplasje.
“Pas debateve komisioni do të vlerësojë propozimet dhe biografitë e emrave të propozuar dhe do veprojë për emërtim të tyre. Realisht komisioni po punon në formën e paraparë dhe do veprohet. Nuk ka ndonjë përplasje siç plasohet në opinion, gjithëçka shkon si duhet”, u shpreh Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.
Për momentin nuk ka ndonjë afat konkret se sa procedura do të zgjasë. /Alsat.mk
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve