Connect with us

Lajme nga vendi

Prej sot fillon thirrja e fundit IPARD 2, afati i fundit për aplikim është 18 shtatori

Published

on

Gjithsej 8.8 milionë euro do të jetë mbështetja financiare e thirrjes së fundit IPARD 2 që do të shpallet sot. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është data 18 shtator i vitit 2023, ndërsa investimet që do të miratohen, duhet të realizohen brenda deri më 31 maj. Kërkesa për pagesë duhet të dorëzohet deri më 30 qershor,  ndërsa më pas Agjencia e Pagesave në afat prej gjashtë muajve (deri në fund të vitit) është e obliguar t’i paguajë mjetet.

Në thirrjen publike nuk janë të pranueshme Investimet në punë ndërtimore.  Thirrja ka për qëllim ekskluzivisht për furnizimin e pajisjeve përpunuese. Në lidhje me investimet që kanë të bëjnë me prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme, janë të pranueshme vetëm investimet për furnizmin dhe instalimin e pajisjeve për prodhimin e energjisë për nevoja vetanake.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonbomisë së  Ujërave, Lupço Nikollovski, qëllimi është shfrytëzimi maksimal i IPARD 2 “deri në euron e fundit”. Tani për tani, siç theksoi dje, janë lidhur 2 369 marrëveshje, që është më shumë se numri i përgjithshëm i marrëveshjeve në Serbi, Shqipëri dhe Mal të Zi së bashku.

Advertisement

Lajme nga vendi

Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese

Published

on

Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.

Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike

Published

on

Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Avokati Viktor Bozhinovski paralajmëron se ndërmarrjet publike nuk mund të fshihen më pas “mjeteve të nevojshme për punë” dhe do të jenë të detyruara të shlyejnë borxhet. Sipas analizave, kompanitë shtetërore detyrohen mbi 358 milionë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm “i brendshëm” i institucioneve në fund të marsit ka arritur 651 milionë euro.

Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.

Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.

“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Continue Reading

Më të lexuarat