Connect with us

Lajme nga rajoni

(Video) Një stuhi katastrofike ka goditur edhe Austrinë

Published

on

Një stuhi katastrofike ka goditur mbrëmë disa pjesë të Austrisë, ku janë regjistruar reshje të dendura shiu, erëra të stuhishme dhe përmbytje të rrëmbyeshme që rrënuan gjithçka që kishin përballë. Në disa vende po përgatitet evakuimi i popullatës, ndërsa të tjerat janë ndërprerë për shkak të përmbytjeve të mëdha.

Për shkak të stuhive dhe përmbytjeve katastrofike, alarmet e mbrojtjes civile janë aktivizuar në shumë zona në Styria dhe Carinthia. Qyteti Eisenkapel në Carinthia u shkëput nga bota e jashtme për shkak të përmbytjeve që goditën qytetin dhe qytetet në zonat Wolfsberg dhe Volkermarkt ishin në prag të evakuimit. Ndërmarrja publike Eis në Ruden tha se uji i pijshëm i rubinetit duhej të zihej për shkak të kontaminimit.

Ushtria është në gatishmëri me njëqind zjarrfikës për shkak të rrëshqitjeve të dheut, bllokimit të rrugëve, përmbytjeve dhe shkatërrimeve.

– Pas reshjeve të dendura në Carinthia jugore, ushtrisë iu kërkua të hiqte të gjitha bllokadat e mundshme. Ushtarët mbushin thasë me rërë. Sipas komandës së brigadës së zjarrfikësve të rrethit Felkermarkt, popullatës i kërkohet të “qëndrojë në shtëpi” dhe “të mos hyjë në dhomat e bodrumit” – tha zëdhënësi i ushtrisë, Michael Bauer.

Kushdo që del në rrugë pavarësisht paralajmërimit duhet të presë lidhje të shumta të bllokuara të trafikut. Dhe situata sa vjen e përkeqësohet, sepse fundjava sjell edhe më shumë stuhi, ndërsa për ditët në vijim parashikimi është i vranët me reshje shiu.

Advertisement

Një stuhi e fortë ka goditur sot Slloveninë, e cila kërcënon edhe Kroacinë.

 

Advertisement
Advertisement

Lajme nga rajoni

Osmani takohet me presidentin francez Emmanuel Macron

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Zonjën e Parë, Brigitte Macron.

Osmani ka publikuar pamje nga pritja atje, derisa ka thënë se Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe fuqizim të pozitës së saj.

“Pritja nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiëabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë. Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare! ”, ka shkruar Osmani.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Vërshime të mëdha në Jabllanicë, Bosnje – përmbytet xhamia, i mbetet jashtë vetëm minarja

Published

on

Gjatë natës zona e Jabllanicës është goditur nga një stuhi e tmerrshme, si dhe nga një tërmet.

E gjithë kjo shkaktoi një fatkeqësi të vërtetë në këtë qytet dhe fshatrat përreth dhe fatkeqësisht mori disa jetë njerëzish.

Në veçanti ka pësuar fshati Zllatë afër Jabllanicës, ku së paku tre persona kanë vdekur.

 

Vërshimet e tmerrshme kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, siç dëshmojnë fotografitë nga fshati Zllatë.

 

Madje sipas fotove të postuara nga media e Bosnjes N1 shihet edhe një xhami e përmbytur.

Deri më tani është konfirmuar se të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet katastrofike.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Gjenden trupat e 14 viktimave nga përmbytjet katastrofike në Bosnjë e Hercegovinë

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez tha se deri më tani sipas informacioneve të ende të pakonfirmuara janë 20 viktima si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve katastrofike në këtë shtet.

Ai tha në Al Jazeera Balkans se pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Bosnje-Hercegovinës, të policisë dhe të forcave ndërkombëtare janë të angazhuar dhe po merren me gjendjen në terren. “Ne do të kërkojmë ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare dhe vendet e tjera”, shtoi ai.

Ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Brendshme.

Ndërkohë, Darko Juka, zëdhënës i Qeverisë së kantonit Hercegovinë-Neretva, ka bërë të ditur se janë gjetur 14 kufoma dhe se ka edhe viktima të tjera, gjersa situata më kritike është në zonën e Jabllanicës së Poshtme.

“Gruaja shtatzënë, fëmija i së cilës vdiq në barkun e saj, u evakuua nga zonat e prekura nga përmbytjet në jug të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe u operua në Mostar”, tha Lamija Duranoviq, drejtoreshë e Spitalit Kantonal “Dr. Safet Mujiq”, për Radion Evropa e Lirë.

Advertisement
Presidenca e Bosnje-Hercegovinës ka marrë vendim për angazhimin e Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës në Jabllanicë, e cila u godit nga një përmbytje katastrofike pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë natës së kaluar.

Continue Reading

Më të lexuarat