Connect with us

Lajme nga vendi

Rrahje masive në Burgun e Shutkës, një i burgosur përfundon në spital!

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Burgun e Shutkës ka pasur rrahje masive mes të burgosurve, ku njëri nga të lënduarit ka përfunduar me lëndime dhe është dërguar në spital.

“Sot, në ora 03.10 në SPB Shkup nga Burgu i Shkupit është denoncuar se rreth orës 02:30 në burg ka pasur rrahje mes disa të burgosurve, ku njëri nga të burgosurit ka pësuar lëndime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për trajtim mjekësor. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Lajme nga vendi

Orari i punës i Shërbimeve administrative të MPB-së gjatë festave të Pashkëve

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme në prag të festave të ardhshme të Pashkëve, kumtoi se sot të gjitha Seksionet për punë administrative pranë Repartit për punë administrative të MPB-së, përveç Repartit për punë administrative Shkup, do të punojnë në periudhën prej orës 08:00 deri 16:00.

Reparti për punë administrative Shkup, megjithatë, respektivisht njësitë e tij organizative sot do të punojnë me këtë orar:

Pika Prolet – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30;

Pika TVM  – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30, ndërsa me periudhën e njëjtë do të punojnë edhe pikat në Beko dhe Gjorçe Petrov;

Pikat Draçevë dhe Butel do të punojnë në një turn në periudhë prej orës 10:00 deri ora 18:00.

Advertisement

MPB-ja i njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktim të terminit, ndërsa dhënia e dokumenteve do të bëhet rregullisht.

Nesër (e shtunë 19.04) do të punojnë vetëm sportelet për dhënie të dokumenteve personale në TVM dhe Beko nga ora 08:00 deri ora 16:00.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Published

on

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .

Continue Reading

Lajme nga vendi

Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Published

on

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.

“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.

Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.

Continue Reading

Më të lexuarat