Lajme nga vendi
Ligji për evidencën amë para Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme do ta shqyrtojë iniciativën e partisë politike “E Majta” për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për evidencën amë.
“E Majta”, siç njofton Gjykata Kushtetuese, konteston disa nene të Ligjit ekzistues për evidencën amë ku parashikohet që kombësia të nënshkruhet në librin amë të lindjeve, në librin amë të martesave dhe librin amë për personat e vdekur.
“Ndjenja e përkatësisë kombëtare është ndjenjë personale e qytetarit dhe nuk mund të vërtetohet me dokument publik, dmth. me një dokument të lëshuar nga një organ shtetëror, para së gjithash për faktin se liria e shprehjes së përkatësisë kombëtare përfshin të drejtën e ndryshimit të ndjenjës së përkatësisë kombëtare, ndërsa me futjen në praktikë të grafës për kombësinë në certifikatën e librave amë – si regjistra publikë, përfundon ndjenja e dikurshme e shprehur kombëtare”, thuhet në nismën e “Të Majtës”.
Nga Gjykata Kushtetuese informojnë se janë kontestuar tre nene të Ligjit, përkatësisht fjala kombësi në certifikata, ku përveç të dhënave bazë për lindjen, vendbanimin, shtetësinë shtohet edhe kombësia e të porsalindurve, të martuarve dhe të vdekurve.
Më herët, më 29 maj të këtij viti, Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë një udhëzim për udhëheqjen e librave amë i cili parasheh që certifikatat nga librat amë të kenë edhe grafën për përkatësinë etnike, përkatësisht kombësinë.
Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media theksoi se udhëzimi me të cilin është futur grafa e përkatësisë etnike në certifikatën e lindjes nuk është në kundërshtim me ligjin.
Është Ligji për Evidencën amë në të cilën është thirrur madje ministri Krenar Lloga se udhëzimi është në përputhje me të, do të diskutohet në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese nëse është konform Kushtetutës apo jo.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve