Lajme nga vendi
Paratë e shtetit për zgjedhje joshën numër rekord të portaleve faqe me pronësi të panjohura, një kompani nëntë ose më shumë portale
Grupe me më shumë portale në përpjekje për t’i rritur mundësitë e tyre për fitim, faqe me pronësi të panjohur ose pa impresum të deklaruar, portale të krijuara kohët e fundit, si dhe faqe që nuk publikojnë informacione ditore dhe politike – të gjitha këto mund të gjenden në listën e 249 mediave online që janë regjistruar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për të marrë para nga shteti për reklama partiake gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Deri më tani ky është një numër rekord. Për zgjedhjet lokale të vitit 2021 aplikuan 176 portale, ndërsa për zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 kishte 235 aplikime.
Por aplikimi nuk do të thotë se do marrin para. Nëse emri i portalit gjendet në regjistrin e KSHZ-së, ai vetëm fiton të drejtën dhe mundësinë që partive dhe kandidatëve t’u ofrojë publikimin e reklamave parazgjedhore në faqet e tij. Pjesëmarrësit në zgjedhje do mund të vendosin se në cilat portale do reklamojnë dhe në cilat jo. Dëshmitë për reklamat e publikuara në fund dërgohen pranë në Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili i paguan mediat nga buxheti i shtetit.
Për sa para bëhet fjalë? Nga shuma e përgjithshme Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka përllogaritur se për reklama parazgjedhore në dy fushatat paralele do të nevojiten 10.6 milionë euro, rreth 25 përqind, ose maksimumi 2.7 milionë euro do të mund tu ndahen këtyre portaleve dhe 11 gazetave.
Nga një pjesëmarrës në zgjedhje një portal mund të marrë reklama në vlerë deri në 15.000. Por nëse një kompani ka më shumë portale, ajo mund të marrë nga aq para për secilin prej tyre, ashtu siç u bë në ciklet e kaluara zgjedhore.
Pjesa e mbetur prej 75 përqind e shumës së përlogaritur nga KSHZ-ja do të paguhet për reklama në 37 televizionet dhe 35 radiot që janë regjistruar në regjistrin për reklama politike me pagesë.
Mungon rregullimi
Skena e portaleve tërhoqi numrin më të madh të pjesëmarrësve që në vitin 2019 për zgjedhjet presidenciale kur reklamat parazgjedhore filluan të paguhen nga buxheti i shtetit. Teknologjia e aksesueshme dhe mundësia relativisht e lehtë për të krijuar një media online, gjegjësisht regjistrimi i një domeni dhe publikimi i lajmeve, si dhe mungesa e kritereve të sakta se cila faqe interneti mund të quhet media, në ciklet e kaluara zgjedhore mundësonin portale të ndryshme pa pronar të njohur, pa redaksi të njohur dhe pa karakteristika të tjera elementare për veprimtari mediatike profesionale të regjistrohen në regjistër, e disa prej tyre madje edhe të marrin para.
Përpjekjet për rregullim më rigoroz në këtë fushë dështuan sepse ndryshimet në Kodin Zgjedhor të përgatitura nga Ministria e Drejtësisë me grupet e punës nuk u miratuan nga Kuvendi.
Nëse deputetët do të votonin për ndryshimet e propozuara, të drejtën e publikimit të reklamave partiake me para nga buxheti i shtetit do e kishin vetëm portalet që kanë punuar në mënyrë aktive të paktën një vit para shpalljes së zgjedhjeve, që janë të regjistruara me domein mk dhe që kanë publikuar publikisht të dhëna për redaksinë, financimin dhe strukturën e pronësisë. U propozuan edhe kufizime të tjera, si p.sh. që një kompani të mund të regjistronte maksimum një portal, ndërsa një parti të mund të blinte maksimum 40 përqind të hapësirës reklamuese që ai medium online e ka caktuar.
Meqë mungon rregullimi, në listën e publikuar nga KSHZ –ja përsëri kemi 21 portale, të cilëve nuk mund të kontrollohet pronësia (janë të regjistruar në com, tv, info apo domeine të tjera), deri në 79 pa impresum të publikuar (një e treta e numrit të përgjithshëm) dhe 15 të formuara në 12 muajt e fundit (disa në vitin 2024).
Një kompani ka paraqitur nëntë portale
Disa nga mediat online që kanë aplikuar për reklama zgjedhore nuk janë portale klasike të lajmeve që publikojnë lajme ditore dhe politike. Ka magazina argëtuese, portale mode, media sportive, madje edhe faqe për këshilla shëndetësore dhe receta për ëmbëlsira të shijshme. KSHZ-ja i pranoi të gjithë si publikues të mundshëm të shpalljeve parazgjedhore.
Ndër kuriozitetet e tjera, ka të paktën një ueb-faqe, e cila edhe pse ka hyrë në listën e KSHZ-së, nuk është e regjistruar sipas të dhënave të Marnet dhe të paktën tre, edhe pse të regjistruara, që nuk funksionojnë.
Shfaqja e grupeve – personave dhe kompanive që paraqesin përmes më shumë se një portal po përsëritet edhe në këtë cikël zgjedhor. Me nga dy ose më shumë portale secila janë regjistruar të paktën 20 kompani. Rekordin e mban një kompani nga Shkupi me nëntë portale, dy me gjashtë dhe një me pesë ueb-faqe të ndryshme. Ka edhe pronarë që kanë regjistruar nga një portal përmes dy-tre kompanive të ndryshme. Nga ana tjetër, disa prej tyre versionet e ndryshme gjuhësore të portalit të tyre (maqedonisht, shqip, anglisht) i kanë raportuar si ueb-faqe të ndryshme, në mënyrë që të gjithë të marrin para brenda limitit prej 15 mijë euro.
Edhe televizionet, radiot dhe gazetat i kanë regjistruar ueb-faqet e tyre për transmetim të reklamave të fushatës, që do të thotë se ata do të mund të marrin para nga dy vende – buxhetet e transmetuesve dhe botuesve dhe nga arka për reklamim online.
Mundësi e re për përsëritjen e problemeve të vjetra
Emrat e të gjitha portaleve dhe mediave tjera mund të gjenden në ueb-faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. BIRN nuk i publikon sepse ende asnjë nga ato nuk ka marrë para. Qëllimi i kësaj analize është të tregojë se si funksionon sistemi i reklamimit parazgjedhor me paratë e shtetit, çfarë anomalish ka dhe çfarë abuzimesh mund të bëhen. Pas zgjedhjeve, kur do të publikohen të dhënat për pagesat, do të shihet nëse, kush dhe sa i ka shfrytëzuar anomalitë në dobi të vetën.
Përvojat nga ciklet e kaluara zgjedhore tregojnë se kur mundësia për manipulim është e hapur, ajo zakonisht edhe shfrytëzohet. Ka pasur shembuj ku një parti i ka paguar një kompanie me katër portale të regjistruara shumën maksimale për secilën prej tyre, pra gjithsej 60 mijë euro.
Skena e portaleve është edhe vendi ku më së shumti ka reklamim të njëanshëm, tregojnë kështu аnalizat e BIRN për raportet përfundimtare për ciklet e mëparshme zgjedhore. Në vitin 2021, për shembull, nga 111 portale që publikuan reklama dhe morën para, 57 prej tyre kanë pasur vetëm një reklamues.
Pastaj, analizat e cikleve të kaluara zgjedhore kanë nxjerrë në pah se në hapësirën online janë më të dukshme lidhjet mes pronarëve të portaleve dhe partive politike që reklamojnë në to. Edhe për këtë cikël zgjedhor janë raportuar portalet në pronësi të anëtarëve apo aktivistëve të partive, ndërsa më herët kanë marrë edhe para.
Në vitin 2021 kishte edhe shembuj të portaleve që pas përfundimit të zgjedhjeve dhe arkëtimit të parave për publikimin e reklamave nga buxheti i shtetit, u mbyllënose ndaluan me publikimin e lajmeve. Së paku një prej tyre, edhe pse ende nuk është riaktivizuar, është riregjistruar në listën aktuale të KSHZ-së.
Sipas llogaritjeve të KSHZ-së, për reklamim të paguar politik do të nevojiten 10,6 milionë euro, e cila është shumë rekorde.
Si pothuajse pas çdo cikli zgjedhor, ashtu edhe pas zgjedhjeve të fundit, vendi mori rekomandime nga OSBE-ODIHR – si të përmirësohet procesi zgjedhor. Ndoshta ajo që është vendimtare, kërkohet një model i ri, më i drejtë për përfaqësimin mediatik të partive. Aktualisht marketingu politik i partive paguhet nga shteti dhe pothuajse të gjitha paratë dhe hapësirat reklamuese shkojnë për partitë e mëdha.
Zgjedhjet e shtata presidenciale do të mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare më 8 maj, të cilat kësaj radhe do të jenë të rregullta. Nëse do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përkojnë me zgjedhjet parlamentare dhe do të mbahen më 8 maj.
Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj. shkruan Prizma.mk
Lajme nga vendi
PËRSËRITJA E ZGJEDHJEVE NË KATËR KOMUNA MË 11 JANAR
-
Është gjithnjë e më e qartë se 11 janari do të jetë data e zgjedhjeve të përsërituranë Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. Me propozimin ekreut të Kuvendit Afrim Gashi, pajtohet edhe kryeministri HristijanMickoski.“Mendoj se ishte 11 janari. Po, po na konvenon”, tha Hristijan Mickoski,Kryeministër.Kodi zgjedhor parashikon që zgjedhjet të përsëriten në afat prej 60ditësh nga përfundimi i zgjedhjeve. Në një përgjigje ndaj kërkesave të opozitësshqiptare që zgjedhjet të mbahen më herët, kreu i Kuvendit Gashi thotë se këto nukjanë çështje të preferencave individuale.Opozita shqiptare kishte kërkuar qëzgjedhjet të mbahen në fund të dhjetorit, atëherë kur mërgimtarët janë me pushimenë vend.Kryetari i Kuvendit vepron vetëm në bazë të afateve dhe procedurave tëpërcaktuara në Kodin Zgjedhor. Procesi i shpalljes së zgjedhjeve nuk udhëhiqetnga preferenca apo propozime individuale, por nga dy parimethelbësore:Respektimi i detyrueshëm i afateve ligjore të Kodit Zgjedhor, Vlerësimidhe gatishmëria e Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, tha Kreu i Kuvendit, AfrimGashi.Zgjedhjet lokale do të përsëriten në katër komunat ku nuk u arrit censusi idaljes prej të paktën 1/3 së votuesve më 19 tetor.
Lajme nga vendi
Komuna e Tearcës së shpejti bëhet me nënstacion të zjarrfikësve
Kanë filluar përgatitjet konkrete për hapjen e Njësisë Rajonale të Zjarrfikësve në komunën e Tearcës. Nga Komuna e Tearcës kanë bërë të ditur se tashmë është caktuar lokacioni ku do të vendosen zjarrfikësit e kësaj komune. Sipas kryetarit të Komunës së Tearcës Daut Memishi, lokacioni ndodhet në fshatin Përshefcë, ndërsa do të duhet që Komuna të bëjë disa investime për rikonstrumin e objektit. “E kemi një lokacion në fshatin Përshefcë, ku objekti duhet të riparohet dhe të kthehet në gjendje normale për t`u shfrytëzuar. Kushtet ne të cilët i treguan mysafirët nga Austria për të marrë ne grante dhe për të marrë të gjitha ata të mira të cilët mund t`i ofrojnë siç janë pajisjet e zjarrfikësve dhe kamion të cilët janë apostafat për punën të cilët duhet ta kryejnë në komunën tonë. Pasi që zjarrfkësit si punë e kanë edhe dhënien e ndihmës së parë kur ndodhin aksidente, në rajonin tonë kemi shumë aksidente dhe kjo për ne do të jetë një ndihmë shumë e madhe kur do të funksionalizohet” tha kryetari Memishi. Që të realizohet ky projekt i rëndësishëm për banorët e kësaj Komune, gjatë ditës së sotme në këtë Komunë qëndruan përfaqësues të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë dhe përfaqësues të nga zjarrfikësit e Tirolit nga Austria.Komandanti i Njësisë Kundër Zjarrit në Tetovë Avni Ameti është shprehur se do të ndihmojnë komunën e Tearcës që të jetësohet njësia e zjarrfikësve. “Presim që të hapim një nënstacion të zjarrfikësve këtu në Komunën e Tearcës.Interesimi është i mirë dhe bashkëpunimi me ambasadën e Austrisë dhe kolegët tanë nga Tiroli janë këtu për të na ndihmuar në këtë drejtim. Kemi angazhim maksimal edhe nga komuna e Tearcës që kjo iniciativë të realizohet sa më shpejtë në Komunën e Tearcës” tha Avni Ahmeti, Komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Tetovë. Përfaqësuesit e zjarrfikësve të Tirolit nga Austria thonë se janë në dispozicion të Komunës së Tearcës për të sjellë pajisje që u nevojiten këtyre zjarrfikësve. “Në Komunën e Tearcës takova kryetarin e Komunës dhe shumë vullnetarë të tjerë, njerëz të mirë, poashtu edhe komandatin e njësisë së zjarrfikësve të Tetovës. Kur do të ndërtohet garazha në hapësirat që ne e kemi vizituar në Tearcëm do të jetë jetë kënaqësi për neve si donator nga Austria që të sjellim kamion dhe mjete që duhen” tha Petar Logan kordinator nga Tiroli. Ndryshe, sipas kreut të komunës së Tearcës, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve emergjente dhe mbrojtjes së qytetarëve në komunën tonë dhe në mbarë rajonin e Pollogut. Me këtë nismë, synohet që reagimi ndaj zjarreve dhe fatkeqësive natyrore të jetë më i shpejtë, më profesional dhe më i koordinuar, në përputhje me standardet evropiane të sigurisë, u theksua në takimin në Tearcë. Nga Komuna e Tetovës thonë se po hidhen themelet e një infrastrukture moderne të mbrojtjes civile, që do të garantojë më shumë siguri për çdo qytetar të komunës së Tearcës. /Tv Koha/Urim Hasipi/

Lajme nga vendi
Dimitrieska-Koçoska: Propozim-buxheti për vitin 2026 është një mesazh ekonomik për stabilitet, besim dhe zhvillim
Ky nuk është vetëm një dokument me numra dhe tabela, ky është një mesazh ekonomik për stabilitet, besim dhe zhvillim, si dhe dëshmi e qartë për menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike që e kemi vendosur dhe po e vazhdojmë me kapacitet të plotë, tha sot ministrja e Finacave Gordana Dimitrieska-Koçoska e cila para Komisionit të Kuvendit e sqaroi Propozim-buxhetin për vitin 2026.
Komisioni duhet të fillojë debatin për amendamentet mbi Propozim-buxhetin.
“Buxheti për vitin 2026 është dëshmi se mundemi të menaxhojmë mënyrë të mençur, të disiplinuar dhe vizionare, edhe në kohë sfidash. Ky dokument flet për një ekonomi që rritet, për një shtet që investon dhe për një Qeveri që e di çfarë bën”, theksoi ministrja.
Pasi i prezantoi projekcionet, ajo tha se nga Komisioni pret një diskutim të argumentuar, cilësor dhe produktiv.
Pas Dimitrievska-Koçoska, para anëtarëve të Komisionit fjalim mbajti edhe kryetari i Këshillit fiskal, Abdulmenaf Bexheti, i cili e dha vlerësimin për Buxhetin e projektuar.
Të ardhurat e përgjithshme në Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm janë projektuar në 374,7 miliardë denarë, shpenzimet në 413,9 miliardë denarë, ndërsa investimet kapitale në 40,5 miliardë denarë ose 650 milionë euro. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind nga PBB.
Seanca plenare, ku do të shqyrtohet Propozim-buxheti për vitin 2026, sipas paralajmërimeve, është planifikuat të mbahet më 9 dhjetor.
-
Lajme nga rajoni2 months agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 week agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

